Connect with us

Aktualitet

Emocione dhe reflektim në burgun e grave, vihet në skenë drama ‘Gjurmët e Tebës’

Brenda ambienteve të burgut të grave në Pojskë të Pogradecit u vu në skenë drama “Gjurmët e Tebës”, një histori që përcolli emocione të forta dhe mesazhe shprese, reflektimi e humanizmi.

Në aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtoresha e Teatrit Metropol, Armela Demaj, të cilët theksuan rëndësinë e nismave artistike në procesin e rehabilitimit dhe zhvillimit personal.

Shfaqja trajtoi përplasjen mes ligjit dhe moralit, dhimbjes dhe forcës për të gjetur dritë edhe në momentet më të vështira. Përmes interpretimit artistik, u përcoll mesazhi se ndryshimi dhe shpresa mund të lindin në çdo rrethanë, ndërsa arti mbetet një mjet i rëndësishëm për reflektim dhe transformim.

 

Advertisement