Connect with us

Aktualitet

“Është vrasje shtetërore”, Shemsi Prençi flet për zhdukjen e Ervis Martinajt

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, komentoi deklarimin e sotëm të babait të Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, në GJKKO se i biri është zhdukur. Prençi u shpreh se kjo është një vrasje shtetërore, duke e lidhur këtë me deklaratat publike të bëra nga zyrtarë të lartë.

“Unë mendoj se vrasja e Martinajt është vrasje shtetërore. Kohë më parë Ervis Martinaj u kërcënua nga kryeministri Rama që ne ta dimë targën, makinën se çfarë bën etj. Ka patur konflikt me biznesmenë dhe me familjen kryeministrore për lojërat e fatit. Dhe kur thotë kryeministri, kjo vrasje do të jetë e vështirë për t’u zbuluar nga shteti.

Unë nuk po them se e ka vrarë Edi Rama, por nëse një personazhi të botës së krimit i përmendet emri, ai bëhet tabelë qitje.

Pastaj më vonë kryeministri tha: ose gjejeni të gjallë dhe vëreni në pranga ose gjejeni të vdekur.

Unë nuk pajtohem me këtë formë që kryeministri të merret me zhdukje njerëzish.

Pastaj pas zhdukjes, u tha se brenda 100 ditëve, Martinaj do të gjendet. Kanë kaluar 1200 ditë dhe nuk u gjet. Kur erdhi ministër i brendshëm Taulant Balla tha se ne shpejt do të prononcohemi publikisht se e dimë fatin e Ervis Martinajt. Kanë kaluar edhe 3 ministra e tjerë dhe s’ka asgjë.

Ka ndodhur një ngjarje në Lumit e Matit dhe një te TEG ku u plagosën 3 fëmijë. Edhe ata që kanë dorë, normalisht ndjehen të shqetësuar, se kanë dorë.

Ata që kanë patur konflikte, policia i ka të evidentuar. Mundet që elementë të policisë e dinë fatin e Martinajt. I ati ka qenë biznesmen, por edhe Ervisi ka paguar taksa.

Pjesa tjetër që ka paguar taksa duhet të kthehen. Ngadalësimi i kthimi i pronave, do të thotë se ka dorë shteti”- tha Prençi.

Advertisement