Connect with us

Kosova

Xhandarmëria e Albin Kurtit, hi në sytë e votuesve injorantë, do mbushet me militantë dhe besnikë

Albin Kurti ka befasuar shumëkënd kur gjatë javës që shkoi shpalli se ka plane për krijimin e një force të re të sigurisë në vend – xhandarmërinë.

Një ditë pas deklaratës se Kurtit, Sveçla iu përvesh punës duke thënë se ka nënshkruar formimin e një grupi punues për krijimin e këtij mekanizmi.

Njerëz të afërt me Kurtin gjithashtu i bënë jehonë veprimeve: “xhandarmëria po bëhet”.

Enver Hasani Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese këtë lëvizje të Kurtit e ndërlidh me zgjedhjet por edhe me planet e tij për krijimin e një strukture qe do te ishte luajale personalisht ndaj tij.

“Janë dy arsye pse Kurti e bën këtë lojë në këtë kohë. E para është se fjala “xhandarmëri” komunikon mirë me votuesin injorant, i cili e sheh atë si strukturë represive që mund të përdoret kundër “gardës së vjetër që ka vjedhur”, pra si instrument për marrjen e pasurisë së fituar pa meritë nga dikush. Kjo është propagandë klasike, e drejtuar ndaj votuesit të paarsimuar dhe politikisht të papjekur.

Arsyeja e dytë lidhet me faktin se Kurti nuk ka kontroll të plotë mbi FSK-në, për shkak se aty rol të madh kanë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, ndërsa Policinë e Kosovës e sheh si jo plotësisht të besueshme dhe të lidhur me qeveritë e kaluara. Për këtë arsye, ai synon të krijojë një strukturë të re nga e para, të mbushur me militantë dhe njerëz qe do te jenë në krahun e tij” – deklaroi Hasani.

Advertisement