✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

KUVENDI RIKTHEHET SOT NE SEANCE PLENARE

Pas përplasjeve fizike dhe debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës javën e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të mërkurë seancën e radhës plenare, e cila nis në orën 10:00. Vëmendja pritet të jetë jo vetëm te nismat ligjore që do të shqyrtohen, por edhe te mundësia e përsëritjes së tensioneve në sallën e Parlamentit.

Në rendin e ditës janë përfshirë 12 projektligje, një akt normativ dhe tri projektvendime. Gjithashtu, do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.

Ndër nismat kryesore që do të shqyrtohen është projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili kërkon shumicë të cilësuar për miratim. Në diskutim do të jetë edhe projektligji për krijimin e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet e propozuara në legjislacionin për akcizat.

Përplasjet e javës së kaluar, në qendër të vëmendjes

Seanca e sotme vjen pas një jave të shoqëruar me tensione të forta politike, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe u përfshinë në debate të ashpra me kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi.

Pas situatës së krijuar në nisje të punimeve, kryeparlamentari vendosi që seanca të vijonte drejtpërdrejt me votimin e projektligjeve, duke shmangur diskutimet e mëtejshme në atë moment.

Përplasjet u pasuan nga masa disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike. Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin për 60 ditë të Flamur Nokës, Belind Këlliçit, Edi Palokës, Fidel Krekës, Luçiano Boçit dhe Besart Xhaferrit.

Përtej debatit politik, në fokus do të jenë edhe vendimmarrjet për nismat e parashikuara në rendin e ditës, përfshirë çështje që lidhen me Bankën e Shqipërisë, Këshillin Fiskal dhe legjislacionin për akcizat.

Pas kaosit dhe përjashtimit të 6 deputetëve të PD-së,

Advertisement