Politike
Berisha: Fermeri shqiptar është i braktisur nga qeveria
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë akuzoi qeverinë se ka braktisur fermerët shqiptarë, duke theksuar se marrëveshjet e Ballkanit të Hapur kanë dëmtuar rëndë prodhimin vendor bujqësor.
Në një deklaratë të mbajtur gjatë takimit me fermerë në Cërrik, Berisha u ndal tek heqja e subvencioneve për naftën dhe efektet negative të iniciativës së Ballkanit të Hapur.
“A nuk pati një krizë në çmimin e naftës gjatë luftës, Shtetet e Bashkuara me Iranin? Kudo ndikoi ajo. Dhe në çdo vend qeveritë ndihmën e parë tek fermerët, absolutisht në çdo vend. Gjermania dyfishoi subvencionin për naftën. Po çdo vend tjetër.
Kurse ky në mënyrë më të pacipë, më cinike, deklaroi do ta heqim thatë. Si mund ta heqësh ti atë? Dhe mashtronte. I thoshte gazetarëve se në Evropë tani nuk përdoret më kjo. Në një kohë kur nuk ka vend në Europë, ia thashë në atë kohë, gjej një vend të vetëm që nuk subvencionon naftën e fermerëve.
Jo e subvencionon, por nga kriza në Gjirin Persik pati vende që e dyfishuan subvencionin, kurse ky e hoqi subvencionin.
Për t’jua bërë ju të pamundur, të punoni tokën dhe të ikni. Çfarë do të thotë kjo? Pse mashtron në këtë mënyrë? Pra, Ballkani i Hapur. Çfarë ishte Ballkani i Hapur?”, tha ai.
Sakaq, Berisha akuzoi qeverinë për heqjen e subvencioneve të naftës në kohë krize dhe theksoi se hapja e kufijve doganorë favorizoi prodhimet e Serbisë, e cila sipas tij ka një buxhet mbështetës tetë herë më të lartë se Shqipëria. Ai e cilësoi gjendjen e fermerëve vendas si të qëllimshme për të sjellë braktisjen e tokës dhe fshatit.
“Ishte një akt armiqësor ndaj jush. Sepse hapi dyert në të katër anët për vërshimin e prodhimeve bujqësore të shumë e dijes të Serbisë, vend i cili subvencionin ndaj fermerëve jo tani, por dhe 40 vite më parë e ka pasur 8 herë më të madh se ç’e keni ju sot. 8 herë më të madh. Po!
Ata kanë nga sistemet e vaditjes më moderne në Europë. E ka dhe Kosova atë sistem të trashëguar, e të tjerë e të tjerë. Dhe tani hapin thotë doganat, të vijë kamioni, se vonohet kamioni. E çfarë ndodhi?
Therje masive e lopëve, e të imtave, qumështi pluhur vërshoi dhe ju mbeten prodhimet, ju mbetet gjithçka tjetër vetëm të vuani. Ndaj dhe ne e konsiderojmë jetike mbështetjen tuaj.
Çfarë investimesh janë bërë në Shqipërinë rurale? Pothuajse zero. Në zonat bujqësore, në fshatra, i ndërpreu. Në një kohë kur ato ishin zonat me nevoja absolute më të mëdha.
Pra, fermeri shqiptar sot është fermer i braktisur, është fermer i dekurajuar, është fermer i dënuar nga prodhimet që vijnë pas hapjes së kufijve në Ballkanin e Hapur. Sot jam këtu për t’ju zotuar se një nga aktet e para, anulimi përfundimtar i çdo akti të Ballkanit të Hapur. Po!
Dhe megjithëse Bashkimi Evropian ju dha ultimatum, e kishin në mendje, në qoftë se u kujtohet, kishin lënë një ritakimë thoshte në Durrës, me këtë, me Vuçiçin dhe atë të kryeministrin e tjetër. Ne dolëm, ne organizuam një protestë në bulevard në atë kohë.
Por i erdhi ultimatumi nga Bashkimi Evropian që po u mblodhët më, çfarë ishte ajo?
Megjithatë nisma është bllokuar, por marrëveshjet vazhdojnë. Nuk janë bllokuar marrëveshjet, të cilat, të cilat dëmtojnë palcërisht prodhimin tonë”, është shprehur Berisha.