Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe që kanë shkaktuar debate në opinionin publik shqiptar dhe rajonal. Berisha tha se deklarata e saj është dënuar nga opozita dhe kërkoi shpalljen e saj “non grata” si dhe ngritjen e një padie.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi qeverinë shqiptare për heshtje ndaj qëndrimeve të zyrtares serbe, duke e cilësuar këtë si një qëndrim të lidhur me Beogradin.

Ai pretendoi se për sa kohë ministrja serbe vijon të mbajë postin e saj, ajo përfaqëson sipas tij qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Berisha kritikoi edhe reagimin e qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mungesë reagimi ndaj deklaratave të ministres serbe.

“Dënoj heshtjen prej vasali dhe të turpshme të qeverisë shqiptare ndaj ministres së Beogradit”, tha Berisha, duke shtuar se sipas tij qeveria ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj qytetarëve dhe politikanëve nga rajoni, por nuk ka reaguar ndaj zyrtarëve serbë.

Berisha e përmbylli deklaratën duke akuzuar qeverinë Rama për një politikë që, sipas tij, është e orientuar drejt Beogradit.

“Deklarata e saj është dënuar me forcën më të madhe nga një deklaratë e paraqitur nga Floriana Garo, ne këkruam shpalljen e saj non grata dhe ngritjen e një padie.
Iu garantoj një gjë, për aq kohë sa rri në atë karrigë shpreh mendimin e padronit të Edi Ramës Aleksndar Vuçiç. Të mbash një monstër si ajo në kabinet, e cila dëshmon se nuk u kompletua spastrimi etnik sipas operacionit “PATKOI” do të thotë të kesh vetë atë qëndrim.

Dënoj heshtjen prej vasali dhe të turpshme të qeverisë shqipatre ndaj ministres së Beogradit, ndërsa shpall non gata qytetarë të Prizrenit se marrin pjesë në protestë dhe deputetë të RMV, në aktin më të turpshëm nuk shpall non grata, edhe ministri iJashtëm turpi i të gjotha kohërave që nuk thotë një fjalë për ministre monstër.
Kjo dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës, qëndrim vasal ndaj Beogradit”, tha ai.