Aktualitet
Sekondat që shmangën tragjedinë/ Audi shpërtheu në flakë, babai me tre fëmijë dalin në kohë
Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në dalje të Velipojës, ku një automjet i llojit “Audi” është përfshirë nga flakët.
Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit dhe tre djemtë e tij kanë arritur të dalin me shpejtësi nga makina përpara se ajo të shpërthente.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, nga automjeti ka nisur të dalë tym i madh, çka i ka dhënë kohë drejtuesit të ndalojë mjetin në anë të rrugës dhe të evakuojë me shpejtësi familjarët.
Banorë dhe pushues të pranishëm shprehin shqetësimin se shërbimi zjarrfikës ka vonesa të përsëritura në reagim gjatë incidenteve të tilla në këtë zonë.
Mesazhi i qytetarit:
“Makina ‘Audi’ merr flakë në dalje të Velipojës, shpëton babai me tre djemtë. Fati i tyre që para se të shpërthente doli tym i madh dhe u doli koha të ndalonin makinën e të zbrisnin. Zjarrfikësja, si gjithmonë, me vonesë.”