Connect with us

Aktualitet

Përplasja mes biznesmenëve, momenti kur 8 makina mbërrijnë para hotelit Regina

Janë publikuar pamjet nga momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina, në pronësi të Vasil Bedinaj. Në pamje shihet momenti kur personat e armatosur shkojnë me tetë makina dhe rrethojnë hotelin në Radhimë. Pasi mjetet ndalojnë një nga një para hotelit, rreth 10 persona zbresin nga makinat.

Ngjarja ka nisur pasi biznesmenët Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Bujar Muça i Delta Group janë përplasur me njëri-tjetrin. Konkretisht, konflikti ka ndodhur në ambientet e hotel Regina në Radhimë, ku Muça ka shkuar me mbi 10 persona të armatosur. Mollë sherri mes këtyre dyve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group.

Punonjës të ‘Swat Security’ bashkë me persona të tjerë të Bujar Muçës kanë shkuar të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe janë përballur me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Përplasja nuk është mbyllur aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Më pas, janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip ‘Range Rover’ me të cilën udhëtonin u përmbys.

Si pasojë, të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në ‘Range Rover’ u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit.

Advertisement