Connect with us

Aktualitet

Shpërthen keq mjeku: Ambulancat janë si furgona malli, nuk kanë as pajisjet bazë për…

Pas videos së publikuar nga qeveria ku shfaqej njësia e Shërbimit të Urgjencës, që niset menjëherë në ndihmë të pacientëve të sëmurë me Covid në banesë, ka reaguar mjeku Ilir Allkja, i cili pretendon se realiteti është ndryshe.

Sipas doktorit, autoambulancat e reja jo vetëm janë larg realitetit të pretenduar, por nuk kanë as pajisjet bazë për sigurinë e stafeve mjekësore.

Ndërsa i krahasoi me furgonë mallrash dhe perimesh, Allkja, në një postim në Facebook, ftoi median që të futen me kamera dhe të shohin nga afër autoambulancat në shërbim të qytetarëve.

“Me filmat e tyre rilindasit do të duan të bindin brezat që do të vijnë se Rama ka shpikur elektricitetin, telefoninë, kinematografinë, televizionin e madje edhe pikturën. Gjithsesi unë ftoj gazetarët me integritet që të futen me kamera në çdo ambulancë në shërbim të qytetarëve e të xhirojnë me kamera bordet e tyre, barelat e ndryshkura, monitorët defektozë, inventarin e barnave në to. Të kontrollojnë nëse ka apo jo pajisje intubimi, mikrokirugjie dhe t’i krahasojnë me ambulancat që përdor Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, sepse me Gjermaninë e Francën nuk kanë lidhje, jua them unë. A e dini ju lexues se ‘autoambulancat’ e reja, FORD, prodhim të vitit 2018, të cilat janë në shërbim nëpër Tiranë e Shqipëri, nuk kanë pajisjet bazë për sigurinë e stafeve mjekësore? Këto ambulanca nuk kanë as airbag për pasagjerët (në këtë rast për ekipet mjekësore), gjë që vërteton se janë thjesht furgona malli, furgona perimesh të përshtatura në ndonjë garazh të Tiranës. Kjo klasifikohet si abuzim me paratë e taksapaguesve, por së pari me shëndetin e sigurinë e njerëzve, stafeve mjekësore”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *