Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e 2 javëve të fundit në Tiranë, duke deklaruar se qeveritë në një demokraci ndryshojnë përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, kreu i qeverisë shprehet se ka dallim mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të personave të maskuar, të cilët, sipas tij, përdorin dhunën gjatë protestave.

Ashtu edhe siç ka pohuar gjatë këtyre ditëve Rama thekson se mbetet i hapur për të dialoguar me protestuseit, duke e vënë theksin te mësuesit dhe studentët.