✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

LETRA E VELIAJT NGA QELIA, HAJDARI: AS I PAPUNE NUK JAM, AS KAM ENDERRUAR, LARG QOFTE, TE ME PUNESOJE LALI ERI

Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në letrën e publikuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili pretendon se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe t’ia delegojë atë Hajdarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka mohuar çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar pretendimet si thashetheme dhe fantazi.

“Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”, shkruan ai.

Hajdari shton se fundjavat i kalon pranë njerëzve në nevojë, ndërsa ironizon diskutimet politike që, sipas tij, janë të mbushura me thashetheme.

Reagimi i tij vjen pasi Veliaj publikoi një letër, në të cilën pretendon se Rama i ka vendosur tri kushte: të pranojë përfshirjen në organizimin e protestave studentore, të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës në favor të Arbër Hajdarit dhe të mos këshillohet më me Plarent Ndrecën.

Veliaj pretendon gjithashtu se, në rast refuzimi, do të përballej me akuza të tjera dhe një dënim deri në 100 vite burg.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka konfirmuar takimin me Veliajn në burgun e Fierit, por ka mohuar mesazhet që i janë atribuuar në raportimet mediatike. Ai ka deklaruar se vizita ishte pjesë e detyrës së tij institucionale.

Advertisement