Aktualitet
Ndahet nga jeta avokati i njohur Saimir Vishaj
Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Ai ishte i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi kishte pësuar një rrëzim në banesën e tij, ku kishte marrë dëmtime të rënda.
Sipas burimeve pranë spitalit, gjendja shëndetësore e avokatit ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së djeshme. Për shkak të rëndimit të saj, mjekët kishin vendosur ta intubonin, por pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, Vishaj nuk ka mundur të mbijetojë.