✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

PD drejt zgjedhjeve lokale, Berisha: Emrat do i publikojmë së shpejti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se emrat e kandidatëve dhe drejtuesve që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet e ardhshme lokale do të bëhen publikë në një kohë sa më të shpejtë. Deklarata u bë gjatë një prononcimi për mediat, ku Berisha u pyet për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

Kreu i demokratëve pranoi se brenda partisë ekzistojnë mendime të ndryshme për mënyrën se si duhet të zhvillohet ky proces. Ai theksoi se vendimi përfundimtar do t’u takojë forumeve drejtuese të PD-së, duke iu referuar edhe përcaktimeve që parashikon statuti i partisë.

Berisha nuk dha një afat konkret për publikimin e emrave dhe as nuk bëri të ditur se cila procedurë do të ndiqet për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Emrat e drejtuesve dhe kandidatëve do të jenë në një kohë sa më shpejt të mundur. Lidhur me procedurën, ka mendime të ndryshme dhe ajo do të vendoset nga forumet e partisë. Nuk mund të them tani. Statuti ka përcaktimet e veta, por mendime ka të ndryshme, ç’është e vërteta”, deklaroi Berisha.

Advertisement