✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

BE përgatit dyert për Malin e Zi, çfarë ndodh me Shqipërinë?

Mali i Zi po përshpejton procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me synimin për t’u bërë vendi i 28-të anëtar i bllokut deri në vitin 2028. Sipas Radio Evropa e Lirë, Podgorica pritet të mbyllë negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes parashikohet për qershorin e vitit 2027.

Sipas planit paraprak të Komisionit Europian, Mali i Zi synon të përmbyllë 12 kapitujt e mbetur të negociatave gjatë dy konferencave ndërqeveritare që pritet të zhvillohen në nëntor dhe dhjetor. Deri tani, vendi ka mbyllur 21 nga 33 kapitujt e negociatave.

Në fazën përfundimtare do të përfshihen edhe kapitujt më të ndjeshëm, që lidhen me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore. Pas mbylljes së negociatave, në pranverën e vitit 2027 pritet të finalizohet draft-marrëveshja e anëtarësimit, e cila do të kalojë më pas për miratim në institucionet europiane dhe vendet anëtare.

Megjithatë, Komisioni Europian ka theksuar se kalendari mbetet paraprak dhe realizimi i tij varet nga përmbushja e reformave dhe kushteve të vendosura nga Brukseli. Mali i Zi do t’i nënshtrohet gjithashtu monitorimit të vazhdueshëm deri në anëtarësimin e plotë, ndërsa mosrespektimi i detyrimeve mund të sjellë shtyrjen e procesit.

Advertisement