✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Zgjedhjet/ Trump: 2 vjet më parë na tallte e gjithë bota, sot Amerika është në kulmin e saj

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet e mesmandatit me një mesazh optimist për gjendjen e Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se vendi ka rikthyer fuqinë dhe respektin në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Fox & Friends”, Trump deklaroi se vetëm dy vite më parë Amerika ishte në një situatë të vështirë dhe nuk merrej seriozisht nga udhëheqësit e vendeve të tjera. Sipas tij, sot Shtetet e Bashkuara ndodhen në kulmin e fuqisë së tyre.

Presidenti foli edhe për zhvillimet në tregun e energjisë, duke përmendur një ulje prej 10 dollarësh të çmimit të naftës. Ai pretendoi gjithashtu se SHBA-të kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit përmes bllokadës detare.

Megjithatë, shifrat e sondazheve dhe të tregut të karburanteve paraqesin një tablo më të ndërlikuar për administratën amerikane. Sipas të dhënave të publikuara nga CNN, vetëm 34% e amerikanëve miratojnë punën e Trump, ndërsa 73% shprehen të pakënaqur me mënyrën se si ai po menaxhon ekonominë.

Edhe çmimi i karburanteve mbetet një çështje shqetësuese. Sipas të dhënave të AAA, benzina ka arritur në 4.15 dollarë për gallon, niveli më i lartë i regjistruar në një ditë zgjedhjesh. Këto zhvillime vënë përballë deklaratat optimiste të presidentit dhe perceptimin e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve amerikanë për ekonominë.

Advertisement