Pinknews
“Është i duhuri kur…”/ Beniada Nishani publikon foton në shtrat me partnerin e ri
Modelja Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit një moment nga jeta e saj private, duke publikuar në Instastory një fotografi pranë partnerit të saj. Në imazh, çifti shfaqet i ulur në krevat, ndërsa vëmendjen e ka tërhequr edhe mbishkrimi humoristik që modelja ka vendosur krahas fotos.
“Është i duhuri kur të bën të gjitha fotot që do dhe nuk ankohet kurrë”, shkruan Beniada, duke iu referuar partnerit të saj.
Më herët gjatë këtij viti, ish-finalistja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” kishte konfirmuar në emisionin “Goca dhe Gra” se ishte në një lidhje dashurie. Ajo tregoi se partneri i saj është italian dhe se njiheshin prej vitesh, fillimisht si miq. Në atë intervistë, Beniada u shpreh se ndihej shumë e lumtur, por se preferonte ta mbante jetën personale larg vëmendjes publike, derisa gjërat të bëheshin zyrtare.
