Connect with us

Bota

COVID-19 – Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina, pre e spiunazhit kibernetik

Zinxhiri ndërkombëtar i furnizimit me vaksina është shënjestruar nga spiunazhi kibernetik, bën të ditur korporata ndërkombëtare e pajisjeve të biznesit IBM.  Kompania thotë se ka ndërmarrë një fushatë e cila synonte shpërndarjen  e objekteve të cilat do të mundësonin ruajtjen e vaksinave në temperaturë të ulët, gjatë transportit.

Identiteti i sulmuesve është  i panjohur, por IBM tha se në saj të mjeteve që ata posedojnë kishin arritur të zbulojnë se ato kishin ardhur nga një shtet specifik.

Një njoftim i tillë erdhi pak kohë pasi në Mbretërinë e Bashkuar është dhënë leja për përdorim emergjent.

Ai thotë se postat elektronike u dërguan në gjashtë vende, të cilat synonin organizatat e lidhura me Platformën e  Pajisjeve të Zinxhirit të Ftohtë (CCEOP) të GAVI-t, aleancës ndërkombëtare të vaksinave.

Partnerët e Gavi përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Unicef, Bankën Botërore dhe Fondacionin Bill & Melinda Gates. Ato ndihmojnë në shpërndarjen e vaksinave në disa nga rajonet më të varfra.

Për shembull, vaksina Pfizer-BioNTech – e cila nuk ishte objektivi specifik i kësaj fushate – do të duhet të mbahet në një temperaturë prej rreth -70C ndërsa transportohet në vende të ndryshme.

Hakerat, zhvilluan të gjitha veprimet në emër të drejtori nga një kompani legjitime kineze e përfshirë në zinxhirin e ftohtë të furnizimit për ta bërë më të mundshme që shënjestrat të përfshihen me email.

Ata më pas dërguan email te organizatat që siguronin transport, të cilat përmbanin kod dhe kërkonin kredencialet e regjistrimit të njerëzve.

Kjo mund t’u ketë lejuar atyre të kuptojnë infrastrukturën që qeveritë synonin të përdornin për të shpërndarë vaksinat.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës e SHBA ka lëshuar një alarm duke inkurajuar organizatat që lidhen me ruajtjen dhe transportimin e një vaksine që të jenë të kujdesshme për llojin e sulmeve të lidhura me raportin e IBM.

Në korrik, Britania e Madhe paralajmëroi se inteligjenca ruse kishte shënjestruar kërkimin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë atë të Oksford.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu paralajmëruan për piraterinë kineze, ndërsa, kohët e fundit, Microsoft tha se kishte parë hakerat nga Korea e Veriut dhe Rusi që synonin kërkimin e vaksinave.

Zyrtarët sugjeruan që aktiviteti i deritanishëm kishte të bënte me mbledhjen e inteligjencës sesa me përçarjen e çdo kërkimi.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *