Bota
Bilanc tragjik në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 814 viktima dhe mbi 24 mijë raste të reja me Covid-19
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 814 persona dhe janë infektuar 24,099 të tjerë.
Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 58,852 ndërsa numërohen në total 1,688,939 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 872,385 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 3,567 të tjerë.