Bota
E fshehur në banane, zbulohet kokainë me vlerë…
Zyra e Brendshme në Britani të Madhe ka zbuluar një dërgesë kokainë me vlerë prej 100 milionë paund të fshehur në banane.
Sipas BBC, droga e cila peshonte më shumë se një ton, u zbulua gjatë inspektimeve rutinë nga London Gateway, në Essex të Anglisë më 12 nëntor.
Dërgesa thuhet se e kishte origjinën në Kolumbi dhe ishte nisur për në Antwerp në Belgjikë, sipas zyrtarëve të doganave.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se zbulimi ishte një “goditje e rëndësishme për grupet e përfshira në krimin e organizuar”.
Bastisja pason me zbulimin e 1,155 kilogramë të kokainës gjatë muajit shtator nga oficerët e Forcave Kufitare të Britanisë së Madhe.