Bota
“Fati i njerëzimit s’do jetë i bukur”, parashikimi i frikshëm i shkencëtarit amerikan: Na pret…
Peter Turchin, një shkencëtar amerikan nga Universitetit i Connecticut, si shumë njerëz gjatë pandemisë, edhe ai preferoi të kufizonte kontaktin e tij njerëzor. Megjithatë, ai dyshoi nëse kjo do të kishte shumë vlerë gjithsesi.
Viti 2020 ka qenë i mirë me Turchin, por për ne të tjerët ka qenë ‘ferr’. Qytetet në zjarr, udhëheqësit e zgjedhur që mbështesin dhunën, vrasjet që rriten, për një njeri normal, këto janë shenja apokaliptike.
Për Turchin, ata tregojnë se modelet e tij matematikore, të cilat përfshijnë mijëra vjet të dhëna për historinë njerëzore, janë duke funksionuar.
Ai ka paralajmëruar për një dekadë se disa tendenca kryesore shoqërore dhe politike paralajmërojnë një “epokë mosmarrëveshjeje”, trazira civile dhe ‘masakra’ më të këqija sesa kanë provuar shumica e njerëzve. Në vitin 2010, ai parashikoi që trazirat do të bëheshin serioze rreth vitit 2020 dhe se nuk do të qetësohej derisa ato prirje shoqërore dhe politike të ktheheshin mbrapsht.
Problemet themelore, thotë ai, janë një treshe e errët e sëmundjeve shoqërore: një klasë elite e fryrë, me shumë pak punë elitare për të bërë; rënia e standardeve të jetesës në mesin e popullatës së përgjithshme; dhe një qeveri që nuk mund të mbulojë shpenzimt e saj financiare.
Modelet e tij, të cilët ndjekin këta faktorë në shoqëri të tjera gjatë historisë, janë shumë të komplikuara për t’u shpjeguar. Por ato kanë arritur të bëjnë përshtypje për shkrimtarët dhe i kanë dhënë atij krahasime me autorë të tjerë të “mega-historisë”, siç janë Jared Diamond dhe Yuval Noah Harari.
Fati i shoqërisë sonë, thotë ai, nuk do të jetë i bukur, të paktën në një periudhë të afërt. “Dhe është tepër vonë”, tha Turchin.
Problemet janë të thella dhe strukturore – jo lloji që procesi i lodhshëm i ndryshimit demokratik mund të rregullojë në kohë për të parandaluar sakatimet. Turchin e krahason Amerikën me një anije të madhe drejtuar drejt një ajsbergu.
“Jam pothuajse i sigurt, pesë vjet ferr, ose me gjasë një dekadë ose më shumë”, parashikon Turchin.