Connect with us

Kosova

Administrata Trump e paparashikueshme, Kosova ka arsye të jetë nervoze për kthimin e Grenell

Ish-këshilltari ligjor i Kosovës, Marc Weller, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për qasjen e Albin Kurtit në proces.

Weller ka thënë se Kurti është pak fleksibil dhe pak bashkëpunues me ndërkombëtarët.

“Dhe pikërisht këtu kemi ngecur. Kosovës i thuhet se duhet te themelojë Asociacionin, por askush s’e di nëse Serbia do ta zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes”, ka thënë Weller

Duke folur për Administratën Trump, ish keshilltari ligjor  ka thënë se s’mund të parashikohet se si do t’i qaset çështjes së Kosovës dhe se Kosova ka arsye që të jetë nervoze për këtë çështje.

“Ne nuk e dimë saktësisht se si do ta trajtojë administrata amerikane e Donald Trump çështjen e Kosovës. Mendoj se Kosova ka arsye që të jetë paksa nervoze për kthimin e saj dhe kthimin e Grenell, që mund të përpiqet ti imponojë ndonjë lloj vendimi Prishtines Zyrtare”, ka thënë Weller

Advertisement