Connect with us

Pinknews

Arjan Konomi: “Një idiot që nxjerr një foto s’të shkatërron jetën”, Konkurrentët e Përputhen i dalin Anës në mbrojtje

Puntata e sotme e Përputhen i ka prekur të gjithë pas rrëfimit që Ana bëri pas publikimit të një foto nga Arjoni, ku gjendeshin të dy në shtrat.

Ana e prekur ka thënë se ajo foto është bërë në pabesi ndaj saj në momentin që ishte në gjumë, dhe se nuk ishte në dijeni të saj.

“Ka bërë një gjë të fëlliqur, ai nuk e ka idenë se çfarë dëmi ka bërë të familja ime, unë e kam denoncuar për këtë shkelje privatësie dhe do t’i shkoj kësaj deri në fund,” tha Ana.

I pari që i dha kurajo ishte analisti Arjan Konomi i cili tha: “Nuk ka pse një foto që nxjerr një idjot të të shkatërrojë jetën, njerëzit kanë probleme shumë më të mëdha, kështu që bëhu e fortë se s’ka ndodhur hataja. Kjo është  gjë e ulët e bërë nga ai”.

Më pas fjalën e mori Atdheu, djali me të cilin ajo pati një takim tejet romantik: “Dua t’i them Anës që jemi të gjithë këtu për të”.

Ana në lot i ka falenderuar të gjithë për fjalët e mira, duke thënë se për ato ka nevojë më shumë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *