Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Berisha sulmon SPAK: Falsifikoi kontratën e sterilizimit

TIRANË– Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme për atë që ai e quan një megaskandal të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme sqaroi se disponon një kopje të kontratës së koncensionit të sterilizimeve pasi nuk u gjet, gjë që Berisha e transformon si një shkelje të SPAK-ut, që sipas tij ka falsifikuar kontratën. Ai thotë se e gjithë kjo u realizua me regji të kryeministri Rama në mënyrë që mos të kishte një fletarrest për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.  Këtë rast e krahason me Veliajn për të cilin thotë se është mbrojtur me urdhër të Ramës nga SPAK për incneneratorët.  Ndonëse pozita e opozita shprehin mirënjohje ndaj punëve të SPAK, Berisha e sheh ende si një instrument që drejtohet nga kryeministri Rama që nuk do të sjellë kurrë drejtësi. Lidhur me këtë, Berisha paralajmëron protesta të fuqishme, por kësaj radhe jo duke përdorur termin ‘revolucion’ të cilin dështoi ta realizonte.

Këtë mashtrim banal të hajdutit Beqaj nuk mund ta besojë një njeri mbi tokë, por me urdhër të Edi Ramës e besoi SKAP-i i partisë.

Prandaj njëlloj, si në rastin e Erion Veliajt, në vend të padisë penale, firmosi faljen e hajdutit të vjedhjes së dytë të shekullit. Ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale.

Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit. Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar:

-Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.

-Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Në Ministrinë e Drejtësisë.

-Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.

-Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.

-Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi.

-Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi.

Për të gjitha këto, PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama.- thotë Berisha.

SPAK ka formuloi akuzat për falsifikim dhe shpërdorim detyre për 8 persona lidhur me koncesionin e sterilizimit. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe pronari i kompanisë fituese Ilir Rrapaj u arrestuan ndërsa masat për 6 personat e tjerë anëtarë të komisionit të tenderit u ekzekutuan me arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING