Connect with us

Bota

Britania e Madhe shënon rritje të numrit të infektimeve/ Ekspertët: Pasojë e festave një ditë para izolimit

Shifra e lartë e infektimeve në Britaninë e Madhe, ka bërë që qeveria të marri masa parandaluese. Ndërkohë sipas DailyMail, një nxitim i të rinjve për të shkuar në pube përpara bllokimit të dytë kombëtar të Anglisë mund të ketë nxitur një rritje rekord në rastet e infektimit me Covid-19.

Britania e Madhe ditën e djeshme ka regjistruar 3,470 raste pozitive të koronavirusit,  39 % më shumë se të enjten e kaluar. Ky shpërthim vjen një javë pasi fillojë bllokimi i dytë kombëtar i Anglisë. Ekspertët kanë thënë se kjo rritje e papritur mund të ketë ardhur si pasojë e shoqërimit në numër të madhe të njerëzve para bllokimit të dytë.

Carl Heneghan, drejtor i Qendrës së Mjekësisë së Bazuar në Prova në Universitetin e Oksfordit ka thënë se qeveria i ka marrë këto masa duke menduar se të gjithë do ti respektojnë, por duhej menduar se disa njerëz mund ta shihnin këtë si mundësin e tyre të fundit për të dalë.

‘Këto shifra po kalojnë nëpër çati dhe nuk është me të vërtetë e habitshme kur pamë skena si prag të Krishtlindjeve javën e kaluar para se të shkonim në izolim. Problemi është kur hartohen këto politika, Qeveria supozon se të gjithë do të sillen në të njëjtën mënyrë, dhe ata thjesht nuk marrin parasysh faktin se shumë njerëz e panë atë si një shans të fundit për të dalë,”-ka thënë ai. 

Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, gjithashtu tha se shoqërimi përpara bllokimit mund të ketë qenë një faktor.Dr Yvonne Doyle, drejtori mjekësor në Shëndetin Publik në Angli, tha se shumica e testeve u kryen midis 9 nëntorit dhe 10 nëntorit që do të thotë se njerëzit morën virusin në ditët që i paraprinë bllokimit kombëtar.

Në Britaninë e Madhe deri më tani janë regjistruar në total 1,290.195 raste të reja infektimi dhe kanë ndërraur jetë 50,928 pacientë.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tensione mes fuqive të mëdha/ SHBA akuzon Kinën se po furnizon me armë Rusinë

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tensionuar kohët e fundit, me Uashingtonin që akuzoi Pekinin se po ndihmon Rusinë të arrijë qëllimet e saj në sulmin ndaj Ukrainës.

SHBA ka akuzuar Kinën për shitjen e sistemeve të armëve si dronë.

“Kina nuk mund të pretendojë të jetë plotësisht neutrale në këtë rast, pasi në fakt po zgjedh palët,” i tha Politico ambasadori i SHBA në NATO, Julian Smith.

“Unë mendoj se kur Kina përpiqet të paraqitet si neutrale kur bëhet fjalë për këtë luftë, ne nuk e besojmë,” shtoi ai.

Smith tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po shohin gjithnjë e më shumë mbështetje armësh nga Kina për Rusinë, duke shtuar se pajisjet kanë luajtur një rol kritik në ndihmën e Moskës për të arritur disa nga qëllimet e saj kundër Ukrainës.

“Nëse ata nuk do të ofronin disa nga këto komponentë, Rusia do të ishte në një situatë shumë të ndryshme dhe do të kishte probleme për të vazhduar disa nga këto akte agresive”, tha ambasadori.

Vërejtjet e Smith erdhën pak përpara se Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken të vizitonte Kinën të mërkurën. Ai pritet të paralajmërojë zyrtarët kinezë kundër ofrimit të ndihmës për Rusinë.

Mjetet ajrore pa pilot (UAV) kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftë për të dyja palët, ndërsa prodhimi masiv i nitrocelulozës në Kinë – një përbërës kyç në prodhimin e barutit – është një shkak për shqetësim.

Por ambasadori amerikan tha se nuk kishte ende prova se Kina po i ofronte “mbështetje vdekjeprurëse” Rusisë, por se po dërgonte pajisje dhe teknologji që mund të përdoreshin si për qëllime civile ashtu edhe për ato ushtarake dhe që po ndihmonte në furnizimin e forcave të saj. Pekini këmbëngul se nuk është një “palë” në luftë dhe mbron atë që i quan “marrëdhënie normale tregtare” me Moskën, ndërsa akuzon SHBA-në për dërgimin aktiv të armëve në Ukrainë.

Continue Reading

Bota

Cilat janë tre qytetet më të këqija për lëkurën tonë në botë?

Shëndeti i lëkurës shqetëson gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët e njohin vlerën e kujdesit të saj, veçanërisht në funksion të stinës së verës. Interesi i botës për kujdesin e lëkurës reflektohet gjithashtu në platformat e njohura të mediave sociale, me hashtag #skintok në TikTok që tashmë ka 13.4 miliardë shikime.

Studimi i ri nga Compare the Market AU ka analizuar faktorë të ndryshëm si indeksi UV, nivelet e ndotjes dhe kohëzgjatja e diellit, me synimin për të nxjerrë në pah qytetet që konsiderohen si më të dëmshmet për lëkurën.

Kryeqyteti i Ontarios, Toronto, renditet si qyteti më i keq për shëndetin e lëkurës. Si zonë urbane, ajo shpesh përballet me smogun dhe grimcat, me nivelet më të larta. Ndotja e lartë mund të kontribuojë në bllokimin e poreve dhe inflamacionin e lëkurës dhe në fund të fundit të rrisë procesin e plakjes.

Qytetet evropiane Bratislava dhe Athina renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë në listë. Si kryeqytete të vendeve të tyre përkatëse, të dyja kanë një fluks të madh trafiku dhe turistësh, që do të thotë se ka të ngjarë të ketë një nivel më të lartë të ndotjes së ajrit.

Dy qytete të SHBA-së u renditën në dhjetëshen e parë, duke përfshirë Phoenix dhe Nju Jorkun pavarësisht faktit se të dy qytetet ndryshojnë për sa i përket klimës. Për shkak të densitetit të lartë të popullsisë në Nju Jork, nuk është për t’u habitur që qyteti ka një përqendrim relativisht të lartë të ndotësve të ajrit që kontribuojnë në problemet e lëkurës.

Continue Reading

Bota

Parlamenti Evropian kërkon lirimin e dy gazetarëve të mbajtur në qeli nga Rusia

Ligjvënësit evropianë miraton një rezolutë që bënë thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të të gjithë të burgosurve politikë në Rusi, përfshirë gazetarët Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich.

Rezoluta e miratuar më 25 prill është pjesë e një mocioni të përbashkët në PE që dënon zgjedhjet “jodemokratike” presidenciale të mbajtura në Rusi muajin e kaluar dhe “zgjerimin e paligjshëm” të zgjedhjeve në territoret brenda Ukrainës që Moska ka aneksuar paligjshëm.

Rezoluta bën thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte, por edhe kompensimin e të gjithë të burgosurve politikë…. për lirimin e gazetarëve të arrestuar padrejtësisht, përfshirë Alsu Kurmasheva dhe Evan Gershkovich, dhe familjet e tyre, për rivendosjen e lirisë së shprehjes dhe tubimit në Rusi dhe rritjen e kontrollit ndërkombëtar dhe monitorimit e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi”.

Në rezolutë po ashtu përmenden Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov, Ksenia Fadeeva, Ivan Safronov dhe Ilya Yashin, të cilët, PE-ja tha se janë të burgosur politikë dhe duhet të lirohen.

Moska refuzon ankesën e Evan Gershkovichit kundër zgjatjes së kohës së ndalimit

REL-i dhe Qeveria amerikane thonë se akuzat ndaj saj janë në shenjë hakmarrjeje për punën e Kurmashevas në REL. Ajo kishte udhëtuar për në Rusi për të vizituar dhe për t’u përkujdesur për nënën e saj të moshuar. Kurmasheva fillimisht u ndalua teksa po priste në aeroportin e Kazanit për t’u kthyer në Pragë më 2 qershor, kur edhe iu konfiskuan pasaportat.

Kurmasheva, 47 vjeç, u arrestua në Kazan dhe u akuzua se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaj, nën legjislacionin ndëshkues që shënjestron gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerët. Ajo po ashtu është akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme për ushtrinë ruse dhe nëse gjendet fajtore mund të dënohet deri me 10 vjet burgim.

Shumë kritikë thonë se ligji për agjentë të huaj përdoret nga Kremlini për të shtypur disidencën. Po ashtu, Moska është akuzuar se arreston amerikanët në mënyrë që t’i përdorë ata gjatë këmbimit të të burgosurve rusë në SHBA.

Kurmasheva, e cila jeton në Pragë së bashku me bashkëshortin e saj, Pavel Butorin – i cili po ashtu punon në REL – dhe me dy vajzat e tyre të moshës 12 dhe 15 vjeç, ka thënë se kushtet në burg janë të këqija dhe se po i përkeqësohet shëndeti, teksa nuk ka qasje në trajtime mjekësore.

Gershkovich, gazetar i Wall Street Journal, gjendet në burg në Rusi që nga marsi i vitit 2023 nën akuza për spiunazh. Ai dhe gazeta mohojnë akuzat, duke thënë se Gershkovich po bënte punën e tij si gazetar kur u arrestua.

Qeveria amerikane ka thënë se Gershkovich është arrestuar padrejtësisht. Ky cilësim, ende nuk është bërë për Kurmashevan.

Continue Reading

Bota

Ukraina sulmon zona të kontrolluara nga Rusia me raketa me rreze të gjatë veprimi të dërguara fshehtas nga SHBA

Associated Press

Për herë të parë Ukraina përdori raketa me rreze të gjatë veprimi të dërguara në mënyrë sekrete nga Shtetet e Bashkuara, duke sulmuar javën e kaluar një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime si dhe forca të tjera ruse në zona të tjera të pushtuara gjatë mbrëmjes së djeshme, thanë zyrtarë amerikanë të mërkurën.

Të kërkuara prej kohësh nga udhëheqësit ukrainas, raketat e reja i japin mundësi Kievit që pothuajse të dyfishojë distancën goditëse deri në 300 kilometra, nga 160 kilometra që ishte distanca maksimale e raketave me rreze të mesme veprimi, që mori nga Uashingtoni tetorin e kaluar.

Një nga zyrtarët tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi në kuadër të paketës së re të ndihmës ushtarake që firmosi të mërkurën Presidenti Joe Biden.

Dy zyrtarë të Shteteve të Bashkuara që nuk pranuan të identifikoheshin pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin përpara se lajmi për dërgimin e raketave të bëhej publik, nuk dhanë një shifër të saktë për numrin e raketave që u dërguan muajin e kaluar apo në paketën e fundit të ndihmës.

Ukraina ka qenë e detyruar të përdorte në mënyrë të kufizuar armët e saj dhe po përballet me sulme në rritje nga ana e Rusisë. Ukraina kishte kërkuar me këmbëngulje raketat me rreze të gjatë veprimi, sepse i ofrojnë një aftësi kritike për të goditur objektivat ruse që janë më larg, duke lejuar forcat ukrainase të qëndrojnë të sigurta jashtë rrezes së veprimit të kundërshtarit.

Informacioni për dërgimin e raketave u mbajt aq i fshehtë sa ligjvënësi dhe të tjerë, gjatë ditëve të fundit, bënë vazhdimisht thirrje që Shtetet e Bashkuara të dërgonin armatime, pa e ditur se ato tashmë ishin dërguar.

Për muaj me radhë, Shtetet e Bashkuara nuk pranuan të dërgonin në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi mes shqetësimeve se Kievi mund t’i përdorte ato për të goditur në thellësi të territorit rus, çka mund të nxiste zemërimin e Moskës dhe të çonte një një përshkallëzim të konfliktit.

Kjo ishte një nga arsyet kryesore se përse administrata amerikane në tetor dërgoi raketa me rreze të mesme veprimi prej 160 kilometrash.

Një zyrtar i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se Shtëpia e Bardhë dhe drejtuesit ushtarakë kishin shqyrtuar me kujdes rreziqet e furnizimit me këto lloje raketash për Ukrainën dhe kishin arritur në përfundimin se ky ishte momenti i duhur për dërgimin e tyre.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar publikisht se kanë marrë apo kanë përdorur raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS. Por duke falenderuar Kongresin për miratimin e paketës së ndihmës të martën, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vuri në dukje se “pajisjet ushtarake ukrainase me rreze të gjatë, artileria dhe mbrojtja ajrore janë mjete jashtëzakonisht të rëndësishme për rivendosjen e paqes”.

Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se administrata e Presidentit Biden e kishte paralajmëruar Rusinë se nëse Moska blinte ose përdorte raketa balistike me rreze të gjatë, Uashingtoni do ta furnizonte Kievin me raketa të të njëjtit lloj.

Rusia mori raketa të tilla nga Koreja e Jugut dhe i ka përdorur ato në fushën e betejës në Ukrainë, tha zyrtari, duke e nxitur administratën e Presidentit Biden që të jepte dritën jeshile për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Continue Reading

Bota

I gjallë, por pa njërën dorë/ Hamasi publikon video e izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve

Grupi Hamas ka publikuar një video të re që thuhet se tregon “shenja jete” nga pengu 23-vjeçar izraelito-amerikan Hersh Goldberg-Polin.

Sipas mediave të huaja, në videon gati tre minutëshe, Goldberg-Polin, të cilit i mungon një nga duart, identifikohet dhe i kërkon qeverisë izraelite t’i kthejë në shtëpi.

Videoja nuk ka ndonjë datë, por Goldberg-Polin thotë se ai është mbajtur rob për “gati 200 ditë”, duke treguar se është filmuar së fundmi.

Goldberg-Polin u rrëmbye në mëngjesin e 7 tetorit.

Pamjet nga sulmi i Hamasit kanë treguar se krahu i Goldberg-Polin “u hodh” nga bërryli poshtë, ndërsa pjesëtarët e Hamasit hodhën granata në një strehë ku ai dhe të tjerët që u përpoqën të shpëtonin.

Hersh Goldberg-Polin, një peng izraelit, fotografuar para se të rrëmbehej nga Hamasi më 7 tetor.

Në video, ai duket se thotë se kryeministri izraelit “nuk po bën mjaftueshëm, e fajëson atë që nuk i ka nxjerrë robërit”, ka thënë një gazetar i Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Sipas pamjeve, Goldberg-Polin tha se ai është “nëntokë” për rreth 200 ditë.

Hamasi ka lëshuar më parë video të ngjashme të pengjeve që po mban, në atë që Izraeli thotë se është një “luftë e mjerueshme psikologjike” – pamje të cilat shumica e mediave izraelite nuk i transmetojnë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING