Connect with us

Kosova

Daniel Sewer për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia

Takimi i Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç me liderët europianë në Bruksel nxori në pah për herë të parë kërkesën e tyre ndaj Serbisë që të njohë Kosovën de facto. Palës kosovare iu kërkua që të themelojë Asociacionin. Këtë kërkesë e përforcoi më shumë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitave në Prishtinë dhe Beograd. Sipas profesorit të Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, “Njohja de facto e Kosovës nga ana e Serbisë do të mund të nënkuptonte edhe dhënien fund të dislokimeve ushtarake të Serbisë që kërcënojnë Kosovën” Serwer tha se ndonëse s’e di me siguri, njohja de facto e Serbisë ndaj Kosovës është edhe pranimi i respektimit të Kushtetutës së Kosovës në gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e banuar me shumicë serbe. “Mendoj se do të thotë pranim i dokumenteve të Kosovës, diplomave, etj. Duhet të nënkuptojë gjithashtu përfundimin e dislokimeve ushtarake që kërcënojnë Kosovën dhe pranimin e Kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, duke përfshirë veriun, si dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare pa bërë opozitë pala serbe” – deklaroi profesori amerikan. Me pranimin de facto të pavarësisë nga Serbia, Kosova shpreson të sigurojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por, për këtë nuk është shumë optimist Serwer, i cili u shpreh se  “Deri më tani, përgjigjia e Vuçiqit ka qenë e qartë “jo”. Profesori amerikan gjithashtu nuk mendon se Serbia do të pranojë kërkesën e Perëndimit për të njohur Kosovën de facto, pasi Beogradi zyrtar e do asociacionin pa bërë lëshime ndaj Kosovës

Advertisement

TRENDING