Sport
Elseid Hysaj rezulton pozitiv me COVID-19
Elseid Hysaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kështu ka njoftuar skuadra e Napolit.
Hysaj ndodhet në grumbullim te Kombëtarja e Shqiptare, dhe në testimet e fundit është konfirmuar infektimi i tij.
Mbrojtësi i krahut të djathtë tani është futur në izolim, dhe do të mbetet në Shqipëri.
Kujtojmë se Shqipëria të mërkurën zhvillon një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në garën për vendin e parë në grup.

