Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila i qëndroi në krah Sali Berishës në ditët më të këqija të jetës pas shpalljes “non grata”, ka bërë së fundmi reagime të ashpra ndaj ish-mikut dhe ndjekësve të tij.
Fillimisht ajo ka replikuar me Sonila Meçon.
“I thoni Sonila Meços qe nuk i ka numëruar njeri karriget bosh ne Air-Albania, sepse nuk ishte e nevojshme. Braktisja qe masive kur konsideron fillimin e pjesëmarrjes në atë stadium. Ajo braktisje tregoi qe kjo opozite nuk mund ta ndaloje fluksin e shqiptareve qe braktisin vendin, sepse ka humbur mbështetje. Dhe ti ketë narrative ndihmon çdo dite.
Opozita qe ti i bën Ramës është me mllef brenda, sepse te mbylli Agon TV. Për këtë s’të ve faj por sa here ke bere opozite te vërtet duke ngritur zërin qe opozita e ka armikun brenda, ne gjirin e saj? Apo hapi i lehte i Metës drejt kryesisë se PD-së, nuk te bën asnje përshtypje? Dil thuaj publikisht qe koalicioni Meta-Berisha është i shëndetshëm e do ti ktheje shqiptaret ne atdhe? Por ti e di shume qe kjo nuk është aspak e vërtet, por vazhdon i bën temenaja dorës qe te ushqen, pa kuptuar qe demin me te madh, ju gazetaret ‘ e opozitës’, ja bëni popullit, dhe si pasoj, vetes.
Por nejse, përpara me revolucionin e integrimit socialist. Ju te gjithë bashkë jeni arsyeja pse fjalimi Berishës u braktise në atë fare feje. Por kam një parandjenje që braktisjen më të madhe do ta merrni mbas 14 Majit, sepse shqiptaret durojnë, por dhe aq budallenjve sa i bëni ju nuk janë”, shkruan ajo.
Më pas, ka një tjetër reagim.
“Tashti më thonë të gjitha urdhrat Liljana Elmazi i merr nga Albana Vokshi. Albana Vokshi, I am watching you!!! Dhe nuk do të të ndahem derisa ta shkrij kupolën tuaj dhe të hapet ajo parti, pa ju në krye që po e drejtoni si Enveri me Nexhmijen drejtuan Komitetin Qendror. PD o do shkrihet fare, o do rithemelohet siç duhet, e bashkuar pa ju monstrat që e vetmja mënyrë për të qenë në krye është me manipulime dhe vjedhje. Kjo shpjegon afrimitetin tuaj me Metën, se ideologjikisht jeni njësoj. Dhe qëllimet për pushtet dhe pazare njësoj i keni.
Berisha të vazhdoj të flejë gjumë. PD-ëistët po i rrëshqasin nga duart. Dhe sërish, ajo parti do ribëhet, me apo pa Berishën, me apo pa militantet e tij, dhe demokratët të gjithë do bashkohen nën një logo, nën një vulë dhe s’do ndahen më në bazë të interesave personale të kryetarëve të saj, por do jenë të bashkuar vetëm për interesin e një partie që do të përfaqësojë çdo anëtarë siç duhet, dhe jo ti përdorë ata sikur janë reckë, dhe njerëz pa dinjitet”, shkruan Kokalari.
Habit Gjergj Luca: Të festojmë 8 Majin, ditën e gomarit
Drejtuesi i kompanisë Rozafa, Gjergj Luca, ka habitur me një video të publikuar këtë të mërkurë në rrjete sociale, ku shprehet se 8 Maji është festë, pasi sipas tij është Festa e Gomarit. Në një background me logon e “1 Majit” e njohur gjerësisht si “Dita e Punëtorëve”, Luca shprehet se sot është festa e kafshës më besnike për njeriun (gomarit), dhe të gjithë duhet ta festojnë.
“Pasi festuam 5 majin ditëlindjen e Skënderbeut, më duket se po ju kalon pa e kuptu 8 maji, po aq e rendesishme sa 1 Maji. 1 Maji dita e Punëtorëve, 8 Maji dita e kryepunëtorit. Sot është Festa e Gomarit… kafsha besnike e njeriut që i ka shërbyer prej mijëra vitesh dhe kurrë nuk është ankuar. Të gjthë duhet të festojmë. Një nga miqtë më të mirë të mitë që më kujton punën është gomari”,- shprehet Luca mes të tjerash.
‘Belinda Balluku fshehu aksidentin me vdekje’/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Ministrja e Infrastrukturës
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, akuzon zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ka fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi. Nëpërmjet një mesazhi nga një qytet, thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë dhe automjeti i ministres drejtohej nga një 18-vjeçar, djali i këshilltarit të Ballukut.
Postimi i plotë:
Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë ndërhyrje kriminale të Ballukut për të fshehur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e plotë të qytetarit digjital
Makina e ministrise se infrastruktures tipit tuareg, ne drejtimin e djalit 18 vjecar te keshilltarit te Ballukut, Florion Serjanit, ne shkelje te plote ka drejtuar mjetin dhe ka aksidentuar nje person ne aksin Fier Vlore duke shkaktuar vdekjen.
Ngjarja eshte mbajtur e fshehte dhe me nderhyrjen e ministres Balluku kjo ngjarje eshte mbyllur dhe fajtori eshte liruar.
Une kam disa pyetje ketu per Ballukun:
Cdonte makina e ministrise qe drejtohej nga djali i keshilltarit tuaj?
Me cfare te drejte keni fshehur ngjarjen ?
Cilat jane masat e marra nga ana juaj lidhur me ngjarjen?
A keni nderhyre drejtperdrejt apo terthorazi per te mbuluar skandalin e ministrise tuaj?
A keni nderhyre tek autoritetet per mbylljen e ngjarjes me pasoje vdekjen e nje personi ?
A keni konsumuar vepren penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ?
Inceneratorët/ Këlliçi publikon dokumentet: I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për “kolegun” e tyre
Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka kritikuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut që të regjistrojë menjëherë kallëzim ndaj tij. “I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj”, tha ai në një deklaratë për mediat.
Gjithashtu Këlliçi u shpreh se “Veliaj bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale”.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI:
Të nderuar qytetarë,
Ditën e djeshme kam depozituar zyrtarisht në SPAK kallëzimin e radhës për shtetasin Erion Veliaj. Janë 174 faqe dokumente të analizuara dhe nënvizuara që faktojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, lidhjet e Erion Veliajt me biznesin e trajtimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë.
Ky biznes siç faktohet në Vendimin e Asamblesë së AMIA Verona në prill të vitit 2016, ka nisur sapo Veliaj është emëruar Ministër në qeverinë Rama 1. Sipas dokumentit në ekran, shtetasi Vladimir Fezga është paguar nga shoqëria AMIA Verona për negociatat e suksesshme me autoritetet shqiptare për periudhën Nëntor 2013 – Nëntor 2016.
Por ky dokument përmban një të dhënë edhe më komprometuese. Deri më Qershor të vitit 2015, negociatat mes palëve, citohen në dokument si informale. Pas zgjedhjeve lokale, më Qershor 2015, kur Erion Veliaj u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tiranë, këto negociata, sipas këtij dokumenti, me vendim të Asamblesë së Ortakëve FORMALIZOHEN, për tu mbyllur me sukses të plotë më Qershor të vitit 2016, atëherë kur themelohet kompania ECO Tirana, me aksioner 51% Bashkia Tiranë dhe 49% AMIA Verona.
Pas këtij veprimi, në Gusht të vitit 2016 ndodh tragjedia. Në Landfillin e Sharrës gjendet i pajetë trupi i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Deri në këtë ditë, po me firmën e Erion Veliajt, biznesi i riciklimit i ishtë dhënë drejtorëve 5D të Bashkisë.
Pas tragjedisë së Ardit Gjoklajt, menjëherë Erion Veliaj vendos të shpërblejë sekserin Vladimir Fezga, duke ndërmarrë 2 veprime. E para i jep të drejtën këtij shtetasi për të zhvilluar biznesin e riciklimit në Landfillin e Sharrës dhe le të ndalemi pak tëk ky moment:
Sipas dokumentacionit që kam depozituar në SPAK, Vladimir Fezga kur paraqitet për të marrë lejen mjedisore në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, depoziton sipas përcaktimeve ligjore kontratën dhe miratimin që i ka dhënë Bashkia Tiranë për përdorimin e tokës dhe të impiantit në landfill.
Asokohe i pyetur nga gazetarët, Erion Veliaj shprehej se nuk ka asnjë marrëveshje me kompaninë e Vladimir Fezgës, pasi do duhej të merrte fillimisht miratimin e Këshillit Bashkiak, në zbatim të Ligjit ‘Për vetëqeverisjen vendore’.
Ndërkohë edhe pse u vu në dijeni nga gazetarët, ai zgjodhi të mashtrojë publikisht dhe i ka konfirmuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, vërtetësinë e letrave të dorëzuara nga Fezga e për pasojë, pa u pyetur fare Këshilli Bashkiak Tiranë, Agjencia vendos të miratojë lejen mjedisore.
Shpërblimi i dytë është themelimi i ECO Recycling. 51% rezulton aksionere ECO Tirana e Bashkisë Tiranë dhe 49% rezulton aksioner Vladimir Fezgaj. Deri këtu duket e qartë se si Erion Veliaj ngriti biznesin e riciklimit të mbetjeve. Më pas firmoset kontrata koncensionare për Inceneratorin Tiranë. Vladimir Fezga në këtë moment bëhet i panevojshëm dhe detyrohet ti shesë aksionet e tij tek kompania e Inceneratorit të Tiranës.
Sot po bëj publik një dokument ekskluziv, ku faktohet më së miri se pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, ka negociuar të gjitha marrëdhëniet financiare të këtij biznesi. Sipas Vendimit nr.5 të Asamblesë së ECO Tirana, nën drejtimin dhe presidencën e Erion Veliajt, ky i fundit merr përsipër rolin e negociatorit mes Vladimir Fezgës dhe Inceneratorit Tiranë.
Fezga shet aksionet, por çuditërisht nuk merr asnjë lekë. Më pas Veliaj nëpërmjet një kontrate të mbajtur të fshehtë, vendos që dhe aksionet e ECO Tiranës t’ia kalojnë Inceneratorit Tiranë. Edhe për këtë kontratë, biznesi i Erionit, Inceneratori i Tiranës nuk paguan asnjë qindarkë. E gjithë kjo skemë, është ngritur në dyshimet tona për pastrim parash dhe humbje gjurmësh, pasi kompania ECO Recycling, në momentin që firmoset kontrata konçensionare për 30 vite, nuk duhej të ekzistonte më, pasi procesi i riciklimit ishte eskluzivitet i Inceneratorit Tiranë.
Për ti faktuar SPAK se ECO Recycling ka vazhduar biznesin në landfillin e Sharrës, bashkëlidhur kallëzimit tonë, janë edhe të gjitha shënimet sqaruese të bilanceve të kompanisë.
Në kallëzimin e depozituar gjenden edhe të dhëna për humbjen financiare që ka pësuar Bashkia Tiranë me firmën e vetë Erion Veliajt, për t’ia dhënë biznesin e riciklimit drejtorëve të tij 5D.
I bëj thirrje SPAK, që të regjistrojë menjëherë këtë kallëzim penal për kolegun e tyre dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, i cili bashkë me shtabin e tij elektoral 5D, duhet të hetohen nën akuzën e Grupit të Strukturuar Kriminal dhe në lojë të futet Ligji Antimafia për sekuestrimin e të gjitha aseteve të kësaj organizate kriminale.
Tomorr Alizoti revoltohet me shqiptarët: Thonë për Ramën që është njeri i pashëm, seksi…
Tomorr Alizoti është revoltuar me shqiptarët, pse nuk reagojnë kundër Ramës.
Madje, ai shprehet i habitur, se si disa mendojnë që Rama është njeri i pashëm, seksi dhe interesant.
Sipas tij, Rama ëstë një përbindësh dhe hajduti më i madh që nga koha e ilirëve.
“Unë hyj në njerëzit që mua nuk më surprizon Rama, pasi nuk e njoh nga afër, por mua më surprizon shoqëria shqiptare.
Në sytë e mi ai është një njeri pa ndërgjegje, pasi Niçja thotë se një njeri pa ndërgjegje është një përbindësh, pasi ndërgjegje është ajo që frenon njerëzit të jenë vrasës sadistë.
Ky është një lloj sadisti, pasi ka krijuar qeverinë më të korruptuar që nga koha e ilirëve, dhe ky del sot dhe thotë që këta janë të poshtër.
Dëmi më i madh është mos reagimi i shoqërisë shqiptare dhe ka disa nga ato që thonë se ky është një njeri i pashëm, seksi, interesant”, tha Alizoti për Adi Krastën.