Pinknews
Filmi më i frikshëm i të gjitha kohrave
Gjatë Halloween-it filmat horror janë më të shikuarit. Por a e përcaktojmë dot ne se cili është filmi më i frikshëm që kemi parë?
Sipas një studimi shkencor është përcaktuar se filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave është filmi “Sinister” i vitit 2012.
Përfundimi doli nga vëzhgimi i rrahjeve të zemrës për 50 persona të cilët panë 50 filma të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe ky film i shtoi rrahjet e tyre të zemrës me 32% më shumë se të tjerët.
Filmi “Sinister” me aktor Ethan Hawke, flet për një shkrimtar i cili zbulon në papafingon e shtëpisë të tij disa filma që tregojnë vrasje makabre dhe ky zbulim vendos në rrezik familjen e tij.