Aktualitet
Fjalimet dhe cicërimat e rrugicës së Berishës – Shkrim nga Artur Ajazi
Në Partinë Demokratike, ka qenë zakon i vjetër, pergatitja e fjalimeve. Madje edhe e shkrimeve që duhej të botoheshin në mediat e financuara prej saj, qysh nga 1992 në vazhdim. Vinte zarfi në redaksitë e gazetave të PD-së, ku brënda ishin 2-3 apo dhe më tepër shkrime politike dhe analiza partiake. Dhe botimi i tyre ishte detyrim për kryerdaktorin apo drejtorin e gazetës. Dhe ky zakon i vjetër, vazhdoi edhe me deputetët e asaj partie. dhe nuk ka se si të mos vazhdojë edhe sot, kur grupimi i asaj partie, ndodhet non-stop në rrugicën e liderit. Fjalime dhe cicërime nga turma, fjalime të pergatitura me sms dhe printim, bëhen gati paradite, dhe u jepen “diskutantëve” në dorë tek mblidhen pasditeve në rrugicë. Fjalimin e tij, natyrisht Berisha e bën vetë. Edhe ai me printim, pasi mund të harrojë ndonjë “akuzë” ndaj Ramës. Dalin dhe flasin, dalin dhe bëjnë thirrje nga podiumi i rrugicëz, duke krijuar prej 3 javësh një bezdisje të madhe për ata banorë të pallatit dhe lagjes. Por paçka, kur kjo siç thonë ata “bëhet për hir të çështjes së madhe përmbysjes së Ramës”.