Aktualitet
FOTO/ Policia e Shtetit pajiset me automjete të reja nga Gjermania
Policia Federale Gjermane dhuron 5 automjete dhe një sërë pajisjesh të tjera logjistike, të cilat i shtohen flotës operacionale të Policisë së Shtetit. Automjetet dhe pajisje të tjera u dhuruan nga Policia Federale Gjermane dhe ambasada e Gjermanisë, në Shqipëri. Ato do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar për qytetarët, si dhe të efektivitetit të përmbushjes së detyrave funksionale, nga punonjësit e Policisë. Donacioni me vlerë rreth 560 000 euro, iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka falënderuar Zingraf, dhe përmes tij, homologun dhe kolegët e Policisë gjermane, për këtë donacion tejet të rëndësishëm për Policinë e Shtetit. Drejtori theksoi se kolegët gjermanë i ka patur në krah, që në fillim të detyrës së tij, jo vetëm përmes fjalëve, teknikaliteteve dhe burokracive, por me ndihma dhe bashkëpunime konkrete dhe operacionale, të cilat përkthehen në siguri dhe prosperitet, për qytetarët, dhe në ndëshkueshmëri dhe zero tolerancë, për krimin në përgjithësi dhe për krimin e organizuar në veçanti. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm shprehu se ndihma dhe kontributi i vazhdueshëm i Policisë gjermane dëshmojnë besueshmërinë, partneritetin dhe profesionalitetin që Policia e Shtetit shkëmben me kolegët ndërkombëtarë, dhe se ky donacion vjen në kohën më të favorshme për Policinë e Shtetit, kur qasja e re institucionale duhet të mbështetet me logjistikë dhe teknologji bashkëkohore, në mënyrë që qytetarët të shohin rezultate shumë pozitive. Më tej, Drejtori i Përgjithshëm shtoi se punonjësit e Policisë së Shtetit gëzojnë integritetin dhe profesionalizmin e duhur, dhe se janë tërësisht të angazhuar, për të qenë krah për krah, me kolegët gjermanë, në betejat e përbashkëta kundër fenomeneve kriminale.
Ky donacion përbëhet nga 5 automjete, nga të cilat, 1 autoambulancë dhe pajisje të tjera, me vlerë rreth 560 000 euro. Ky set logjistik do të rritë kapacitetet profesionale të Departamentit për Kufirin dhe Migracionit dhe të njësive speciale, shpejtësinë e reagimit operacional të tyre, në terren, si dhe do të ndikojë në përmbushjen sa më efikase të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, në drejtim të luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.
Zingraf gjatë fjalës së tij, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për qasjen e re profesionale dhe për klimën bashkëpunuese që ka implementuar në Policinë e Shtetit. Për z. Zingraf, bashkëpunimi midis Policisë shqiptare dhe asaj gjermane është real, konkret dhe i prekshëm nga qytetarët, pasi është i ndërtuar mbi baza besimi dhe vendosmërie të përbashkët, për të garantuar rend dhe siguri publike, për qytetarët e të dy vendeve. Ambasadori gjithashtu theksoi se Policia Federale Gjermane dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese do të vijojnë të jenë krah për krah me Policinë e Shtetit, si partnerë, miq dhe kolegë gjatë operacioneve, për përmbushjen e misionit të përbashkët.
Aktualitet
Kthjellime dhe temperatura në rritje, si parashikohet moti për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 19-32 gradë celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe afrika e veriut.
Sa i përket javës ku sapo kemi hyrë, depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Aktualitet
Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo
Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një ngjarje mjaft të trishtë për të dhe familjen e tij.
Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….
Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)…..
Midis dy fotove të para shtrihet një hark kohor prej rreth 39 vitesh (18.07.1985 dhe 31.05.2024), nga koha e njohjes dhe e fejesës sonë deri në largimin për në Amëshim, të gjysmës sime më të mirë Rozeta Kalo….
VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje dhe dëshira shpresësjedhëse për Familjen Kalo Jr…..
NË Elbasan ditën e dasmës dhëndri i këndon nuses: E para moj është nëna, e dyta moj më je ti, të dyja të mira jeni, gjithë bota ju kanë zili, shkruan Kalo në Facebook.
Ndërkohë që ka shtuar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën në të njëjtën ditë dhe orë ashtu si nëna e tij.
Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njëjtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njëjtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024”, thekson ai.
Aktualitet
Qershori nis me vapë/ MeteoAlb: Temperaturat mund të kapin vlera të pa imagjinueshme
Vapa do të nis me qershorin. Termometri sipas meteorologëve parashikohet të shënojë vlera të ngjashme me muajin korrik dhe gusht. Kjo për shkak të masave ajrore me origjinë nga Arika që do të përfshijnë të gjithë Ballkanin.
” Nesër që futemi zyrtarisht në qershor presim temperatura 32 – 33 gradë celcius, e diela, e hëna 34 gradë, më pas dhe java tjetër le të themi do të sjellë temperatura shumë të larta, të paktën deri në datën 15. Starton sikur të jenë temperatura korriku apo gushti ku përgjatë kësaj vale mund të shënojmë dhe vlera 37 gradë në zona të izoluara. Është një masë ajrore nga Afrika e cila po fuqizohet, në fakt do të jetë në Europën Juglindore duke përfshirë dhe Ballkanin.”
Të pakta pritet te jenë ditët me temperatura normale për muajin. Pavarësisht se qielli nuk do të jetë përherë i kthjellët meteorologët nuk parashikojnë reshje intensive.
“Vranësirat do të jenë prezente, në zonat lindore parashikohet të ketë grumbulim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta dhe aspak problematike. Është parashikuar që qershori të jetë mjaft i nxehtë, edhe pse mund të kemi një normalizim të temperaturave pas valës, do kemi sërish valë të të nxehtit përgjatë gjithë qershorit.”
Pas mbylljes së një muaji relativisht të freskët si maji menjëherë sipas meteorologëve nis një muaj i nxehtë si qershori.
Aktualitet
1 qershori, ditë pa makina në kryeqytet, ja aktivitetet që do të organizohen për fëmijët
Data 1 qershor është konceptuar si “Ditë pa makina” në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të nisin në orën 10:00 e paradites.
Në këtë zonë të kryeqytetit do të jenë të hapura 14 stenda të ndryshme që do të mundësojnë për fëmijët disa praktika të ndryshme që nga kulinaria, mbjellja e luleve apo edhe art përmes pikturës ku të vegjlit do të kenë mundësi të shpalosin talentet e tyre.
Një pjesë e bulevardit do të përshtatet si një hapësirë për të shijuar patinazhin, ndërkohë që prezentë do të jenë edhe një grup animatorësh që do i japin më shumë atmosferë kësaj dite.
Axhenda e plotë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës
10:00 – Workshope (Seanca Edukimi dhe Sensibilizimi për Ushqimin)
Workshop-e dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit rrethqëndrueshmërisë ushqimore dhe objektivave të zhvillimit tëqëndrueshëm, duke promovuar praktika të shëndetshme dhe tëpërgjegjshme.
10:00 – Brown Zone
Workshop mbi drithrat dhe edukimin mbi bukën dhe konsumimin e saj. Fëmijët do të kenë mundësinë të marrinpjesë në procesin e përgatitjes së brumit.
10:00 – White Zone
Workshop mbi akulloren dhe bulmetin duke theksuar rëndësinë dhe vlerat ushqyese që mbartin.
10:00 – Green Zone
Panel Testi i Vajit të Ullirit: Specialistët do të prezantojnëdhe diskutojnë cilësitë e ullirit, si dhe përdorimet në gatim, duke ofruar një përvojë edukative dhe të këndshme.
10:00 – Flower Workshop
Fëmijët do të marrin pjesë në një ëorkshop për mbjelljen e luleve, ku do të mësojnë dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e mbjelljes. Çdo fëmijë do të ketë mundësinë të mbjellë lulen e vet dhe ta marrë atë në fund të aktivitetit.
10:00 – Demonstrime Gatimi dhe Kulinarie
Shefat e kuzhinës do të demonstrojnë teknika të ndryshmegatimi dhe receta të veçanta, duke ndarë sekretet e tyre me publikun.
10:00 – Degustimet e Ushqimeve Lokale
Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimetradicionale shqiptare, duke përjetuar shijet autentike tëkuzhinës sonë.
10:00 – Galeria 01 – Panairi i Produkteve të Artizanatit
Ekspozitë me produkte artizanale ku mund të blihen produkte të ndryshme. Fëmijët dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të krijojnë pocari dhe të pikturojnë mbi to.
10:00 – Street Art/Painting
Në bulevard do të vendosen rreth 30 kavaleta ku fëmijët mund të pikturojnë dhe të shprehin fantazinë e tyre, duke krijuar vepra të bukura arti.
10:00 – Patina
Hapësirë e dedikuar për të rinjtë dhe fëmijët që të shijojnë patinazhin, si dhe ëorkshop-e për ata që duan të mësojnë më shumë mbi këtë sport.
10:00 – Balona
Një zonë e veçantë që do ti ofrojë fëmijëve dhe prindërve mundësinë për të krijuar dhe ngjyrosur balonat që më pas do të ngrihen në qiell, duke sjellë gëzim dhe argëtim për të gjithë.
10:00 – Animatore Social
Një grup animatorësh social do të jetë prezent për t’i dhënë kësaj dite një atmosferë edhe më të gëzuar dhe të hareshme për fëmijët. Ata do të sjellin argëtim dhe energji pozitive, duke krijuar momente të paharrueshme për të vegjlit.
10:00 – Qendra Steam
Qendra Steam do të ofrojë një kënd të veçantë pikture që do të sjellë ngjyra dhe imagjinatë, duke e bërë ditën e tyre edhe më të veçantë dhe argëtuese.
10:00 – Tullumbace
Një nga gjërat që fëmijët duan më shumë janë tullumbacet. Do të kemi një stendë të veçantë ku fëmijët do të kenë mundësinë të luajnë dhe të kënaqen me tullumbacet, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim të pamasë.
Ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari të caktuar.
Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve për 1 Qeshorin 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Ndalohet parkimi i automjeteve në vendet e parkimit në perimetrin në afërsi të “Shkollës së Biçikletave”, në rrugën “Ahmet Pazari”, në rrugën “Dervish Hima” dhe në rrugën në krahun lindor të stadiumit “Air Albania”, në datën 1 qershor 2024, nga ora 06:00 deri në orën 17:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2.Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.
3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
4.Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Aktualitet
“Shqipëria si Italia në vitet ’70!” Politologu dënon sulmin ndaj avokatit
Politologu Alban Daci ishte këtë të premte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku dënoi sulmin e bërë ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Duke e krahasuar se sa të mbrojtur janë avokatët në vendin ku ai jeton, Daci tha se Shqipëria është si në vitet 70 në Itali.
“Unë mendoj se sot kemi një betejë mes dy kategorive. Betejë mes personave që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe atyre që duan ta devijojnë e ta anashkalojnë shtetin e të drejtës. Ndaj mendoj se situata në Shqipëri sot është e ngjashme për fat të keq me vitet ’70 në Itali, por shpresoj të mos jenë pasojat që ata patën”,-tha Alban Daci.
Ai shtoi se do të donte se fenomene të tilla kriminale të luftoheshin jo vetëm nga politika e nga ligjet, por edhe nga shoqëria shqiptare.
-
Kosova22 hours ago
Erdogan MBUSH Kosovën me armë, vizita e Kurtit në Turqi dhe marrëveshjet e firmosura
-
Kosova21 hours ago
Hidhet ‘në erë’ BETONI në Ibër, Kurti fushatë mbi urën e luftës
-
Kosova21 hours ago
Koha për Serbinë KA MBARUAR, Gjermania: Vuçiç të ndajë mendjen, me ne ose kundër nesh
-
Aktualitet22 hours ago
Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo
-
Pinknews21 hours ago
‘Më ngjan mua’, Arbër Hajdari zbulon për herë të parë emrin e të bijës
-
Bota21 hours ago
Me flokë të rënë… fotoja e re e Kate Middleton trondit rrjetin
-
Kosova22 hours ago
Kosova në vend të dytë, rivalitet i egër Scholz- Berbok në Gjermani për Ballkanin
-
Kosova20 hours ago
Vulin krenar me Rusinë, Gjermania pastron biografinë, non grata në delirin e madhështisë