Connect with us

Aktualitet

“Harami i muajit Prill”/ Cili kandidat e meriton?

Në muajin prill, duket se janë harruar veprat e mira, pasi fatkeqësisht nuk kemi asnjë kandidat për hero. Mirëpo,, ajo që nuk na bën shumë krenarë është se ke shumë kandidatë për ‘Haramin e Muajit’ dhe na mbetet të prezantojmë vetëm ata dhe ju do zgjidhni se cili e meriton të shpallet harami i muajit.

I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.

E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është ë këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.

No photo description available.

I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.

I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.

E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.

Deborah Keçi mes dashurisë për sportin dhe drejtimit të Klubit të Tiranës - PIKE - @AlbanianPost - YouTube

Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.

I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-presidentit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tj dhe paraqitjen fizike.

May be an image of 1 person

Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.

Faktoje celebrates the “International Day of Fact-Checking” conference: Mission is being accomplished! - Faktoje.al

Aktualitet

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Nga Monika Stafa

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Continue Reading

Aktualitet

A solli Heidi një shembull të mirë këtë “BB”?/ Ja ç’thotë Ori Nebijaj

Në takimin e fundit të të gjithë banorëve të edicionit të tretë të “BBV”, pati debate të ashpra mes tyre. Shumica e banorëve komentuan dhe sjelljen e Heidit, pëe të cilën u shprehën se ka qenë e ftohtë dhe skuthe.

Sakaq, ndryshe nga mendimi i ish-banorëve ka qenë opinionistja Ori Nebijaj, e cila ka dedikuar disa rreshta për Heidin. Ajo u shpreh se Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë edicion, nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument

“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj.

Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”.- është shprehur Ori.

Continue Reading

Aktualitet

Matura 2024/ Nesër provimi i gjuhës së huaj, ministrja lë porositë: S’ka tolerancë nëse shkelet rregullorja

Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin tek zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.

Këtë ministrja e bëri me dije, gjatë një takimi që zhvilloi sot me monitoruesit që do të ndjekin nga afër provimet e maturës që do të nisin më 3 qershor me provimin e gjuhës së huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 qershor provimi i matematikës.

“Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se do të ketë një angazhim maksimal nga ana e punonjësve të arsimit, ndërsa kërkoi që procesi të jetë sa më transparentë.

Për mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të jenë rreth 1900 administratorë, të cilët do të monitorojnë grupet e maturantëve.

“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug. Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta”, tha Manastirliu.

Continue Reading

Aktualitet

Media italiane: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri, nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri? Në fakt, vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike evropiane falë peizazheve, plazheve të mrekullueshme dhe çmimeve të lira, shkruan Valentina Todaro në një artikull të botuar në të përditshmen italiane tag.24.

Vendi ka pamje nga Mesdheu dhe kufizohet si nga Joni ashtu edhe nga Adriatiku dhe mbi të gjitha është shumë afër Italisë, gjë që e bën këtë shtet një zgjedhje të vlefshme për pushimet e ardhshme të turistëve italianë.

Më poshtë kemi renditur disa nga plazhet më të bukura në të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri: mrekullitë e veriut

Plazhet në pjesën veriore të Shqipërisë, të cilat kryesisht kanë pamje nga deti Adriatik, priren të jenë me rërë dhe me ujëra të cekët. Prandaj, zona është e përkryer për pushime me familjen dhe fëmijët.

Përveç detit, ka edhe laguna dhe ekosisteme natyrore dhe për këtë zona është shumë e dashur edhe nga alpinistët dhe adhururesit e gjelbërimit.

Një nga plazhet më të njohura në veri të Shqipërisë është padyshim Plazhi i Velipojës i vendosur në pikën më veriore të vendit jo shumë larg qytetit të Shkodrës.

Ky, është në fakt një nga destinacionet e preferuara për adhuruesit e detit.

Plazhi shtrihet në një sipërfaqe rreth 14 kilometra në bregun e Adriatikut dhe i gjithi karakterizohet nga rëra shumë e imët dhe e pasur me jod.

Ky është gjithashtu vendi i përsosur për ata që duan të praktikojnë sporte ujore si kanoe apo kajak.

Gjithashtu, në zonën veriore të vendit ndidhet Plazhi i Shëngjinit, i cili është gjithashtu me rërë dhe i përshtatshëm për pushime me familjen.

Këtu do të gjeni diell të paktën 300 ditë në vit dhe një kuzhinë tipike vendase të shkëlqyer.

Në veri të Shëngjinit, përballë kodrave të Rencit, ndodhet plazhi i mrekullueshëm i quajtur “Rana e Hedhun”.

Këtu mund të gjeni hapësira rëre të mbrojtura mirë nga erërat tipike të zonës.

Nëse e doni detin e pastër dhe rërën e imët, plazhi ideal për ju me siguri do të jetë ai i Gjirit të Lalzit në veri të Durrësit.

Ky në fakt konsiderohet si një nga plazhet më tërheqës në bregdetin shqiptar të Adriatikut, i rrethuar nga një pyll i dendur me pisha, dhe është vendi i duhur për ata që duan të pushojnë buzë detit.

Plazhi është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti, Tirana dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.

Së fundi, një nga plazhet e fundit në Shqipërinë e Veriut për t’u vizituar është Vlora. Është porti i dytë më i madh në vend dhe një nga qendrat e turizmit shqiptar.

Plazhi është i pajisur dhe ofron shumë lehtësira turistike, sidomos për shkak të vendndodhjes së tij, pasi ndodhet mes plazheve të gjirit të Vlorës dhe portit të Orikumit.

Plazhet e Shqipërisë së Jugut

Bregdeti Jon i Shqipërisë është gjithashtu plot me peizazhe magjepsëse dhe plazhe që të lënë pa frymë.

Në këtë pjesë të vendit mund të gjeni male me pamje nga deti, natyrë të pacënuar dhe ujë të pastër kristal.

Kjo është arsyeja pse prej disa vitesh kjo zonë është bërë më turistike në vend.

Plazhi i parë në pjesën jugore të Shqipërisë që duhet vizituar është Ksamili, i riemërtuar si Perla e Jonit.

Ky plazh i mrekullueshëm qëndron përballë ishullit të Korfuzit, disa kilometra larg kufirit me Greqinë.

Nga kjo pikë është vërtet e lehtë për të arritur në Sarandë, e konsideruar si shumë e ngjashme me Rimini, në Itali për të kaluar mbrëmjet me argëtim dhe muzikë.

Aty ndodhet edhe peizazhi i mrekullueshëm i Karaburunit, një plazh mahnitës që ofron gjithmonë kënde të reja të fshehura falë limaneve të tij të shumtë.

Ai ndodhet pranë bregut që rrethon Vlorën dhe është i njohur për rërën e bardhë me guralecë dhe ujin e pastër kristal të detit.

Nëse jeni në pjesën e detit Jon, mos humbisni Porto Palermon, një gadishull i vogël në krye të një fortese, të ndërtuar nga Ali Pasha i Tepelenës gjatë shekullit të XIX.

Ky plazh është vendi i përsosur për ata që e duan natyrën e egër dhe të pacënuar.

Megjithatë, nëse jeni në kërkim të jetës së natës dhe plazheve të mbushura me njerëz, vizitoni Plazhin e Dhërmiut, një nga më të famshmit në vend.

Këtu do të gjeni shumë vendas dhe shumë turistë të tërhequr nga ujërat e tij të mrekullueshëm dhe të pastra blu.

Së fundi, është Plazhi i Borshit, më i gjati në bregdetin shqiptar të Jonit.

Në fakt, ky plazh shtrihet në 3 kilometra vijë bregdetare dhe është vendi ideal për ata që duan të relaksohen.

Plazhi është i rrethuar nga një natyrë e përbërë kryesisht nga pemë ulliri dhe agrume.

Turistët që duan të bëjnë ecje mund të ndjekin rrugën përgjatë bregdetit, ndërsa ata që duan të zhyten në kulturën dhe historinë vendase mund të vizitojnë fshatin që ndodhet jo shumë larg detit.

Continue Reading

Aktualitet

Emri/ U arrestua dje nga AMP, punonjësi i policisë furnizonte me mallra kontrabandë bizneset në Sarandë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie në pikën kufitare Qafë-Botë, pasi dyshohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.

Bëhet fjalë për Beqir Halili, i cili u arrestua në flagrancë teksa transportonte me automjetin e tij “Mercedes Benz”, nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të policit në Metoq, bashkia Sarandë u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

Nga hetimet e AMP, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Polici Beqir Halili me detyrë përgjegjës turni në Qafë Botë, me origjinë nga Memaliaj dhe me familje në Metoq donte edhe 6 muaj dhe dilte në pension. Arrestimi i tij është bërë rrugës duke u kthyer në shtëpi pas punës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING