Ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Jahir Demaku janë liruar nga akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.

Aktgjykimi ndaj Selimit dhe Demakut është shpallur sot nga gjykatësi Ngadhnjim Arrini, raportojnë mediat e Kosovës.

Sipas gjykatësit Arrini, të akuzuarit janë liruar nga akuza pasi nuk është vërtetuar se ata kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga PSRK-ja.

Selimi e Demaku akuzoheshin për keqtrajtimin e një personi në Likoc të Skenderajt.

Sylejman Selimi2

Më 24 maj 2013, gjenerali Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai u dënua me 6 vjet burg.