Politike
Kim drejt largimit nga Shqipëria, nis turin e lamtumirës në Tropojë
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka nisur turin e lamtumirës në Shqipëri, pasi është në përfundim të mandatit të saj si diplomate amerikane në Shqipëri.
Yuri Kim ka zgjedhur të nisë turin e lamtumirës në Tropojë.
Ajo është takuar me disa qytetarë të Tropojës, ndërsa u ka thënë banorëve të zonës: Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time.
“Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar Tropojën për të nisur procesin e lamtumirës teksa përfundon detyrën e saj në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën si një nga vendet e saj të preferuara në Shqipëri.
Duke vënë në dukje rrënjët e saj familjare në male, ambasadorja Kim falënderoi tropojanët për mikpritjen e ngrohtë dhe u tha atyre: “Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”thuhet në njoftimin e ambasadës.
Yuri Kim do të zëvendosohet nga diplomati David J. Kostelancik, i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Sht
Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020.
Tashmë ajo është në përfundim të mandatit të saj.
Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.
Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.
Politike
“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”, Veliaj mesazh të ‘koduar’ para se të shkonte në SPAK?!
Mbrëmë, mediat pranë opozitës, duket se i kishin koordinuar mirë emisionet e tyre, duke ftuar në studio analistë e gazetarë që njihen për sulmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të komentuar vajtjen e tij në SPAK ditën e sotme.
Por, sot në mëngjes Veliaj, u është përgjigjur atyre me një story në WhatsApp, duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.
“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruajtur Veliaj, i cili pasi është ka shkuar në SPAK, do të jetë prezent në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe një rrugë në Tiranë do të marrë emrin e Remzi Hoxhës, biznesmeni që u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës në vitin 1995.
Politike
“Meta akuzon Monikën si bashkëpunëtore të SPAK”
Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se për të analizuar atë çfarë ndodhi në Konventë nuk është se kërkon një analizë shumë të detajuar sepse situata është mjaft e qartë dhe e thjeshtë për ta kuptuar.
Ilir Meta shpalli armiq të gjithë ata që kanë dëshmuar në SPAK duke filluar që nga Monika Kryemadhi, pasi dyshon se të gjithë e kanë tradhtuar dhe janë bashkëpunëtorë të SPAK-ut.
“Bëjmë gabim në analiza kur flasim për politikë të stërholluar, sepse çdo simptome do i gjejmë shkakun. Pse ka nisur çarja Meta- Kryemadhi? Ajo ka nisur nga SPAK. Të gjithë që janë pyetur nga SPAK dhe shumë mesa di kanë thënë të vërtetën, të gjithë u shpallën armiq. Telefoni që u gjet në shtëpinë e mamasë së Monikës ku janë biseda ndër vite. Elona Guri armike se është thirrur në SPAK, Monika po ashtu, Brahimllari armik se ka qenë në SPAK, Luan Rama armik se është thirrur në SPAK etj. Nuk e kuptoj se çfarë opozite do të bëj Meta? Që kur është futur në arrest shtëpie Berisha, Meta ka mbajtur distancë. Por gjërat qartazi ecin paralel me SPAK. Kanë informacione ata se çfarë ndodh në SPAK. Meta kujtohet që këtë distancë ta shuajë menjëherë sepse e mendon se SPAK i është afruar. Këndon këngë për Berishën poshtë ballkonit, ai nuk i përmend as emrin.”, tha Hoxha.
Politike
A ka Meta informatorë në SPAK? Myslim Murrizi zbulon emrin
Ish- deputeti i PD, Myslym Murrizi foli në lidhje me zhvillimet politike të vendit dhe kryesisht për atë që po ndodh me Partinë e Lirisë dhe tashmë presidentin e saj, Ilir Meta.
Murrizi e cilësoi kreun e PL si një enverist që është në betejë me Ramën për të marrë ithtarët komunistë. Por kur pyetet se si një enverist nuk “ngurojnë të veshë bluzën “Free Berisha” dhe të mbështesë liderin e opozitës”, ai thotë se “hipokrizia është gjellë që hahet me orekse. Këta e hanë me garuzhde, për një karrige të qelbët të shtetit dhe pushtetit”.
Ish- deputeti nuk e beson “luftën ndaj depozitimit” që Meta ka shpallur në partinë e tij.
“Nuk është e vërtetë, njerëz që ndajnë 8 orë krevatin së bashku, prindër të 3 fëmijëve, të jenë kaq shumë të mosmarrur vesh për hatër të parimeve për këtë mender demokraci që jetojnë shqiptarët 34 vite. Ky është një teatër, jo të gjithë mund të na fyejnë injorancën me këto veprime. Nuk e besoj faktin që Monika është tërhequr.
Përsa i përket marrëdhënies së Ilir Metës me SPAK-un, Murrizi tha se nuk është çudi që ai të ketë informatorët e tij brenda këtij institucioni.
Asnjëherë! E ka pas vartës. Kur ishte Kryeministër, e ka pas atje. Pasi iku nga nënkryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Mustafa Kërçuku vajti shefi ia anti-korrupsionit dhe këshilltar e jurist i tij”, tha Murrizi.
Politike
Berisha nga ballkonit: Nga këtu lart shoh një horizont që s’e kemi parë 11 vite, dimri po ikën…
Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës tek bashkia e Tiranës, deklaroi se, shikon vetëm fitore.
“Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare! Të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë. Heronj të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Çdo muaj. Çdo javë. Çdo ditë dhe çdo orë ju zhvilloni një betejë epike. Një qëndresë të admirueshme. Të denjë për secilin qytetar që e quan veten shqiptar, që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet.
Ju qëndruat në ditët më të zeza të demokracisë. Ju përhapët dritë në natën e saj. Ju qëndruat në ditët më të acarta për pluralizmin. Nën stuhitë më të egra ndaj narkoshteti të bandave dhe krimit kundër opozitës shqiptare. Ju qëndruat këtu përditë në ‘Rrugën e Shpresës’. Por të dashur miq, tani ne jemi në një stinë tjetër.
Dhe nuk e kam fjalën për përfundimin e stinës së dimrit. Po e kam fjalën për përfundimin e stinës 11-vjeçare të Rilindjes shkatërrimtare të kombit shqiptar dhe të Edi Ramës. Të dashur miq, pranvera e lirisë, pranvera e shpresës ka nisur në të katër anët e vendit. Flladi i tyre po freskon, po ushqen mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Këtu nga Rruga e Shpresës, nga ky ballkon, nga ky podium unë shoh një horizont që nuk e kemi parë 11 vite! Unë shoh fitore, fitore, fitore!
Politike
Fati i çiftit Meta-Kryemadhi është vendosur para një jave, ja çfarë u dekonspiruar
Analisti Arian Curi ka deklaruar se për kreun i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe zonja Monika Kryemadhi është marr masa e sigurisë para një jave.
Sipas tij, ekzekutimi i kësaj masa sigurie nuk është ekzekutuar më parë sepse është dekonspiruar operacioni.
“Operacioni u shty sepse u dekonspirua. SPAK nuk ka dëshirë që të dekonspirohet operacioni por në mestë të javës së kaluar është marr masa e sigurisë për çiftin Meta-Kryemadhi , ku një prej të dyve është arrest shtëpie dhe një tjetër arrest me burg.
Në ditët në vazhdim do ta shikoni se cili është në njërin vend dhe cili në vendin tjetër. Thjesht pritet që të ekzekutohet vendimi”, deklaroi ai
-
Kronike16 hours ago
Skenë e filmuar/ Atentati ndaj Agustin Kazës në një kafe në Bruksel, ngjarja dyshohet për…
-
Pinknews21 hours ago
“Kjo më bën mua fituese”/ Heidi ngre zërin gjatë debatit me Jul Dedën
-
Kronike20 hours ago
Aksidentohet “Fordi” në Qafë Thanë-Pogradec, raportohet për dy persona të…
-
Rajon16 hours ago
Serbia ngre flamurin e bardhë? Vuçiç: Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës
-
Pinknews20 hours ago
Françeska nevrikos Romeon: Heidi flet më shumë me Julin se me ty, e çuditshme
-
Kronike18 hours ago
Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë/ Trajleri përplas për vdekje këmbësorin
-
Bota17 hours ago
Tragjedi/ Autobusi del nga rruga dhe përfundon në lumë, 23 persona humbin jetën
-
Kronike21 hours ago
Tragjike/ Dy të vdekur nga aksidenti në Suharakë, dyshohet se shoferja kaloi në…