Sport
Klubet e Premier League të indinjuar nga transferimet e Chelsea
Klubet e Premierligës janë të pakënaqur me punën e Chelsea në merkato. Përfaqësuesit e divizionit elitar iu ankuan udhëheqjes së ligës për shpenzimet e mëdha të “bluve” për lojtarët e rinj, raporton The Athletic.Klubet vënë në pikëpyetje pajtueshmërinë e Chelsea me rregullat e Fair Play-it financiar. Tek të pakënaqurit po rritet çdo ditë e më shumë mosbesimi ndaj klubit kryeqytetas.Gjatë tre merkatove të fundit, blutë kanë ndarë mbi një miliardë euro për transferime. Chelsea së fundmi firmosi me mesfushorin Moises Caicedo për 133 milionë euro.
Sport
Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë
Dortmund fitoi 1-0 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Francezët vijojnë mos fitojnë në ‘Iduna Park’, me Dortmund që e ka kthyer shtëpinë në një ‘fortesë’.
Duhej minuta e 36-të që ndeshja të zhbllokohej. Një pasim fantastik i Schlotterbeck u kontrollua mirë nga Fullkrug, që me të majtën nga brenda zonës përshëndeti rrjetën e 16 sezonale, pa i dhënë mundësi reagimi Donnarummas. PSG e mbylli pjesën e parë pa goditur portën vendase.
Fraksioni i dytë nisi ndryshe për të besuarit e Luis Enrique që rrezikuan me Mbappe, Vitinha dhe Dembele, por shënjestra nuk ishte e duhura. Megjithë përpjekjet, skuadrat nuk prodhuan gol të dytë.
Kështu, skuadra që merr biletën e parë për në finalen e Londrës do mësohet të martën që vjen në “Parkun e Princave” në Paris, aty ky PSG dhe Dortmund do zhvillojnë aktin e dytë, me gjermanët më të avantazhuar.
Sport
Dortmund dhe PSG “përplasen” në gjysmëfinalen e Champions, titullarët
Dortmund-PSG premton spektakël në orën 21.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League që do të mbahet në Gjermani.Verdhezinjtë e nisin me Kobel në portë, përpara tij janë të vendosur Ryerson, Hummels, Schlotterbeck dhe Maatsen. Mesfusha përbëhet nga Sabitzer dhe Can. Në majë të sulmit është Fullkrug, i cili do ketë ndihmën e Sancho dhe Adeyemi nga krahët, ndërsa Brandt qëndron pas shpinës.
Në krahun tjetër, francezët i besojnë portën Donnarummas, përpara tij janë Hakimi, Mendes, Marquinhos dhe Hernandez. Mesfusha me Emery, Vitinha dhe Ruiz është mjaft e pasur. Sulmi duket i frikshëm, me Mbappe në majën e ofensivës, ndërsa nga krahët janë Dembele dhe Barcola.
BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Hernandez, Nuno Mendes; Fabian Ruiz, Vitinha, Zaire-Emery; Dembélé, Mbappé, Barcola.
Sport
Spektakel me gola dhe penallti, Bayerni dhe Reali ndahen në “paqe”
Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League, zhvilluar në Gjermani.
Bavarezët e filluan ndeshjen mirë, duke treguar se kush janë të zotët e shtëpisë. Djemtë e Thomas Tuchel provuan gjashtë herë të shënonin, por pa ia dalë. Kur nuk shënon do e pësosh dhe kjo ndodhi në këtë duel.
Duhej minuta e 24 që një pasim fantastik i Kroos të shfrytëzohej mirë nga Vinicius, me madrilenët që morën kryesimin në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë Bayern Munich u shkund dhe përmbysi ndeshjen për katër minuta. Në të 53’ Leroy Sane mori topin, dribloi mbrojtësit dhe nga brenda zonës me një të majtë të fortë mposhti Lunin për barazimin 1-1.
Në minutën e 83 sërish Vinicius u tregua i saktë dhe barazoi ndeshjen me penallti, për t’i lënë llogaritë të hapura.
Sport
“Beteja” e parë gjysmëfinale e Champions, titullarët e Bayern-Real
Bayern Munchen dhe Real Madrid do të përballen në Allianz Arena (Munich), në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me Tuchel dhe Ancelottin që kanë vendosur për titullarët.
Gjermanët nuk do të kenë në dispozicion De Ligt, Sarr, Marusic, Coman, Buchmann dhe Boye për shkak dëmtimi. Në krahun tjetër, Los Blancos vuajnë mungesën e Alaba për shkak dëmtimi, ndërsa Carvajal nuk do jetë për shkak kartonësh. Gjyqtari i takimit të sotëm është francezi Turpin.
Formacionet zyrtare:
Bayern Munchen (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Leroy Sané, Musiala, Guerreiro; Harry Kane. Trajner: Thomas Tuchel
Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Tchouameni; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr. Trajner: Carlo Ancelotti
Sport
Derbi Tirana- Partizani/ Rrugët që do të bllokohen të dielën në kryeqytet
Policia ka marrë masa për garantimin e rendit publik dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 28.04.2024, në orën 19:00
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara, për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.
Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokomi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:
– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:
•Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;
•Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.
Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:
Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.
Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.
Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj), dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Personat të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në objektet dhe mjediset sportive, detyrohen të paraqiten fizikisht në komisariatet policore përkatëse, në ditën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë sportive, në zbatim të ligjit nr. 79/2017, “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr. 105/2020, dhe moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, përbën shkelje të tij.
Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument), pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.
-
Pinknews12 hours ago
Je lider derisa të marr veten/ Cilin banor zgjodhi Egla për ta zëvendësuar?
-
Pinknews15 hours ago
“Do çmendem, do e rrotulloj shtëpinë…”/ Çfarë po paralajmëron Meritoni?
-
Pinknews17 hours ago
Egla Ceno lidere e shtëpisë/ Erjola zbulon produksionin: Rregullo mikrofonin
-
Aktualitet13 hours ago
VIDEO/ Momentet e fundit të dy viktimave në Kurbin, zetori rrokulliset dhe…
-
Pinknews16 hours ago
“Kokë më kokë” në nominim me Heidin/ Romeo i bindur: Egla dëshiron që të eleminohet…
-
Pinknews16 hours ago
Heidi dhe Romeo “kokë më kokë” në nominim/ Juli këshillon çiftin: Egla e ka personale me…
-
Shkrime23 hours ago
SHBA kërkon kokën e Vulin, familja mafioze ngre qeverinë
-
Pinknews12 hours ago
Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore/ Romeo habit me deklaratën: Shumë bukur