Connect with us

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Ja pse Berishën e braktisi Meta e partitë aleate

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu komentoi masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria Speciale (SPAK) për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe procesin e nisur ndaj tij për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu tregoi se çfarë do të ndodhë nesër me Sali Berishën, teksa shtoi se nëse do të jetë në sallën e gjyqit do merret me makinë nga policia dhe do shoqërohet për në banesë.

Po ashtu, juristi Spahiu zbuloi edhe arsyet pse Berishën po e braktis ish-presidenti Ilir Meta dhe gjithë partitë aleate, ndërsa theksoi se pas arrestimit në shtëpi ish-kryeministrit i hiqet mandati dhe sipas tij, gjykimi i ish-kryeministrit zgjat deri në vitin 2026. Ndërkohë Spahiu shtoi se Sali Berisha aktualisht është i braktisur nga të gjithë, edhe nga mbështetësit, gjë që u duk më së miri në protestën e thirrur prej tij javën që shkoi ditë më parë ku nuk ishin mbledhur më shumë se 100 vetë.

-Zoti Spahiu, iu duket i pritshëm afat kohor i procedurave që është lënë për arrestimin e Sali Berishës?

Po janë procedura të përcaktuara në ligj, gjykatës i duhet 5 ditë afat për të marr një vendim. Brenda 24 orëve Prokuroria e Posaçme ka dërguar kërkesën dhe e ka pasur të gatshme sepse është e njëjtë me atë  që i paraqiti Kuvendit. Unë e kam deklaruar  që prokuroria do të kërkoj arrest shtëpiak dhe arsyet pse ka kërkuar dy masa është për t’i paraprirë një mosrespekti nga ana e Berishës.

Nëse gjykata vendos arrest shtëpie dhe Sali Berisha e kundërshton, atëherë SPAK nuk ka pse krijon procedurë parlamentare dhe atëherë ka të drejtë për të rënduar pozitën e tij nga arrest shtëpiak në arrest me burg. Berisha ka deklaruar se nuk e njeh autoritetin e prokurorisë dhe gjykatës dhe për këtë janë kërkuar dy masa.

-Si i pe deklaratat e Berishës pasi u votua në Parlament heqja e imunitetit të tij?

Çdo qytetarë ka të drejtë të mbrohet me ligj. Pyetja që ngrihet është Sali Berisha po kërkon të konsiderohet i barabartë para ligjit apo i pabarabartë. Nëse një qytetarë i thjesht nuk do respektonte vendimin e gjykatës për paraqitje dy herë në muaj, atëherë gjykata do e lejonte? Nuk ka pasur asnjë rast të tillë. Berisha është trajtuar në mënyrë të privilegjuar, duke respektuar moshën dhe begraundin e tij politik.

-Me gjithë vendimet që merren për Berishën, si i sheh komentet që ai bënë për SPAK-un?

Ai për të gjitha institucionet bënë deklarata të tilla. Po kur Gjykata Kushtuese vendosi kundër Edi Ramës për ardhjen e emigrantët afrikanë ishte degë e Sali Berishës, sepse kështu i bie me këtë logjik. Ku interesi i tij preket atëherë ajo është bandë. Pse Rama e liroi dhëndrin e tij? Ata gjyqtarë nuk janë kinez kanë dal nga gjiri popullit kanë dal edhe nga gjiri i opozitës dhe kanë marrë edhe konsensusin e demokratëve. Është e padrejtë që të mblidhen 9 analistë dhe të nënvlerësojnë gjyqtarët.

-A e ka Berisha mbështetjen e Gazment Bardhit dhe Ilir Metës?

Unë e kam ndjek Sali Berishën dhe atë parti që kur kam qenë i vogël. Atje nuk ishte asnjë nga themeluesit e PD, nuk ishin qytetarët, pronarët, ish të përndjekurit, ish- ministrat, nuk ishte askush, as familjarët e tyre, sikur 10 familjarë të nxirrte çdo deputet. Edhe në një xhenaze në një fshat kur vdes kryeplaku nuk mblidhen aq pak njerëz. Berisha nuk ka qenë kurrë më i vetmuar, një njeri që u votua nga 1 milionë njerëz për të ardhur në pushtet dhe nga 1 milionë u katandis në 120, as shoqata e peshkatarëve nuk mbledh aq pak njerëz.

Është trishtuese të ndjekësh fundin dhe shkërmoqjen e forcës kryesore politike që ishte Partia Demokratike dhe kjo është braktisje për një individ, se populli opozitar është më i madh se ç’mendoni. Ndëshkimi që i ka bërë elektorati demokrat Berishës është 1 milionë herë më i madhe se ndëshkimi që i bëri SPAK për t’u ngrohur në oxhakun e familjes.

Nuk ka rëndësi se më kë është Bardhi, ndjej keqardhje që ai i zë besë Berishës. Ilir Meta nuk ka për të qenë në koalicion me Berishën. Duket qartë se ka një reflektim të Metës në raport me “Foltoren” dhe me Berishën. Meta nuk po e hedh poshtë po del më një deklaratë për shtyp dhe e mbron, sa për të larë gojën, por po largohen çdo ditë e më shumë ndaj “Foltores”.

-Rama e votoi në Parlament arrestimin e Berishës dhe Basha jo. Keni një koment?

Është veprim i duhur, Bashës nuk do t’i takonte të jepte voton për heqjen e imunitetit. Të kesh qenë në një qeveri dhe në të njëjtat lista mund ta shmangësh votën dhe ai këtë bëri. Ndërsa Edi Rama i bëri karshillëk, shfryu gjithë kërcënimet e Sali Berishës.

Elektorati demokratë ndryshe nga socialistët është më i varfër, është niveli më i ulët ekonomik i papunësisë dhe kur kanë parë qytetarët që këta akuzohen për kulla kanë thënë ne do dalim të mbrojmë këta që i kemi parë si simbolin e ndershmërisë dhe vjen një ditë që edhe ai që të ka parë si idhull ndërgjegjësohet. Imagjinoni sikur media të mos ti jepte kaq hapësirë atij, çfarë do ndodhte?

-Të martën në orën 10 do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme sa i takon kërkesë së Prokurorisë Specialë (SPAK) për ndryshmin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të seancës? 

Vendimi me të gjithë kushtet, kohën rrethanat më të cilën duhet të zbatohet vendimi i arresti, i jepet policisë shtetit për ta ekzekutuar, duke zbatuar vendbanimin. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK ekzekutimi ndodh që të martën. Berisha nëse është në sallë, merret me makinë nga policia dhe shoqërohet për në banesë. Nga aty polici qëndron në derë deri në ditën që Gjykata e deklaron të fajshëm apo të pafajshëm.

Duhet të përfundoj hetimi, pastaj duhet të përfundoj gjykimi, gjë e cila është një procedurë që do të shkojë përtej zgjedhjeve të vitit 2025, pas zgjedhjeve parlamentare të 2025, sepse është një proces kompleks. Është e domosdoshme që të respektohet vendimi i Gjykatës. Mund të ndodh që ndonjë Gjykatë Apeli, një Kushtetuese të zhvlerësoj vendimin e arrestit shtëpiak, siç ndodhi me Jamarbër Malltezi që nga burgu e nxorën.

Aktualitet

“Buzëderri” u arrestua sërish për një arsye të fortë, e zbulon Artan Hoxha

Sokol Sinomataj u arrestua sërish pasi la qelinë duke përfituar nga amnistia, pasi liria e tij cenonte rendin dhe sigurinë në qytetin e Vlorës, sipas gazetarit Artan Hoxha.

I ftuar në “Top Talk”, Hoxha u shpreh se ndalimi i “Buzëderrit” tregon një moskoordinim mes institucioneve.

“Sokol Sinomataj erdhi në Shqipëri me ekstradim, nuk ka ardhur vetë. Ka qenë në burg në Belgjikë, ka qenë i arrestuar në Itali. Ka ikur nga Italia në Belgjikë, është arrestuar, është futur në burg dhe më pas është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin këtu. Unë di që ai ka qenë në burg në Itali.

Këtë vendimin e ri që ka dalë, i cili mund të ketë marrë formë të prerë gjatë kësaj kohe që ai ka qenë në burg apo ka qenë i lirë në Belgjikë. Në fakt, kjo tregon një moskoordinim mes institucioneve, sepse në kartelën penale të këtij personi, janë shënuar të gjitha dënimet ndaj tij, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Sepse që t’u ketë ardhur ky vendimi në momentin që ai doli, unë këtë s’e besoj, pra e kanë pasur atë vendim”, tha ai.

Sinomataj, të cilit pak muaj më parë I vranë djalit, do të shkaktonte shumë probleme në Vlorë, tha Hoxha.

“Në momentin që ai ka përfituar nga amnistia dhe ka shkuar në banesë, menjëherë policia ka shkuar dhe e ka kapur. Tani, dalja e Sinomatajt shkaktonte shumë probleme në Vlorë, prishte shumë ekuilibra për rendin dhe sigurinë. I kanë vrarë djalin në ballkon me snajper. Dhe autorët nuk janë zbuluar ende. Ajo ngjarje nuk është shuar, prushi është aty, thjesht e ka mbuluar hiri, në çdo moment mund të shpërthejë.

Më vëllain e Sokol Sinomataj dhe vetë Sinomatajn e motivuar se i kanë vrarë djalin, situate në Vlorë mund të bëhej shumë shpërthyese nga momenti në moment. Mesa duket, autoritetet kanë përdorur edhe këtë marifet. Kanë gjetur atë dënimin dhe kanë shkuar ia kanë paraqitur”, u shpreh Hoxha.

Liria për Sikol Sinomatajn zgjati vetëm 12 orë! Ai u vu në pranga tyë enjten, një ditë u lirua dje nga burgu, ku përfitoi nga amnistia.

Në një sqarim të policisë, thuhet se ai i arrestua për llogari të Italisë, pasi rezulton i dënuar me mbi 12 vite burg për trafik droge.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Trafik ilegal i emigrantëve”.

Sinomati, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.

Continue Reading

Aktualitet

Spahiu ironizon: Protesta e shoferëve të taksive, më e madhe se opozita para bashkisë

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Spahiu tha se për fat të keq protestuesit e opozitës nuk kanë kauzën e duhur as për të ndejtur një orë më shumë në protestë, pasi opozita nuk ka një kauzë të sajën.

Spahiu tha se edhe protesta e shoqatës së shoferëve ka qenë me e shumtë në numër dhe ka frymëzuar më shumë se protesta e opozitës ditën e sotme në derën e bashkisë.

“U kërkua që protesta të zgjaste 8 orë por për fat të keq opozita nuk gjen njerëz të cilët janë të gatshëm që të rezistojnë 8 orë pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe ata 300 apo 500 apo 1000 persona, për ata të cilët do duan ta fryjnë si pjesëmarrje, edhe ata nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë një orë për të qëndruar aty.

Arsyeja pse u shpërndanë është se 200 do shkonin të pinin kafe, 200 do shkonin të hanin sandviç, që këtu bie serioziteti i kauzës që ata kanë zgjedhur apo i motivit që ata shpresojnë të ngrenë në Tiranë. Tirana ka 1 milionë banorë dhe ata 500 veta treçereku vijnë nga rrethet, sepse në Tiranë e kanë të pamundur të mbledhin qoftë 100 veta.

Ç’është e vërteta opozita këtë kauz ja ka marrë Altin Dumanit, e ka të bëjë shumë nëse je kopje apo origjinal. Origjinali i kauzës ka autorësinë e SPAK dhe të BKH-së. Këto dy institucione kanë çuar në burg zyrtarët më të lartë.

Këta të tjerët kanë kopja që duan të përfitojnë në imazhin publik, në lidhje me protestën. Nëse ju shikoni protestat e shoqatës së shoferëve të taksive është absolutisht 100 herë më e madhe se protesta e opozitës së skaduar. Shoferët e taksive janë më serioz më të besueshëm e më popullor se kjo opozitë në Shqipëri”,-tha Kreshnik Spahiu

Continue Reading

Aktualitet

Spahiu: Rama gaboi që reagoi, sepse në Europë askush s’shikon më RAI 3

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kryeministri Edi Rama gaboi që reagoi pas dokumentarit të publikuar nga RAI 3 në Itali, i cili “godiste” sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin dhe marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët.

Në një lidhje për Euronews Albania, Spahiu tha se në Europë dhe Shqipëri pothuajse askush nuk e shikon më RAI-n dhe sipas tij, nëse Rama nuk do të kishte reaguar, nuk do të ishte kaq e madhe kjo çështje.

Ai tha gjithashtu se Rama mund të ketë reaguar për qëllime të tjera, për të marrë më shumë mbështetje nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, që sipas Spahiut, ishte edhe shënjestra e sulmit të RAI-t.

“Mua Rama më është dukur i çuditshëm për një gjë. Dhe unë do i bëj një pyetje shikuesve. Nëse Rama nuk do i ishte përgjigjur drejtorit të RAI-t, a do e merrte vesh populli që ka pasur një emision në RAI? Sot në Shqipëri as 0.01 % e ndjekin RAI-n. Rai 3 në Shqipëri sot nuk ka asnjë audiencë.

Rama ka bërë një lojë, ka një qëllim të tijin për të shkëputur vëmendjen, për të marrë më mbështetje politike te Meloni dhe u fut në replikë me RAI-n. Se në të vërtetë RAI nuk kishte qëllim të godiste Ramën, por Melonin, e cila është treguar shumë e mençur, nuk ka reaguar fare lidhur me këtë çështje.

Justifikimi i drejtuesve të RAI-t ishte që vetëm drejtuesit rusë dhe kryeministri shqiptar kanë reaguar ndaj RAIT. E vërtetë sepse vetëm shqiptarët dhe rusët impresionohen nga RAI. Nëse Rai do të bëjë një emision për Gjermaninë, nuk i intereson askujt. Po të kishte heshtur Rama, opozita do të thoshte pse nuk reagon Rama ndaj akuzave të RAI-t. Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tha Spahiu.

Continue Reading

Aktualitet

Policia e Veliajt arreston 2 protestues, hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës

Policia ka ndaluar dy persona të cilët morën pjesë në protestën para Bashkisë Tiranë, në datat 11 dhe 19 prill, ku kërkonin dorëheqjen dhe marrjen si të pandehur nga SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës korruptive “5D’.

Sipas njoftimit, Lulzim Nela dhe Ahmet Maja kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

Ata akuzohen për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Continue Reading

Aktualitet

Fermeri me kastravec në dorë thirrje Ramës: Ja ku e ke…

Fermeri Ilir Malka nga fshati Suk i Roskovecit ka deklaruarse ishte sot brenda në mbledhjen e Këshillit Bashkiak gjatë miratimit të ndërtimit të termocentralit. Malka tha se me kënaqësinë më të madhe të gjithë anëtarët e majtë të Këshillit, ngritën dorën të urdhëruar nga kryetarja e Bashkisë, për miratimin e ndërtimit të termocentaralit në fshatin e tij.

Fermeri iu drejtua dhe kryeministrit Rama kur thoshte: “Kjo është Toscana e tij, ja këtu e ka Toscana-n”.

Bashkia Roskovec ka vendosur për të miratojë ndërtimin e Termocentralit në zonën bujqësore, të Suk 1. Edhe pse u kundërshtua nga banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i ri.

Ditën e diel banorët dolën në protestë duke e kundërshtuar ndërtimin e termocentrali duke e cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me sera.

Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë. Në mbështetje të banorëve, ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste të cilët e kanë cilësuar këtë investim një bombë ekologjike.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING