Connect with us

Kosova

Lajm shumë i keq për Kosovën/ Në nëntor varroset Europa nëse Trump…

Profesori amerikan, Edward Joseph, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan, I është përgjigjur në disa pyetjeve në një panel forumi mbi Rajonin, për qasjen që BE e SHBA kanë ndaj Ballkanit.

Në një skenar të mundshm, ku ish-presidenti amerikan, Donald Trump, rikthehet në pushtet dhe tërheq forcat amerikane nga NATO, çfarë do të ndodhte me Ballkanin, Joseph tha se ky do të ishte lajm shumë i keq

“Sepse e vetme, BE-ja nuk është e aftë të ruajë paqen në rajon. Megjithatë, Unioni po ecën më mirë, por ende nuk merret aq seriozisht sa SHBA. Shembujt kryesorë janë si në Bosnje-Hercegovinë ashtu edhe në Kosovë, ku të gjithë e shohin SHBA-në si udhëheqëse” – ka thënë Joseph

Ndërkaq, në pyetjen se si BE-ja mund të zgjidhë nyjën e Ballkanit, ai tha se BE-ja është përgjegjëse për problemin, porse bashke me SHBA-në, mund ta ndryshojë gjendjen.

“Në Ballkan, pjesa më e madhe e problemit është Serbia, pasi refuzon të zgjedhë orientimin e saj. Beogradi në thelb refuzon rendin perëndimor për rajonin. Po si është BE-ja përgjegjëse? Është shumë e thjeshtë sepse Serbia do të zgjidhte orientimin perëndimor nëse qendrimet brenda BE-së dhe NATO-s do të kishin qene të Unifikuara. Ky është çelësi” – theksoi profesori amerikan.

Ai gjithashtu është pro mendimit që Perëndimi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar për statusin e Kosovës kurse përdorimin nga ana e Beogradit të pakicës serbe për të arritur qëllimet e tij, Joseph e konsideroi më shumë një problem politik.

Kosova

Plumba mbi Manastirin e Banjskës, ja pse nuk u ekze*kutuan terro*ristët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për transmetuesin britanik “BBC” zbuloi arsyen pse u lanë të lirë pjesëtarët e grupit paramilitar serb që sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo bandë që cenoi sigurinë dhe paqen në veriun e trazuar të vendit, u neutralizua nga policia e Kosovës dhe operacioni policor gëzoi mbështetje të gjërë ndërkombëtare. Tre pjesëtarë të bandës terroriste u vranë, tre të tjerë u plagosën dhe gjashtë u arrestuan, ndërsa të tjerët u arratisën në Serbi.

Duke folur për ngjarjet e 24 shtatorit 2023, kreu i ekzekutivit sugjeroi se shteti serb provokoi luftë. Por, pyetja e gazetarit të BBC-së ngushtoi kryeministrin Kurti teksa u pyet : “Pse i latë të iknin, kur veçse ishin të rrethuar”.

“Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë dhe s’deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonte në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të iknin”- sqaroi Kurti.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, përkundër se pranoi përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit, ai dhe terroristët tjerë që s’u kapën nga policia lëvizin të lirë nëpër Serbi.

Continue Reading

Kosova

SHAH MAT, ka përfunduar loja për statusin e Kosovës

“Saga e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës hap një sërë pyetjesh për ekspertizën dhe strategjinë e Serbisë kur bëhet fjalë për negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ndoshta ka ardhur koha për të rimenduar dhe rishikuar strategjinë ekzistuese që udhëheq lidershipin në Beograd, në veçanti Aleksandër Vuçiçin, I cili ka vepruar me moton: – Më lejoni të blej kohë, të gënjej dhe të mashtroj Evropën” – kështu ka shkruar në një editorial, Vladimir Medoviç, ekspert për të drejtën e Bashkimit Evropian

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me shumicë dërrmuese prej 131 votash, 29 kundër dhe 11 abstenime, në një lloj mënyre rekomandoi Komitetin e Ministrave, I cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj,  që të sigurojë që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të mos paragjykohet nga pikëpamjet e shteteve anëtare individuale lidhur me pranimin në organizatë dhe shtetësinë e Kosovës.

“Të vetëdijshëm se disa vende do të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës ose do të abstenojnë, Asambleja Parlamentare u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare, pavarësisht se si kanë votuar, të respektojnë vendimin e Komitetit të Ministrave dhe të bashkëpunojnë sinqerisht në zbatimin e atij vendimi për të mundësuar funksionimin normal të institucioneve të Këshillit të Evropës” – deklaroi Medoviç.

Lidhur me këtë, në raportin e sqaruar të raportueses për Kosovën, Dora Bakojanit, theksohet se duke iu referuar rregullave të së drejtës zakonore ndërkombëtare, juristë të shquar në mënyrë implicite kanë konstatuar se Kosova posedon elementet e nevojshme të shtetësisë.

“Me zgjidhjen e çështjes së statusit dhe kufijve, Kosova do të zgjidhte problemet më të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa themelimi i asociacionit do të ishte ende pezull.

Prandaj e gjithë kjo sagë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës hap një sërë pyetjesh për ekspertizën dhe aftësinë e bartësve të autoriteteve më të larta dhe në përgjithësi për strategjinë e Serbisë kur bëhet fjalë për negociatat për normalizimin e marrëdhëniet me Kosovën. Ndoshta ka ardhur koha për të rishqyrtuar dhe rishikuar strategjinë ekzistuese: Më lejoni të blej kohë, të gënjej dhe të mashtroj Evropën” – ka potencuar në editorialin e tij, eksperti për të drejtën e Bashkimit Evropian.

Continue Reading

Kosova

‘Serbët kanë ‘të drejtë’ të vra*sin, sepse ata janë rast i veçantë…’

Publicisti dhe politikani Veton Surroi shkruan se Serbia po gërmon gjithnjë e më thellë në gropën në të cilën ndodhet dhe nga e cila do të jetë gjithnjë e më e vështirë të dalë.

Për të shpjeguar gropën, ai ofron një fjalë të re që nuk është në fjalorin e gjuhës shqipe dhe ajo është “eksepsionalizëm”, e sjellë nga anglishtja dhe e përdorur në shqip ri ‘rast përjashtimor’ apo dhe ‘rast i veçantë’. Ekskluziviteti në këtë rast është shprehje e besimit kolektiv se një grup (kombi serb, shteti serb, institucionet e Serbisë) janë të një natyre të veçantë nga grupet e tjera të natyrës njerëzore dhe rezultat i këtij besimi është shpesh një ndjenjë epërsie.

Sipas tij, “Ekscesionalizmi” serb ka një histori të gjatë zhvillimi, por momenti i shndërrimit në besimin kolektiv të shumicës ishte vala e nacionalizmit të vulosur nga Sllobodan Millosheviçi, i cili deklaroi se populli serb nuk mund të jetë pakicë askund në Jugosllavi.

“Me këtë formulim, i cili u shndërrua në një besim kolektiv që kapërceu edhe dallimet mes qeverisë dhe opozitës në Serbi, u deklarua se serbët që nuk e lejojnë veten të jenë pakicë politike. Edhe kur ata janë pakicë numerike, janë ‘përjashtimorë, ‘të veçantë’ – eshte shprehur Surroi.

Në ish Jugosllavi,  nga pikëpamja e këtij besimi, serbët, si  “të jashtëzakonshëm”, kishin të drejtë të bënin luftë kundër kombeve të tjera dhe të vrisnin, për ta mbrojtur këtë përjashtim. Nga kjo pikëpamje supremacie, besimi në epërsinë e popullit serb ndaj popujve të tjerë, fatmirësisht tregoi se ishte një rrugë e shkurtër por dhe shumë e përgjakshme.

Në rastin e Banjskës, pra sulmit paraushtarak të drejtuar nga Milan Radoiçiç, dilema për Serbinë zyrtare është nëse mund të konsiderohet akt ilegal kur një serb rrëmben armët kundër qeverisë së Kosovës?

Apo, në kontekstin e normave të ligjeve evropiane (përfshirë ato në Serbi), a mund të konsiderohet shkelje e ligjit kur një serb organizon aksione të dhunshme kundër Kosovës (shqiptarëve)?

Kanë kaluar shtatë muaj nga sulmi në Banjskë dhe deri më tani Serbia me veprime ka deklaruar se ligjet zbatohen kundër çdo akti të dhunshëm, përveç nëse bëhet fjalë për akt të dhunshëm nga një shtetas serb, i cili detyron pjesëtarët e kombeve dhe vendeve të tjera të besojnë se ‘rasti përjashtimor’ serb ekziston dhe të tjerët duhet t’i nënshtrohen atij. Këtë e tregoi Serbia që në ditën e parë të sulmit nga njësitet paramilitare, duke shpallur ditë zie për pjesëtarët e rënë të formacionit paraushtarak që sulmoi Kosovën.

“Sot Kosova është një shoqëri që, përkundër të gjitha traumave të saj, po kalon në gjyqin e disa prej liderëve të UÇK-së. Kjo është arsyeja pse ‘rasti përjashtimor’ i të tjerëve – për shembull shqiptarëve dhe kroatëve – nuk përmend gjerësisht dhe thellë sa në rastin e Serbisë. Në Serbi, për fat të keq, ky ende nuk është vetëm një projekt shtetëror, por në një masë të madhe edhe një projekt social” – ka theksuar Veton Surroi.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç e pranon dhe DOREZOHET për Kosovën në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se shanset që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës janë shumë domethënëse dhe të mëdha dhe se Serbia po bën të pamundurën për ta parandaluar.

Në fjalimin e tij për media, ai ka theksuar se Serbia ka përpara beteja politiko-diplomatike për Kosovën, duke kujtuar se më 16 maj pritet votimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në atë organizatë dhe vuri në dukje gjithashtu detyrimin e ri që i është vendosur Serbisë për në rrugën evropiane, në lidhje me kapitullin 35, duke shtuar se kapitulli i ndryshuar është mjaft i pafavorshëm.

Duke folur për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ai theksoi se pa një fushatë gjithëpërfshirëse me të pavërteta dhe interpretimi fleksibël i detyrimeve të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë duke zbatuar teori të ndryshme për të ashtuquajturin faj të lidershipit serb, Kosova as nuk do mendohej do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Shanset që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës janë të mëdha, ne po bëjmë maksimumin që ta parandalojmë, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka që kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Detyrimi i parë ishte formimi i Unionit të komunave serbe, pastaj pas disa vizitave të çuditshme në Athinë, ndryshohen marrëveshjet dhe kushtet, nuk përmendet më parandalimi i shpronësimit të pronave serbe dhe ngritja e paligjshme e bazave policore në veri, dhe kryesoreja, askush nuk e përmend më asociacionin” – shpjegoi presidenti serb.

Ai theksoi gjithashtu se është interesant që Iniciativa Evropiane për Stabilitet e udhëhequr nga Gerald Knaus, tani po shërben për të krijuar një perde tymi rreth së vërtetës se çfarë po ndodh dhe pse Prishtina nuk mund të formojë asociacionin.

“Knaus thotë se komunat serbe nuk ekzistojnë. Por ne fakt ato ekzistojnë. Ka edhe në jug të Ibrit sepse nuk ka serb vetëm në veri. Kështu janë ata që e kanë pranuar rezultatin zgjedhor në very me pjesëmarrje prej tre për qind. Sipas tyre ky është kulmi i demokracisë. Më mire të thonë atë që mendojnë, se nuk e lënë Kosovën të formojë asociacionin, se Kosova duhet të shpërblehet, kurse serbët duhet të dënohen” – potencoi Vuçiç.

“Fuqitë e mëdha po luftojnë kundër nesh, ne do të vazhdojmë të luftojmë, pavarësisht se gjërat janë në buzë të greminës, sepse për tu pranuar në KiE duhet një shumicë prej 31 votash pro nga shtetet, dhe për momentin Kosova ka diku mes 29 dhe 33 votash” – deklaroi presidenti serb.

Duke folur për votimin e pritshëm në OKB i rezolutës për Srebrenicën, Vucic u shpreh se Asambleja e Përgjithshme, për herë të parë në historinë e saj, duhet të vendosë për një akt që nuk ka pëlqimin e popullit të vendit për të cilin ka të bëjë rezoluta, ndërkohë që më herët, në një rast homolog, u kërkua pëlqimi i të gjithë kontinentit afrikan për Rezolutën për gjenocidin në Ruandë.

Vuçiç vuri në dukje se ai kishte folur “në mënyrë dypalëshe me 22 presidentë dhe kryeministra në mbarë botën, me gjashtë zyrtarë të OKB-së dhe me përfaqësues të 111 vendeve në OKB” dhe shtoi se ai “vazhdon ta bëjë këtë edhe sot, do të vazhdojë edhe nesër dhe çdo ditë”, sepse siç u shpreh ai, “e dinte shumë mirë se cili ishte qëllimi i atyre që parashtruan rezolutën”

Continue Reading

Kosova

Sinjali OGURZI i kancelarit Scholz, çfarë iu tha Kurtit për antarësimin në KiE

Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike  me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ky i fundit hapa konkretë drejtë themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kur në pyetje është anëtarësimi i vendit në Këshillin e Evropës.

“Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit por edhe nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës” –  thuhet në njoftimin e Kancelarisë Gjermane.

Për bisedën telefonike fillimisht ishte deklaruar Kurti, duke mos e përmendur fare kërkesën e Scholz për çështjen e Asociacionit në raport me Këshillin e Evropës.

Ai, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, shprehu vetëm shpresën se Gjermania do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin të Evropës.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në përputhje me rekomandimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës” – ka treguar Kurti për bisedën me kancelarin gjerman.

Kujtojmë se javën e kaluar Kurti zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, I cili gjatë bisedës ndërsa përshëndeti Kurtin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton zbatimit të Asociacionit, sidomos në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING