Connect with us

Aktualitet

Lajme shkurt nga bota 21/10/2020

FILADELFIA (SHBA) – Obama do të marrë pjesë në tubimin e parë për të mbështetur Biden.

PARIS (Francë) – Homazh kombëtar për të mbështetur mësuesin e vrarë, Samuel Paty.

GASTONIA (SHBA) – Trump zhvillon tubim në Karolinën e Veriut.

IRLANDË – Kufizim i ri.

KOLOMBO (Sri Lanka) – Parlamenti debat për një projektligj të kundërshtuar që i jep pushtete të pazakonta presidentit.

XHAKARTA (Indonezi) – Vizitë zyrtare e kryeministrit japonez.

NIKOZI (Qipro) – Samit tripalësh me presidentët egjiptian dhe grek.

LONDËR (Britani e Madhe) – Boris Johnson në seancën e përjavshme të pyetjeve për ktyeministrin në Parlament.

LONDËR (Britani e Madhe) – Inflacioni për muajin shtator.

LONDËR (Britani e Madhe) – Shifrat e sektorit publik për muajin shtator.

PARIS (Francë) – Fjalim i ministrit të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian para komisionit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Senatit mbi buxhetin.

BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian.

RIGA (Letoni) – Vizitë e Isabelle Moret, presidente e Këshillit Kombëtar zviceran.

ASHEVILLE (SHBA) – Kamala Harris bën fushatë në Karolinën e Veriut.

UASHINGTON (SHBA) – Konferencë shtypi e FMN-së për Europën.

UASHINGTON (SHBA) – Konferencë shtypi e FMN-së për rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

RIAD (Arabi Saudite) – Samit botëror për inteligjencën artificiale.

RIAD (Arabi Saudite) – Samit virtual “Women 20”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

I rrëmbyen djalin, flet nëna e 3-vjeçarit pas bashkimit: E kam përjetuar shumë keq

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni e cila më në fund është bashkuar me djalin e saj pas më shumë se një jave, ka deklaruar se e ka përjetuar shumë keq këtë periudhë. 3-vjeçari u rrëmbye nga gjyshërit e tij nga ana e babait dhe vetëm sot, gjyshja Barie Gjuni vendosi që t’ia dorëzonte në polici. Me lot në sy Ile ka deklaruar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.

“Djali është shumë mirë, në duar të sigurta. Nuk e di se ku e kanë mbajtur. E kam përjetuar shumë keq. Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo.

Barie Gjuni, gjyshja e cila rreth 1 javë më parë rrëmbeu nipin dhe u zhduk, ka dorëzuar 3-vjeçarin ditën e sotme në Prokurorinë e Durrësit. I mituri është bashkuar me të emën e tij, e cila ishte ajo që ngriti alarmin për zhdukjen e fëmijës.  Ditën e djeshme, Gjykata e Durrësit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, për rrembimin e 3-vjeçarit nga nëna e tij

Nëna e fëmijës bëri denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshorten e tij dhe fëmijën. 58-vjeçari, është ndaluar nga policia por nuk ka treguar se ku ndodhet i mituri, ndërkohë që babai i 3-vjeçarit ka humbur jetën një vit më parë në një aksident automobilistik. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur.

Mësohet se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit si dhe frikë se mos nusja e tyre mund të largohej jashtë vendit. Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës.

Continue Reading

Aktualitet

Mes lotësh pas ribashkimit me të birin/ E ëma e 3-vjeçarit zbulon nëse do t’i lejojë gjyshërit ta takojnë sërish

E ëma e 3-vjeçarit në Durrës nuk pati shumë për të thënë pasi u ribashkua me të birin pas rreth një jave që kurse gjyshërit e “rrëmbyen” atë me qëllim për ta mbajtur vetë. “Shumë faleminderit policisë dhe mediave”, tha gruaja.

E pyetur nga gazetarët nëse do t’i lejonte gjyshërit ta takonin sërish fëmijën, Ile Gjuni nuk pati ndonjë përgjigje konkrete. “E di prokuroria, e di gjykata!”, tha ajo.

Continue Reading

Aktualitet

Momenti emocionues kur 3-vjeçari ribashkohet me nënën e tij në Durrës

Ky është momenti kur 3-vjeçari nga Durrësi, është ribashkuar me nënën e tij, ndërsa ai mbahej prej ditësh nga gjyshërit.

“Amari i vogël 3-vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar.

Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Continue Reading

Aktualitet

E diela plot surpriza, ja çfarë ka parashikuar moti për Shqipërinë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas do të ketë shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e Djelë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme . Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe terriror, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Të dielën temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke shkuar deri në 0 gradë Celcius në Dibër e 1 gradë Celcius në Korçë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më shumë se 19 gradë Celcius.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash” dhe duke ndarë përgjegjësitë.

Sipas Spahiut, kryetari i Partis së Lirisë do të distancojë veten nga e gjithë historia që SPAK po heton në lidhje me financimet e partisë dhe me kontrollet e serverave, ndaj ai, sipas juristit po aktron para drejtësisë.

“Ajo që ne mund të analizojmë sot, është fakti që ky debat ligjor mund të merret përsipër nga Monika Kryemadhi dhe ka një ndarje të përgjegjësisë, ndaj dhe unë nuk besoj shumë. Unë mendoj se ata janë më të lidhur se kurrë. Unë mendoj se ata politikisht nuk kanë debat me njëri-tjetrin. Mund të kenë dyshime, jo me rolin personal të secilit, por për njerëzit që kanë rreth e rrotull.

Unë nuk besoj se ky debat çon në çarjen e kësaj partie apo në krisjen e marrëdhënieve mes të dyve. E gjitha lidhet në funksion me çështjen penale. Ilir Meta do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e financimeve të partisë, të bashkëpunëtorëve, të atyre që lejojnë të kontrollohen serverat e partisë.

Ilir Meta po aktron, ai ka një skenar me një regji të caktuar politike, a do të jetë i suksesshëm? Ai në 30 e ca vite për gjithë çështjet që ka pasur me drejtësinë, me prokurorinë apo me Gjykatën e Lartë, Ilir Meta i ka fituar, a do e fitojë edhe këtë? Kjo mbetet për t’u parë”,-tha juristi Spahiu.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING