Connect with us

Politike

Lorenc Vangjeli për arrestimet e verës…: Mund të ndodhë edhe ajo për të cilën flasin në Tiranë

Duke marrë shkas nga kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, analisti Lorenc Vangjeli thotë se Prokuroria Speciale do të vazhdojë me të tjera arrestime. Ai tha se SPAK ka pëmbyllur disa dosje dhe pritet që të ketë arrestime të tjera në javët dhe muajt në vijim. Vangjeli la të nënkuptohej gjithashtu se pritet të ketë edhe arrestime nga krahu i opozitës.

Do vazhdojnë edhe në gusht, nuk do të mbarojnë në shtator, në tetor, do vazhdojnë. 

Ata do vazhdojnë të punojnë. Patën një lloj pushimi, nja 3-4 muaj përpara zgjedhjeve të majit, ndërkohë punonin dhe tani ato dosje kanë përfunduar. 

Ndoshta brenda korrikut, shpresoj jo në javën e parë të gushtit, mund të ketë edhe atë gjënë të cilën shumëkush ka filluar ta flasë sot në Tiranë, duke nisur fillimisht nga kryeministri, që thotë ekuilibër, pse na godisni vetëm ne. 

Një ish-kryeministër tha pse vetëm ne të majtët jemi të ligj? Duke harruar që kanë 10 vjet në pushtet dhe natyrisht këta do jenë shënjestra kryesore. 

Sot është dita, në Shqipëri përmendet shpesh fjala histori, është një ditë që e bën Shqipërinë të gdhihet ndryshe nesër. 

Sepse cinikët dhe skeptikët ata që kanë gjuajtur me gurë në dyert e Reformës në Drejtësi, sot rrëfeu që i ka dhuruar Shqipërisë pushtetin e munguar në 30 vjet, pushtetin gjyqësor i cili shërben ekuilibrin dhe kontrollin mes pushteteve”, tha ai.

Politike

David Cameron nesër në Tiranë, fokusi i vizitës te emigracioni dhe lufta kundër krimit

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme.

Cameron do të udhëtojë nga Londra në Tiranë dhe fokusi do të jetë te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, bandave kriminale dhe sekuestrimit të pasurive të tyre.

Mesdita e së mërkurës do ta gjejë shefin e diplomacisë britanike në kryeministri, aty ku do të ketë një takim me Edi Ramën dhe më pas një dalje të përbashkët për mediat.

Agjenda e David Cameron përmban edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani.

Të dielën kur edhe mediat britanike zbuluan vizitën e David Cameron në Shqipëri, përfaqësia diplomatike në Tiranë bëri me dije se qëllimi i ardhjes është dyndja e emigranteve në Britaninë e Madhe, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që shkojnë atje në rrugë të paligjshme.

Ky nuk është shqetësimi i vetëm i qeverisë së Londrës. Goditja e grupeve kriminale që merren me trafikun e qenieve njerëzore dhe sekuestrimin e pasurive të tyre është po aq shqetësim, për të cilin lordi David Cameron do të kërkojë ndihmën dhe bashkëpunimin e qeverisë dhe organeve të drejtësisë.

Sekretari britanik do të flasë me kryeministrin edhe për mënyrën sesi gjyqësori dhe policia shqiptare do të duhet të përballen me krimin e organizuar e për të çuar përpara reformën në drejtësi.

Prej dhjetorit të 2022-it mes dy vendeve është në fuqi marrëveshja që pikë kryesore ka betejën me emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve drejt Anglisë dhe rritjes së investimeve britanike që synojnë të ulin shifrat e braktisjes së vendit nga të rinjtë që kërkojnë një jetë më të mirë në Britani.

Continue Reading

Politike

Gjokutaj: Irena Gjoka nuk mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen

GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai shprehet se Irena Gjoka nuk e mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen dhe shton më tej se kërkesën për përjashtimin e saj ia kanë qepur në pallto e do ia qepin edhe në kostumin veror.

“Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror”.- tha Gjokutaj.

Continue Reading

Politike

Molotovë drejt Bashkisë në protesta, Argita Malltezi Berisha: Jam për më shumë se aq

Argita Malltezi  tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi

Continue Reading

Politike

Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, foli për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare. Escbar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

Gabriel Escobar: “Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane.

Dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”

Continue Reading

Politike

Meta: Ajo që ka ndodhur me Berishën është çmenduri

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga Lubjana ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga IFIMES, e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e arrestit të shtëpisë. Meta e ka cilësuar si një proces politik, i mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.

“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING