Connect with us

Sport

Lukaku harron Interin dhe i thotë ‘po’ Juventusit

Romelu Lukaku është në qendër të merkatos në Serie A. Sulmuesi belg ka harruar Interin pas dy sezonesh dhe i ka thënë “po” Juventusit. Mund të duket e çuditshme, por “Zonja” ka marrë dakordësinë e sulmuesit dhe mediet në Itali bëjnë me dije se paga prej 12 milionë eurosh në sezon ka bindur Lukakun që të kalojë te rivali më i madh i Interit. Zikaltërit kërkuan të marrin sërish në huazim lojtarin nga Chelsea, me Blutë që kërkojnë një shumë përfundimtare prej afro 40 milionë eurosh për ta lënë të lirë. Me Interin që po ngurron, Juvja duket se ka bërë ofertën e duhur të drejtim të Chelsea, duke bindur dhe lojtarin me pagën e majme. Tanimë drejtori i ri sportiv i Juves, Christian Giuntioli i ka kërkuar Lukakut që të presë të paktën dhjetë ditë, derisa Vlaahovic të sistemohet te PSG-ja. Me palët që kanë dakordësinë, është puna e Juves që të lëvizë në merkato dhe të afrojë ish-sulmuesin e Interit, teksa duket se këtë herë derbi i Italisë ka kaluar në merkaton e nxehtë të verës.

Sport

Është momenti ynë/ Broja:Tifozët shqiptarë, më të mirët në botë

“Momenti ynë”. Është kjo kopertina e një interviste që sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, ka dhënë për platformën digjitale angleze “Rising Ballers”, një ndër mediat me rritjen më të madhe në Angli për brezin e ri.

Siç shpjegon dhe titulli, “Koha jonë” apo më shqip, “Momenti ynë” , Broja flet për aventurën në Euro 2024 me Shqipërinë, duke prekur tema të rëndësishme, duke nisur që nga tifozët, arma më shumë e kuqezinjve, për të cilët Broja shprehet.

“Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë, të gjithë bashkë jemi një, tifozë, lojtarë dhe vendi”.

Shqipëria është në grupin e ferrit të Europianit, me përfaqësuese gjigante si Italia, Spanja e Kroacia, me 22-vjeçarin që komenton.

“E dimë që do të jetë e vështirë, jemi në një grup të fortë, ndoshta grupi më i vështirë, por ne do të shkojmë atje për të bërë diçka të veçantë”.

Më tej Broja shpjegon për median angleze edhe festimin e veçantë me shqiponjë, aq popullor për shqiptarët, por që ngjall kërshëri në ambientin britanik.

“Kur shënoj, bëj festimin me shqiponjën shqiptare. Shumë njerëz mendojnë se po imitoj festimin e Anelka-s, por unë e dua vendim tim kaq shumë, ndaj e bëj. Është një festim unik dhe vërtet shumë i bukur”.

Për sa i përket Europianit dhe ndjesisë personale që do të jetë aty, Broja shprehet,

“Është një ëndërr e madhe që bëhet realitet, të luaj në Europian për vendin tim. Për mua, familjen dhe këdo që më ka mbështetur në udhëtimin tim”.

Janë këto disa nga opinionet e Brojës në prag të një Europiani, ku të gjithë ëndërrojmë që Shqipëria të bëjë diçka madhështore, siç mbyllet edhe intervista nën moton “Është verë, është momenti ynë”.

Continue Reading

Sport

Historike/ Olympiacos mund 1-0 Fiorentinën pas 120 minutave lojë dhe fiton trofeun e Conference League

ATHINË – Olympiacos fitoi 1-0 kundër Fiorentinës në finalen e Conference League, duke siguruar trofeun e parë evropian për një skuadër greke. Djemtë e Mendillibar u kujdesën mos pësonin dhe i shkaktuan humbje italianëve në minutën e 115-të. Për të dytin vit radhazi Fiore humbet në finalen e këtij kompeticioni duke mos ia dalë të sigurojë trofeun.

Ndeshja nisi në ekuilibër, me Violat që ishin një marsh më shumë, por pa mundur të shënonin edhe për shkak të një pozicioni jashtë loje. Ndeshja vijoi me raste, teksa në 90 minuta nuk u shënua gol.

Përballja finale më stadiumin “Shën Sofia” të Athinës shkoi në 30 minutat shtesë, duke u dashur El Kaabi në të 115 minutë për të shënuar. Sulmuesi i Olympiacos nxori një gol nga hiçi, për të shkruar historinë e klubit të tij.

Suksesi shkon edhe për trajnerin Mendillibar, që vjet fitoi Europa League me Sevillan dhe këtë sezon ngre trofeun e Conference League edhe pse jo më shumë se katër muaj në ekip.

Nga ana tjetër te Fiorentina e Italianos ka zhgënjim, pasi klubi nga Firenze dështon për herë të dytë radhazi ne finalen e Conference League.

Kjo ishte finalja e tretë e Conference League, turneut të ri të UEFA-s. Më herët ketë trofe e kanë siguruar Roma në finalen e Tiranës dhe Uest Ham në Pragë.

Formacionet zyrtare:

OLYMPIACOS (4-2-3-1): Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi Trajner: Mendilibar.

FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouame Trajner: Italiano.

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare, çështja e pankinës, Bayern Munchen firmos me pasuesin e Tuchel

Vicent Kompany është trajneri më i ri i Bayern. Lajmi është dhënë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nga klubi gjerman.

Kompany u lirua nga detyra te Burnley, për t’u ulur në pankinën e bavarezëve, duke pasuar kështu Tuchel. Bayern nuk zhvilloi një sezon të mirë, ku për herë të parë pas shumë vitesh, mbeti pa asnjë trofe sezonal.

Continue Reading

Sport

Allegri i shpall luftë Juventusit, kërkon 14 milionë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Shkarkimi dy javë para fundit i ka djegur jo pak Massimiliano Allegrit, që duket se tashmë ka vendosur të shkojë në luftë kundër Juventusit. Trajneri, nëpërmjet avokatit të tij, u ka kërkuar bardhezinjve 14 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.

Allegri ka kërcënuar se do të çojë çështjen në gjykatë, teksa nga ana tjetër klubi bardhezi ka refuzuar kërkesën e ish-trajnerit, duke e cilësuar të tepruar kërkesën e tij për 14 milionë euro.

Negociatat pritet të vijojnë sërish në ditët e ardhshme, me drejtuesit e Juventusit që synojnë të ulin sa më shumë shifrën e pretenduar nga Allegri dhe stafi i tij, të cilët kanë kontratë deri në fund të sezonit me bardhezinjtë.

Massimiliano Allegri u shkarkua dy javë para fundit, pas një shpërthimit ndaj arbitrave, drejtorit sportiv Giuntoli dhe drejtorit të gazetës torineze “TuttoSport”, në përfundim të finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Në vendin e teknikut bardhezi pritet të emërohet Thiago Motta, i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me Bolognën dhe është drejt zyrtarizimit në stolin e Juventusit.
Continue Reading

Sport

Rummenigge zbulon trajnerin e ri të Bayern: Kompany do firmosë

Tashmë nuk ka dyshime, Vicent Kompany do të jetë trajner i Bayern. Ka qenë anëtari i bordit të drejtorëve të ekipit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, që ka thënë diçka të tillë.

“Drejtori ynë sportiv ka zgjedhur Kompany, nuk është ende zyrtare, por kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u rregulluar.Ishte Guardiola ai që rekomandoi zgjedhjen? Ai na dha një ndihmë të madhe. Ai e kishte kapiten te City dhe gjithashtu e ndoqi kur ishte në Burnley” – tha Rummenigge para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “European Globe Soccer Award”:

Continue Reading
Advertisement

TRENDING