Connect with us

Bota

Miliarderi dhuron edhe 70 milionë dollarë për vaksinën

Fondacioni Gates apo ndryshe miliarderi Bill Gates ka shtuar 70 milionë dollarë të tjera në financim tek iniciativa botërore për të zhvilluar dhe shpërndarë vaksinën apo trajtime të Covid-19, me qëllim që donatorët e tjerë të kontribuojnë gjithashtu. Një shifër prej 50 milionë dollarë do të shkojë tek COVAX, që drejtohet nga aleanca GAVI dhe 20 milionë dollarë për Koalicionin e Përgatitshmërisë Epidemike.

“Duhet të sigurohemi se kushdo ka akses të barabartë tek testet, barnat dhe vaksinat, kur të disponohen, pavarësisht vendndodhjes në botë”- tha bashkë-drejtuesja e fondit, Melinda Gates. Së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, koalicioni dhe GAVI janë skemat kryesore në botë që njihen si Aksesi tek Mjetet e Covid-19 (ACT), që synojnë të përshpejtojnë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe ilaçeve.

Gavi ka bërë të ditur se njësia COVAX, që është pjesë e skemës, synon të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës deri në fund të vitit 2021 dhe këto do të disponohen tek të gjithë njerëzit e vendeve pjesëmarrëse. Të dhënat paraprake pozitive këtë javë nga dy vaksina potenciale, ajo e Pfizer dhe tjetra që po zhvillohet nga Rusia, rritën shpresat se vaksina e parë kundër pandemisë mund të jetë gati përpara fundit të këtij viti.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Çdo 10 minuta në Gaza vritet ose plagoset një fëmijë

Një fëmijë lëndohet ose vritet çdo dhjetë minuta në Gaza ndërsa sulmet midis Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë të pandërprera, sipas shifrave të UNICEF-it.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në enklavën palestineze, sipas drejtoreshës ekzekutive të organizatës ndërkombëtare Kathryn Russell.

Në lidhje me numrin e vdekjeve të grave, ajo theksoi se më shumë se 10,000 kanë vdekur në Gaza. Përveç kësaj, nga 10,000 gratë që u vranë, 19,000 fëmijë jetimë mbetën pas, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Bota

“Do e mbroj kauzën e Palestinës sa të kem jetë”, Erdogan akuza Izraelit: Ka tejkaluar mizoritë e Hitlerit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin se ka tejkaluar mizoritë e Adolf Hitlerit duke vrarë 14,000 fëmijë në Gaza.

Duke folur në një takim të ligjvënësve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në parlamentin turk, Erdogan tha se kauza palestineze i ka dhënë kuptim jetës së tij, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

“Për sa kohë që Zoti të më japë jetë, unë do të vazhdoj të mbroj luftën e Palestinës dhe do të jem zëri i popullit të shtypur palestinez”, tha lideri turk.

Ai gjithashtu e krahasoi luftën e Hamasit me luftën turke për pavarësi (1919-1922) dhe u kujtoi deputetëve se ai kishte dalë në mbrojtje të grupit militant palestinez në Forumin Ekonomik Botëror të vitit 2009 në Davos, Zvicër.

 

 

“Kur askush tjetër nuk do të fliste, ne u ngritëm dhe thamë: ‘Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup rezistence.’ Ne kemi paraqitur harta në OKB që tregojnë se si Izraeli ka pushtuar gradualisht tokat e Palestinës gjatë 70 viteve të fundit”, tha ai.

Continue Reading

Bota

Borrell i prerë: Ukraina nuk mund të kërkojë të njëjtën mbështetje që i dhamë Izraelit

Kievi nuk duhet të kërkojë të njëjtën mbështetje që Perëndimi i dha Izraelit gjatë sulmit iranian, sepse të dy situatat nuk mund të krahasohen, tha kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca thanë se bashkëpunuan me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të shtunën për të rrëzuar disa nga raketat dhe dronët iranianë në hyrje. Presidenti ukrainas Zelensky i ka bërë thirrje Uashingtonit dhe aleatëve të tij që të bëjnë të njëjtën gjë për Kievin.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të së martës, Borrell tha se dy situatat ishin “gjëra të ndryshme që nuk mund të krahasohen”.

“Sulmet e Iranit fluturuan mbi bazat ajrore të ushtrive të Francës, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Jordanisë. Ata kanë kaluar mbi bazat e tyre, të cilat më pas vepruan në vetëmbrojtje,” vuri në dukje Borrell. “Nuk ka asnjë bazë ajrore të Britanisë së Madhe, apo të SHBA-së, aq më pak Jordanisë, natyrisht, në territorin ukrainas apo në territorin mbi të cilin fluturojnë raketat ruse. Prandaj nuk mund të jepet e njëjta përgjigje sepse rrethanat nuk janë të njëjta.”

Continue Reading

Bota

Dubai e shkaktoi vetë kaosin? Dyshime se modifikuan retë për të prodhuar shi

Përmbytjet e moti i keq nuk ka kursyer as Dubain luksoz. Në pak orë, ujët u mbuluan nga uji e çdo fluturim u anulua. Stuhia fillimisht kishte goditur Omanin të dielën përpara se të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndërprerë energjinë, përmbytur shtëpitë dhe duke krijuar kaos me trafikun. Ashtu si në Kazakistan, Pakistan, Rusi apo Afganistan kjo situatë vjen si pasojë e fenomeneve natyrore. Po a ndodhi e njëjta gjë me Dubain?

 

Në media e rrjetet sociale po qarkullojnë hipotezat se në fakt autoritetet në Dubai i nxitën reshjet e dendura të shiut. Spekulohet se retë ekzistuese janë stimuluar për të prodhuar shi. Por sipas ekspertëve, kjo gjë nuk është e vërtetë. Ata thonë se nuk mund të krijosh shi nga ajri i hollë. Ata theksojnë se janë ndryshimet klimatike shkaku, pasi në detet përreth Dubait uji është ngrohur shumë. Kjo më pas ka rritur normat e avullimit. Një tjetër eksperte e meteorologjisë Suzanne Grey tha se stuhitë tropikale nuk janë “ngjarje të rralla për Lindjen e Mesme”. Ajo citoi një studim të fundit që analizonte gati 100 ngjarje të tilla në Gadishullin Arabik jugor nga viti 2000 deri në vitin 2020, sidomos në mars dhe prill.

Megjithatë reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gadishullin Arabik, i cili zakonisht njihet për klimën e tij të thatë. Temperaturat e ajrit në verë mund të rriten mbi 50 gradë Celsius.

“Mbjellja e reve” është një lloj procesi i modifikimit të motit që zakonisht përpiqet të rrisë shiun ose borën. Që lagështia të kondensohet, ajo ka nevojë për një sipërfaqe për t’u ngjitur. Brenda një reje, ka grimca të vogla në ajër të quajtura bërthama kondensimi, të cilat ofrojnë një bazë për lagështirën.

 

Continue Reading

Bota

Apel vendeve anëtare/ Stoltenberg: Armatosja e Ukrainës duhet të jetë prioritet

Anëtarët e NATO-s duhet të kenë prioritet armatosjen e Ukrainës në vend të forcimit të aftësive të tyre mbrojtëse, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i bllokut ushtarak, Jens Stoltenberg.

“Një pjesë e përpjekjes së rëndësishme që po bëjmë tani në të gjithë aleancën e NATO-s është për të rritur shpërndarjen e sistemeve tona të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.

“Por Ukraina ka nevojë edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse nëse aleatët përballen me një zgjedhje midis përmbushjes së objektivave të aftësisë së NATO-s dhe ofrimit të më shumë ndihmë për Ukrainën, mesazhi im është i qartë: dërgoni më shumë në Ukrainë.”

Stoltenberg vuri në dukje Danimarkën si “një shembull të fortë” pasi u zotua në shkurt të dhuronte të gjithë artilerinë e saj në Kiev. Ai vlerësoi Danimarkën dhe Holandën për planet e tyre për të siguruar avionë luftarakë F-16, duke shtuar se ai ishte “i inkurajuar” nga lajmi se Kongresi amerikan pritet së shpejti të votojë për ndihmë shtesë për Ukrainën, pas vonesës disa mujore.

 

 

Apeli i shefit të NATO-s vjen në një kohë kur shtetet anëtare po luftojnë për të ofruar sasi të mjaftueshme armësh në Ukrainë pa i varfëruar rezervat e tyre dhe pa rrezikuar sigurinë. Zyrtarët në Kiev kanë fajësuar mungesën e municioneve për kundërsulmin e dështuar të vitit të kaluar, si dhe humbjet e fundit në fushën e betejës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING