Connect with us

Politike

Mushkat e Dibrës shkojnë në Kuvend, Berisha bllokon foltoren

Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme plenare në Kuvend për shkak të kohës së shpërndarë për mocionin me debat për Integrimin Europian. Grupi i Rithemelimit kërkoi më shumë kohë ndërkohë që drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i njoftoi se nuk kanë grup parlamentar dhe nuk mund të ketë më shumë kohë.  Ndërkohë që opozita kërkoi përjashtimin e Kryeministrit Rama nga Kuvendi për gjuhën e përdorur në seancën e kaluar, e cila sipas Albana Vokshit ishte vulgare.  Më pas për shkak se kërkonte më shumë kohë për të diskutuar mbi mocionin me debat për integrimin evropian, Sali Berisha mori të tijtë dhe bllokoi foltoren e Kuvendit. Seanca u ndërpre ndërkohë që ‘Rithemelimi’ bllokoi foltoren dhe Berisha i futi deputetët e tij live në Facebook. Pas disa minutash debat të ashpër seanca rinisi.

Mocioni për integrimin, Alibeaj: Raporti i progresit evidentoi probleme të rënda! Qeveria nuk e ka prioritet rrugën drejt BE

Duke prezantuar mocionin me debat për integrimin evropian, deputeti Enkelejd Alibeaj tha në Kuvend se qeveria nuk e ka prioritet procesin e integrimin.“Në korrik të 2020 Këshilli Evropian vendosi të nisë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Qeveria Shqiptare vendosi të ndryshojë strukturën e cila do jetë e dedikuar për këtë proces.  Para disa javësh Komisioni Evropian publikoi raportin vjetor të zgjerimit për Shqipërinë ku u vunë re një sërë problematikash të lidhura ngushtë me kriteret bazë të përcaktuara qartë nga KE si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reforma në drejtësi dhe iniciativat e qeverisë të konsideruara qartësisht si vija të kuqe nga Bashkimi Evropian.

Raporti i sipërmendur parashtroi të gjitha problematikat kryesore të cilat Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar prej vitesh i ka nënvizuar si shqetësime por edhe si pengesa drejt rrugës europiane. Ai duhet të shërbejë si kambanë alarmi për qeverinë dhe jo si mjet “mburrjeje” për arritjet e saj. Secili prej kolegëve do të flasi përkatësisht për çështjet kryesore të ngritura në raport por vëmendje e shtuar duhet treguar ndaj:

Fenomenin e shitblerjes së votës, fenomen i cili është ngritur me të mëdha në raport. KE shprehet se Shqipëria ka ende probleme me shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës publike. Është një qëndrim i vazhdueshëm i KE përgjatë viteve.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes të cilës i jepet fund pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë. Edhe pse tashmë ndodhen përpara drejtësisë një ish ministër dhe ish deputet i Partisë Socialiste, raporti thotë se Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit.

Gjithashtu të drejtat e njeriut mbeten një problematikë, sidomos e drejta e pronës dhe liria e medias. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Çdo ndryshim në Ligjin për Media duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e media. Nga ana tjetër procesi i kompesimit të pronës ka ngecur si pasojë e korrupsionit.

Së fundmi por jo nga rëndësia, janë iniciativat e fundit të qeverisë: Amnistia Fiskale dhe Pasaportat e Arta. Të dy këto iniciativa të cilat sipas raportit I hapin rrugë krimit të organizuar, evazionit fiskal dhe financimit të tërrorizmit. Skema e shtetësisë, do përdoret në aferën e Portit të Durrësit pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit European.

Shprehim keqardhje për qasjen e qeverisë ndaj procesit të integrimit. Qeveria nuk e ka patur në prioritet e saj këtë proces kaq të rëndësishëm, dhe kjo duket qartë dhe në mungesën e strukturave të posaçme për integrimin evropian. Sot janë disa struktura të cilat veprojnë në  mënyrë të paqartë për procesin e integrimin, përfshi këtu Kryenegociatoren dhe grupin negociator si dhe  Agjensia e Fondeve (ASPAC).

Një tjetër arsye pse e kërkuam këtë mocion është për të ditur cili është plani i qeverisë për procesin e negociatave. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë plan pune i qeverisë pranë Kuvendit për të kuptuar cila është strategjia e saj për këtë proces kaq të rëndësishëm”, tha Alibeaj.

Alibeaj në Kuvend akuza ‘Rithemelimit’: Vini këtu dhe bëni zhurmë dhe jashtë ndani klientët dhe aferat! Dhe pastaj ne jemi pazarxhinjtë?

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, akuzoi grupin e Rithemelimit se bëjnë një opozitë false, ndërkohë që bëjnë pazare me mazhorancën.

“Opozita bëhet e ndjerë, nuk bëhet hipokrite. Nuk është të vish të bësh zhurmë dhe jashtë kësaj seanca të ndash klientë, afera. Ne këtu e kemi detyrim historik ndaj shqiptarëve që ta bëjmë opozitën e ndershme. E di që dara e 32 viteve vazhdon dhe ne do të dëgjojmë sharje e baltë por e kemi detyrim ta durojmë. Pazarxhinj ne?  Është sakrificë e madhe t’i dalësh përballë 32-viteve  pazare të fëlliqura. Jemi në fund, jemi ende në ‘Shqipërinë e duam si Evropa’ pikërisht prej këtyre që dëgjojmë këtu.

Ne jemi këtu me përulësi, pa bërë pazare. Kush bën pazare? Ata që votojnë hapjen e dosjeve? Ata që denoncojnë Portin e Durrësit? Ou, pazarxhinj ne? Që ngritëm komisionin për inceneratorët që disa nga ne nuk e votuan. Zhurmë! Në fakt ne jemi këtu tu themi të vërtetën shqiptarëve me përulësi.

Unë e kam për nder për të përfaqësuar shqiptarët. Secili prej këtyre deputetëve që përfaqësoj e kam për nder sepse përfaqësojnë nderin dhe ndershmërinë.  Shoqëria kërkon një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal 32-vjeçar”, tha Alibeaj.

Ai u shpreh se  “Anija jonë, modeste ndoshta do të vazhdojë me zemër të madhe. E vjetra duhet të marrë fund dhe këtë ia kemi detyrim”.

1668681430_erisha.JPGSapo ka lënë sallën e Kuvendit, Sali Berisha foli para gazetareve duke thënë se nuk respektuan të drejtën për fjalë kur shtypin butonin për çështje procedure, ndaj bllokuan Foltoren dhe u futën Live në Facebook.

Berisha nuk kursen komentin për Lindta Nikollën që i referohet si Linda e Parlamentit. Sipas Berishës, ajo mban në sirtar kërkesat e opozitës se ashtu i thotë Rama. Megjithatë vijoi me zotimin se populli shqiptar do të vijë në Kuvend dhe brenda 2 ditesh do caktojnë protestën e radhës.

“Platformë e sharjes ku kreu i pseudo-mazhorancës lejon vetes të përdorë fjalët më të ulëta, fjalorin më fyes dhe ai jo që nuk ndëshkohet për këtë fjalor por mbështetet nga drejtuesit e parlamentit ndërkohë që deputetë të opozitës që jashtë kamerave i kthejnë përgjigje, përjashtohen nga parlamenti. Nëse deputeti apo përfaqësuesi shtyp butonin për çështje procedure, i jepet fjala. Këtu nuk respektohet ndaj dolëm në foltore. Lavdi Facebook që folëm për qytetarët se nuk donte të flisnim.

Parlamenti është transformuar në një institucion që merren vendime në interes të grupeve kriminale me apo pa pushtet. Ky parlament nuk e Meriton të ekzistojë. Në momentin e caktuar, këtu do vijë populli shqiptar, ashtu sic u zotova më 12 nëntor. Kemi dorëzuar një rezolutë për krimin kundër njerëzimit. Linda e Parlamentit e mban në sirtare se kështu i thotë Edi i Surrelit. Çfarë do thotë Linda e Parlamentit kur Edi i Surrelit na thotë fjalët më të turpshme që mund t’i thojë dikush? Këtu është bërë situatë e padurueshme dhe ne sot u detyruam për mbrojtjen e tyre të komunikoj me Facebook, por kjo do të jetë e zakonshme në Parlament. Edi Rama mund të marrë çdo përgjigje aty, por ne shkojmë me fjalën. Mund t’i mbyllet goja e të mos guxojë të thojë më një fjalë të tillë por ne zgjedhim që fjala të jetë arena e konfrontimit.

A do t’i hymë vezirit brenda? Ato i di populli. Do të japë mesazh. Brenda dy ditëve do të vendoset. Padiskutim do ketë protestë brenda këtij viti. Këtu zbret Europa. Nuk ndërpritet më beteja për votën e lirë. S’na ndalon më asgjë”, tha Berisha.

Berisha: Paralajmëroj Edi Ramën të mos përdorë gjuhë fyese! Ne mund t’i japim çdo përgjigje që ekziston mbi tokë
1668680170_Screenshot5.jpgSali Berisha kërkon që të respektohet rregullorja dhe t’i japin fjalën në mënyrë të barabartë. Ndërsa i kërkoi Ramës të mos përdorë gjuhë fyese dhe e paralajmëroi se nëse nuk e bën, do i japin përgjigje tjetër.

“Kjo është histori turpi që nuk ka ekzistuar kurrë. Është standard i një personi që urren. Jepini fund kësaj se sdo e tolerojmë më këtë situatë. Ka 4 muaj që shtypni të drejtë tonë për mocion me rezolutë. Këtë e bëni me urdhër të Vuçiç. Ka 4 muaj që ju nuk po respektoni të drejtat tona. Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe dhe stabilitet. Jemi përpjekur të kërkojmë zbatimin e rregulloreve. Sot merr fund kjo dhe ju garantoj ju, siç u zotova më 12 nëntor se në këtë mënyrë do të jetë populli shqiptar që do të jetë në këtë sallë. Nuk pranojmë të shkelmohemi nga askush se nuk shkelmojmë njeri. Për Taulant Sharrën dhe Edi Ramën s’do kishim ardhur kurrë. Na vjen turp që vijmë me këta njerëz në parlament. Paralajmëroj Edi Ramën, mos përdor atë gjuhë fyese. Ne këtu vijmë me fjalën dhe penën se mund të japim cdo përgjigje që ekziston mbi tokë. Atë mbaje në shpellën tënde në Surrel, me krimin, por jo këtu”, tha Berisha.

Kreu i Foltoreve bllokoi sot për disa minuta seancën plenare duke dalë live në Facebook pas një debati mazhorancë-opozitë për të drejtën e fjalës për mocionin e debatit. I ironizuar nga kampi socialist për live e tij në Facebook, Brisha u shpreh se është live në të gjithë botën dhe se aty mund të flasë sa të dojë e pa limit.
“Do mbrojmë të drejtat kushtetuese, kurrë nuk mund të shtypësh këtu popullin opozitar. Jam live në të gjithë botën! Mos qaj hallin tim. Të dalë këtu përfaqësuesi i bandave të dalë po të dojë, jam live në gjithë botën.
Të përjashtoni Edi Ramën nga parlamenti për fjalët e tij të pista për urrejtjen e tij ndaj opozitës. Përjashtuat Palokën dhe Leskën që s’thanë asgjë dhe lejoni atë.”- tha Berisha. Pranë Berishës folën dhe disa nga deputetët e tij të Rithemelimit
Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha është futur live LIVE në Facebook duke bllokuar seancën plenare dhe ka thirrur deputetët e tij që të flasin. Folën Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho.
“Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës mundësinë për u mbrojtur. E gjitha kjo bëhet vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Edi Ramën sot e kanë zili të gjithë të burgosurit më famozë për gjuhën e përdorur. Dhe me Edi Ramën nuk ndodh asgjë ndërkohë që 2 deputetët janë përjashtuar për 10 ditë sepse thjesht kanë reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës”, tha Këlliçi kur foli.
“Të ashtuquajturit të grupit parlamentar të PD nuk kanë kurajo të protestojnë këtu me opozitën por fusin bishtin ndër shalë dhe ikin. Nuk na lejojnë të flasim për integrimin evropian që nga vit 2013 nuk ka bërë asnjë hap para. Bëhemi zëdhënësit e krimit të organizuar ndërkombëtar. BE ka paralajmëruar se nëse bëni amnisti fiskale, nuk ka integrim. Me këto tru që keni ju, nuk shkoni dot në komunitetin evropian. Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e pastrimit të parave. Kapni krimin e organizuar, gangot e Durrësit dhe Tiranës. Shqipëria po kthehet në lavatriçe të pastrimit të parave”, tha Spaho.
‘Jam live me të gjithë botën”, tha Berisha më pas.
Sali Berisha ka dalë sot live në Facebook nga Kuvendi, për të mbajtur fjalën e tij. Gjatë fjalës ai i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke e akuzuar se ka punuar të gjithë të afërmit e tij në Dibër.
‘Ulësi je bërë famoz, vetëm dy mushka kanë mbetur në fshatin tënde pa u punësuar të gjithë janë punësuar ndaj dhe bën badigardin e Edi Ramës. Të sjellë këtu sot si binjak të Spiropalitl. Nuk the asnjë fjalë për Skavicën. Nëse ka një dibran të shitur mbi tokë je ti.’- tha Berisha.
Berisha ka bllokuar seancën plenare çka shkaktoi edhe mbylljen e përkohshme te parlamentit. Berisha ka dalë live në Facebook dhe ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se ndaj opozitës po bëhet një shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjalës. Sa u përket akuzave të Taulant Ballës, Berisha u shpreh se tregon përralla babushkash.
“… Me parimet e parlamenteve moniste në të cilat opozita dhe fjala e saj nuk mund të dëgjohet. Ky parlament zotërohet nga një njeri i cili me bashkinë e tij  me xhelatët ka urrejtje ndaj opozitës. Ky  përdor gjuhën he zhargonin e një ordineri për të fyer popullin opozitar për të mbuluar vjedhjet e tij të mëdha, për të abuzuar me të gjitha pushtetet që mban  jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar,, për të pambrojtur të drejtat e shqiptarëve. Këta flasin këtu Evropën dhe përjashtojnë ish ministrin e jashtëm se s’pranojnë dot fjalën e tij. Diskutojnë për Evropën me hijen e tmerrshme që kanë bërë me djegësit dhe portin e  Durrësit Sot, Taulant Sharra i cili është defacto Gentian Sharra me kryebanditin me të cili n ka tenderë dhe afera nga më të pistat flet ne emër të vasalit të Vuçiçit dhe Putinit lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash. Rama është avokati i Vuçiçt dhe Putinit.”- tha Berisha.
Ka vijuar me debate seanca plenare ku deputeti Edmond Spaho ka kërkuar që të bëjë pjesë në listën e diskutantëve për integrimin.
“Kam kërkuar sipas rregullave, të diskutoj 10 minuta për integrimin, nuk jam vënë në listë. Unë jam deputet I pavarur, nuk më përfaqëson as Alibeau, as Tabaku, as Balla. Kushtetuta ma ka dhënë të drejtën që të diskutoj këtu. Nuk është hera e parë që e bëni. Do të vijë porti i Durrësit, prapë e njëjta gjë se do e bëni me marrëveshje, se keni interesa të përbashkëta, nuk duhet të flasin ne për çështjet më të rëndësishme, pse? Më fusni emrin në listë se është e lidhur me korrupsionin tuaj, pasaportat e arta, amnistinë.. unë e di që nuk e kam të drejtën e fjalës sepse ju jeni bedela, pa din, pa imam të atij që ulet në karrigen e parë dhe si ju janë edhe disa nga krahu jonë.”- tha Spaho.
Seanca plenare, Ina Zhupa: Kush ma ka dhunuar të drejtën time të fjalës
Deputetja Ina Zhupa kërkoi sot në seancë plenare që të flasë në lidhje me mocionin për debat në seancën e sotme plenare.“Në proces-verbal nuk gjeta fyerjet, sharjet e Palokës-Leskajt dhe se kuptoj pse u përjashtuan, së dyti për debatin… unë jam anëtare e grupit parlamentar të PD, kam kërkuar që të flas, më është thënë që më është hequr fjala, I bie që edhe ne dhe javën tjetër kur të diskutohet, të diskutohet vetëm nga këta në marrëveshje me opozitën, integrimi nuk është tango e dy grupeve, unë dua ta di kush ma ka hequr të drejtën e fjalës, kush është dhunuesi I fjalës sime”, tha Zhupa.

1668678638_taulantballa4770x4081.jpgPas fjalës së disa deputetëve të opozitës për të drejtën e fjalës lidhur me mocionin e kërkuar nga demokratët, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së. Balla u shpreh se ky veprim është thjesht një justifikim për të hequr vëmendjen nga diskutimet e progres raportit të integrimit evropian. Më tej Balla u shpreh se kjo gjë, metodë tashmë e ‘rublaxhinjve’ s’mund të lejohet më.

“Kërkesa ime është të kalohet direkt te progres raporti i integrimit evropian . Ka një përpjekje shumëvjeçare të rublaxhinjve, non gratës, për të penguar Kuvendin që të fokusohet në çështjet e integrimit evropian, po kjo s’mund të bëhet më.

Partneri i Kostandin Kostaçevit s’mund të pengojë kuvendin e Shqipërisë në diskutimin e progres raportit.”- tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj renditi një sërë çështjesh në Kuvend. Ai përmendi mocionin për debat për mandatin e Olta Xhaçkës duke thënë se nuk duan vetëm lexim të raportit. Po ashtu u ndal të gjuha e përdorur nga Rama në Kuvend duke i thënë zv.kryetares së Kuvendit se nuk ka guxim që të marrë masa.Edhe për Konferencën e Kryetarëve thotë se vendosën në shkelje që javën e ardhshme të diskutohet për Portin e Durrësit.

Alibeaj: Keni kërkesë të përsëritur për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama. Asnjëra nuk merr guximin. Keni për detyrim të shpreheni. E kuptoj mungesën e guximit, por duhet të shpreheni. E keni të shkruar në procesverbalin e seancës disa herë. Thatë më parë që në konferencën e kryetarëve ka pasur unanimitet dje. Nuk është e vërtetë. Pati debate të mëdha është ajo për javën e ardhshme, diskutimi për portin e Durrësit. Juve dje, mazhoranca, në Konferencën e Kryetarëve, në shkelje të hapur vendosët që debati për portin e Durrësit, ta kufizonit kohën e debatit. Jo vetëm që javës së kaluar e kaluat me procedurë të përshpejtuar vijuat dje që përsëri të kufizoni kohën e deputetëve për të folur. Duhet ta thonit të paktën këtë gjë.

Për çështjen e Xhackës, e kuptoj që keni marrë mision për ta mbrojtur. Nuk i dhatë të drejtë opozitës që të bënte pyetjen. Disa herë e shtyu për të mos u përballur me të vërtetën.

Felaj: Ju lutem cila është kërkesa juaj?

Alibeaj: Kërkohet debat, jo vetëm lexim i raportit apo tjetrës palë. Kërkohet debat. Çështje e konfliktit të interest që parlamenti nuk duhet të ketë në shkelje të ligjit. Për mocionin sot, është kërkuar nga grupi parlamentar i PD dhe vendosni kohë që çdokujt t’i krijohet mundësia secili që të flasë. Këtu nuk bëhet Pazar me askënd. Kushdo që përdor fjalë të lidhur me Ramën, të shitur te Rama, t’i tërheqë se është turpi i tyre.

Vokshi: Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit! Rama të përjashtohet nga Kuvendi për gjuhën banale

Deputetja Albana Vokshi ka kërkuar që të përjashtohet nga Kuvendi kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur në seancën e shkuar plenare.
“Të merret masë për Edi Ramën. Vajzat e mia në shtëpi janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Kam kërkuar nga të gjitha gratë deputete të distancohen. Kërkoj të merret masë dhe të përjashtohet Edi Rama për gjuhën vulgare dhe banale që ka përdorur në parlament”, tha Vokshi….

Teksa seanca plenare ka qenë e ndërprerë dhe Sali Berisha fliste në Facebook, pati një debat mes tij dhe ministrit Ulsi Manja.
“Ja iku dhe Xhaçka, investitorja jonë strategjike. Kjo është ministrja investitore strategjike”, tha Berisha duke iu drejtuar më pas Ulsi Manjës.
“Ulësi, vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd, prandaj bëhesh badigardi Ramës ti. Prandaj të sjell ty si binjak të Spiropalit”, tha Berisha duke kërkuar fjalën.
Ndërkohë që ministri i kujtoi disa herë humbjen e Berishës në Dibër.

 

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading

Politike

Duka kundër Berisha-Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se si e gjykon punën e bërë nga SPAK deri më tani, ai u shpreh se nga ana e SPAK është punuar. Duka theksoi se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Në fakt ka një ndryshim të madh drejtësia tani, me çfarë ka qenë më parë. Mirë që arritëm këtu, që asnjë të mos jetë i paprekshëm. Duhet që të shpejtohen në kohë dhe të mos kenë ndikim politik. Se dalin këta të opozitës që i thonë SPAK-ut, skap. Unë kam përshtypje pozitive, por duhet që të kemi durim.

Ne kemi ngjarje të kaluara që politikanët nuk kanë lënë gjë pa bërë, sikur e kanë pasur Shqipërinë të tyren, por kjo kohë ka ikur. Edhe Rama nëse ka bërë gjë se ka të lehtë, edhe mund ti dal. Sepse po shohim që në SPAK po shkojnë njerëz shumë të rëndësishëm. Kanë shkuar ministra, kryetar bashkish”, tha ai.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se partitë e vogla e kanë të vështirë mbijetesën nëse nuk ka koalicione.

“Partitë duhet që të hyjë me identitetin e tyre në zgjedhje. Nëse nuk ka koalicione, atëherë partitë e vogla, do hyjnë me lista të hapura dhe mbijetesa është shumë e vështirë. Duhet që të kenë identitet partitë.

Ndër të tjera, Duka ka mbështetur propozimet e Lulzim Bashës për zgjedhoren.

“Basha ato tezat që ka nuk është se i ka gabim. Ne në tryeza kur jemi ulur kemi ngulur këmbë tek listat e hapura dhe vota e  emigrantëve”, tha ai.

I pyetur se nëse vulën e Partisë Demokratike e merr Lulzim Basha nga gjykata, ai do të shkoj nga grupimi i Bashën, Duka tha se nuk do të shkon nga shkon vula. Duka ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në një grupim të madh.

“Unë nuk shkoj nga vula atje, ta ketë kush të dojë. Ne duhet që të bashkohemi në grupimin më të madh opozitar. Nuk shoh ndonjë frymë të re unë, nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën”, tha ai.

A i takon një opsioni për të kandiduar i vetëm në zgjedhje, ai u shpreh se dëshira është, por sipas tij është e pamundur me këtë kod zgjedhor.

“Është kjo dëshira që ne të kandidojmë vetëm, por nuk dalim dot. Me këtë kod është e pamundur”

Continue Reading

Politike

‘Arsyet pse mbështeta VMRO’/ Meta: E vërteta e raportit tim me Gruevskin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për ‘TV Shenja’ në Maqedoni ku ka treguar pse mbështeti VMRO gjatë zgjedhjeve dhe të vërtetën e raportit të tij me Gruevskin.

Meta shprehet se nuk ka ndërhyrë në garën midis partive shqiptare në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se ajo që ka vlerësuar tek VMRO, ishte qëndrimi më i qartë i saj, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Përsa i takon zotit Gruevski, Meta tha se nuk ka pasur ndonjë raport të veçantë me të.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ekziston një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Ilir Meta: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa i takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as  nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor.

Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft  positive, për shumë çështje delicate.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE, apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Ilir Meta: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Me zonjën Shekerinska kanë qenë të shkëlqyera. Me Vlado Buçskovksin mos gaboj, dhe ai SDM kanë qenë të shkëlqyera. Me të gjithë politikanët, e sidomos përfshirë Zaev, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, dhe jam shumë falenderues për respektin që ai ka treguar ndaj meje.

Apo dhe me zotin Kovaçeskvi kur e kam takur ditën e parë si kryeministër, kam një përshtypje shumë të mirë, por Ballkani I Hapur në dëm të gjithë rajonit mendoj unë, e në mënyrë të veçantë në dëm të shqiptarëve.

E sidomos, synonte asgjësimin e  Kosovës.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Ilir Meta: Nuk është detyra ime të flas, për çështje që I takojnë të kaluarës, ato I gjykojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe mendoj se ata kanë dhënë verdiktin e tyre, në një mënyrë plebishitare.

Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, përsa I takon zotit Gruevski, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, I një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin.

Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër.

60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa  i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sepse, nga vendin 94 që ishte në botë, arriti të jetë vendi i 10 në botë, dhe vendi i 5-të në Europë, pas vendeve të Europës Veriore. Dhe unë kam qenë që në vitin 2013, momentin që kemi bërë koalicionin me zotin Rama, kam vizituar vetë Shkupi 1 dhe Shkupi 2, dhe jam mahnitur, bëhet fjalë për para 11 vitesh.

Kam insistuar fort që, këto gjëra ne mund t’i bëjmë shumë lehtë në Durrës, mund ti bëjmë shumë lehtë në Fier që është buzë detit, apo në Vlorë, apo në Lezhë, kudo.

Sepse, kur Maqedonia e Veriut përdor faktin që është 200 e ca km. larg Durrësit, për të tërhequr investitorët e huaj. Përse ne që jemi në Durrës mos e bëjmë këtë gjë?

Por, nuk ka pasur asnjë vullnet nga zoti Rama, dhe nga qeveria e tij, apo Rilindjes, siç e quaj unë, për një gjë të tillë.

Për të shndërruar Shqipërinë në një vend që prodhon, në një fuqi eksportuese, siç praktikisht u realizua të jetë projekti i tij  për Maqedoninë, nëpërmjet Invest Maqedonia mos gaboj, që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Apo, programet e tij në fushën e bujqësisë, ku mbështetja për të erdhi në mënyrë progresive, dhe të pandalshme.

Pra, mendoj për çdo politikan duhet të vlerësojmë, atë që është arritur, dhe duhet të mësojmë nga gabimet që ai ka bërë, sikurse ne të gjithë bëjmë gabimet tona.

Përsa i takon udhëheqjes së re të Maqedonisë VRMO., unë mendoj që është një udhëheqje fantastike, është mjaft serioze, nga përvoja që unë kam pasur në komunikim me ta.

Janë shumë të drejtpërdrejtë, dhe janë po po, jo jo. Dhe unë besoj se ata, do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e Maqedonisë përsëri, sidomos përsa i takon klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Pyetje: Përmendëm, që zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, dhe kanë filluar dhe negociatat mes VRMO. dhe DPMNE, dhe vlejnë. Ndërkohë fituese, tek pjesa  shqiptare në këto zgjedhje,  ishte Fronti Europian. Si e konsideroni anashkalimin e ligjimitetit shqiptar?

Ilir Meta: Shiko, nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Unë jam I bindur në çdo rast, se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, që tashmë është anëtare e NATO-s.

Dhe për rrugën europiane që ka nevojë të marri një ritëm të ri. Dhe unë besoj shumë, se lidershipi I ri, i ka të gjitha kapacitet për ta përshpejtuar këtë rrugë europiane.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING