Connect with us

Kosova

Ndarja e Kosovës mbi tavolinë, alarmon eksperti amerikan: Është e vështirë të imagjinohet se…

Çështja e shkëmbimit të territoreve është një nga temat më të ndjeshme për Kosovën, që u ri-aktualizua së fundi dhe kujtojmë se ajo pati gjetur mbështetje në administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, por edhe tek përfaqësues të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, përpos në Kosovë, u kundërshtua fuqishëm nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

Në Forumin e Paris, kryeministri Kurti ka thënë se qëllimi i përhershëm i Serbisë është ndarja e Kosovë dhe argument për këtë ka përmendur sulmin në Banjskë, nga grupi paraushtarak serb.

Ai tha edhe se me grupin paramilitar, Serbia ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të situatës në veri, deri në kaos, në mënyrë që të ketë mundësi te fusë ushtrinë e saj në Kosovë.

E së fundmi për këtë çështje ka folur gjithashtu Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ri përcaktimit të kufijve mund të çojë në një luftë të re në Ballkanin Perëndimor.

Në lidhje me këtë temë ka folur eksperti amerikan Alon Ben Meir. Ai i dha të drejtë Gërvalles, duke shtuar që shkëmbimi i territoreve nuk do të bëhet asnjëherë me dëshirë nga Kosova dhe kjo do të arrijë të sjellë konflikte të reja.

Më tej, eksperti amerikan përmendi disa nga shqetësimet nëse një gjë e tillë me territoret realizohet. Sipas tij, është vështirë të imagjinohet se çfarë do të ndodhte nëse një shkëmbim i tillë do të bëhej.

“Kur ideja e shkëmbimeve territoriale u përfol në vitin 2018, ajo u prit me kujdes dhe shqetësim. Karin Kneissl, ministrja e jashtme austriake në atë kohë, tha:

“Unë nuk dua të jap leksione, por ndryshimet e kufijve kanë sjellë gjithmonë probleme” kurse homologu i saj nga Luksemburgu, paralajmëroi rreziqe të mundshme nga ‘prerja e gjërave në copa’. Aktualisht, ka tetë mosmarrëveshje kufitare në Ballkan, secila me kompleksitetin dhe potencialin e vet për përshkallëzim: Gjiri i Piranit, një kufi detar midis Sllovenisë dhe Kroacisë; gadishulli i Prevlakës, i kontestuar nga Kroacia dhe Mali i Zi; Kufiri i Kosovës me Serbinë, pasi kjo e fundit ende pretendon të parën si territor të saj; Backa Palanka, pranë një zone të pretenduar nga Kroacia dhe Serbia; tre vende të kontestuara në kufirin boshnjak-serb: Manastiri Prohor Pçinjski, i pretenduar nga Serbia dhe Maqedonia; Neum, një port boshnjak në detin Adriatik me zona të kontestuara nga Kroacia; dhe së fundi, kufiri detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të ndodhte sapo të fillonin shkëmbimet territorial…asgjë përveç kaosit dhe destabilitetit që do të përfshinte rajonin, gjë që duhet shmangur me çdo kusht” – potencoi Alon Ben Meir.

Kosova

Treshja që organizoi sulmin e Banjskës, politikani serb tregon listen me emra

Kryetari i Lëvizjes qytetare në Serbi, ‘Odgovor’ Boban Bogdanoviç, ka nisur një fushatë për krimet e kryera nga ana e Beogradit ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Ai ka thënë se zyrtarisht ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Për mbështetje ndaj Kosovës, Bogdanovic tha se vitin e kaluar është intervistuar nga BIA serbe.

Ai gjithashtu eshte shprehur se në nëntor ka ikur nga Serbia dhe ka kërkuar azil jashtë shtetit të tij, për shkak se i është rrezikuar jeta pas gjithë aktiviteteve politike që ishin të drejtuara drejt njohjes përfundimtare të Republikës së Kosovës dhe krijimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kam shpalosur planin të cilin Aleksander Vulini dhe funksionarët e lartë të shërbimeve sekrete ruse ishin dakorduar për sulmin e dytë që do të duhej të bëhej nga Milan Radoiçiçi. Jam i bindur se pas kësaj, pasi kam alarmuar bashkësinë ndërkombëtare dhe publikun në Kosovë shpresoj se nuk do të ndodh ky plan, por gjithsesi edhe nuk mund të përjashtohet sepse Vuçici po humb durimin dhe besoj se shumë shpejt ka për të pasuar diçka shumë me të keqe se ç’ka ndodhur në Banjskë vitin e kaluar” –  deklaroi Bogdanoviç duke shtuar se SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë që terroristi i dëshmuar Milan RadoiçiC t’i dorëzohet gjyqësorit të Kosovës ose institucioneve ndërkombëtare.

“Ai nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdojë të jetojë në Serbi. Dëshmitë që  ka RadojiçiCi për aktivitetet dhe veprimet kriminale të presidentit Aleksander Vuçic janë aq të shumta, sa më shumë e mban në grusht Radoiçiçi, Vuçiçin se sa e kundërta” – theksoi Bogdanoviç duke potencuar se “Treshja që ka organizuar Banjskën janë Vuçici, Vulini dhe Vojsillovici, kurse kzekutues ka qenë Radoiçici”.

Continue Reading

Kosova

Edhe kushtetuesja kundër, ja pse ‘kokat e Europës’ ngritën murin para KiE

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe teksa kjo po kërkohet nga shtetet e fuqishme anëtare të KiE, Franca, Gjermania dhe Italia, si kusht që Kosova të bëhet anëtarja e 47-të e KiE-së.

Sipas ekspertit amerikan, këto tri shtete nuk presin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ta miratojë Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Perspektiva në këtë moment që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës pa rënë dakord më parë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, praktikisht nuk ekziston. Gjermania, Franca dhe Italia në veçanti e bënë të qartë shumë javë më parë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës duhet të paraprihet nga zbatimi i Asociacionit nga Kosova. Përpjekja e kryeministrit Kurti për ta kthyer këtë rregull duke u bërë fillimisht anëtar i Këshillit të Evropës në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thjesht u refuzua, sepse të tre vendet nuk besojnë apo presin që Gjykata domosdoshmërisht të miratojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe mund ta gjejë atë në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës” – ka deklaruar Ben-Meir duke potencuar se “Për më tepër, Kurti në thelb e ka humbur kredibilitetin e tij në Këshillin e Evropës dhe më tej, Këshilli i Evropës nuk pritet ta vendosë në agjendën e komitetit të ministrave shqyrtimin e pranimit të Kosovës në këtë organizatë”.

Continue Reading

Kosova

Kori i Perëndimit dënon veprimet e Kurtit në veri, të pakordinuara dhe përshkallëzuese

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës deklaroi nëpërmjet një postimi në platformën “X” se është e shqetësuar për mbylljen nga Policia e Kosovës të gjashtë filialeve të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, duke vlerësuar ndër të tjera se “veprimet e pakoordinuara” mund t’i “përshkallëzojnë tensionet” ekzistuese.

“Jemi të shqetësuar se veprimet e policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së dinarit në Kosovë” – theksoi ambasada britanike, dhe kërkoi nga autoritetet kosovare të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog nën kujdesin e Bashkimit Evropian.

Policia e Kosovës në një komunikatë mbi aksionin e zhvilluar të hënën në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë, njoftoi se është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave, përkatësisht rreth 1 milion e 600 mijë euro dhe 74 milionë e 700 mijë dinarë në funksion të “vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë” në këtë zonë.

“Kosova I dha prioritet veprimeve te njëanshme dhe përshkallëzuese perpara bashkëpunimit dhe dëmtoi përpjekjet për arritjen e normalizimit” – me keto fjale ka reaguar Bashkimi Evropian deklaroi nëpërmjet një komunikate për shtyp ku shprehet se është i shqetësuar për mbylljen nga Policia e Kosovës të gjashtë filialeve të “Bankës Kursimore të Postës” të Serbisë në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, duke shtuar se aksioni i fundit dëshmoi se autoritet kosovare zgjodhën veprimet e njëanshme para bashkëpunimit me aleatët.

“Operacionet e së hënës dëshmojnë edhe një herë se autoritetet e Kosovës u japin prioritet veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara më shumë sesa bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët në terren” – deklaroi në një komunikatë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke vlerësuar ndër të tjera se “veprimet e pakoordinuara” mund t’i “përshkallëzojnë tensionet” ekzistuese.

Edhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, kanë thënë se i ka përcjellë me “shqetësim” veprimet e autoriteteve kosovare në Veri të vendit, pas mbylljes nga Policia e Kosovës të gjashtë degëve të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në Veri.

Continue Reading

Kosova

‘Perëndimi nuk i beson më Kurtit’, ja çfarë shkruan gazeta e njohur zvicerane

“Kosova do të vazhdojë të presë pranimin në Këshillin e Evropës, pasi Perëndimi në këtë mënyrë po i bën presion Albin Kurtit, i cili tradhtoi besimin e partnerëve të tij” – kështu vlerëson në analizën e saj gazeta zvicerane Noe Zircher Zeitung (NZZ).

“Thuhet se për një kohë të gjatë dukej se kthimi i tokës kishtare  Manastirit te Deçanit do të ishte kushti i fundit. Por më pas shtetet perëndimore – Gjermania, Franca dhe Italia – i kujtuan Kosovës formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Javën e kaluar, Prishtina thuhej se u dorëzua në minutën e fundit dhe premtoi se do të dërgonte draftin e saj të statutit e asociacionit për shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese në Prishtinë. Megjithatë, ambasadat e vendeve perëndimore u përgjigjën se kjo nuk mjafton – ata po kërkojnë hapa konkretë në krijimin e asociacionit, për të cilën është rënë dakord plot njëmbëdhjetë vjet më parë. Në ministritë perëndimore të punëve të jashtme, shkruan NZZ, “janë të bindur se Albin Kurti lëviz vetëm nën presion të madh”.

“Bashkësia e Komunave në fakt nuk ka asnjë lidhje me Këshillin e Evropës, është temë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, aty ku Perëndimi me çdo kusht kërkon përparim. Kurti në anën tjetër nuk ka besim në atë proces. dhe në vend të kësaj po përpiqet ta çojë Serbinë drejt një fakti të kryer”, theksohet në median e Zyrihut. Kjo përfshin, thuhet ne tekst, heqjen e dinarit serb ose ndalimin e  hyrjes së Patriarkut Porfirije në Kosovë.

“Kështu, Kurti nuk po dëmton vetëm Beogradin, por rregullisht edhe aleatët perëndimorë, të cilët permes KFOR-it garantojnë sigurinë e vendit. Në fillim të vitit, Uashingtoni e shprehu veçanërisht qartë zhgënjimin e tij për këtë”, shton gazeta e respektuar zvicerane. Teksti vlerëson gjithashtu se mosmarrëveshje te tilla janë një problem i madh për Kosovën, e cila është shumë e vetëdijshme për mbështetjen ndërkombëtare.

“Nga ana tjetër, duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Kosovës dhe Perëndimit, rrezikon të krijohet përshtypja se po matet me matës të ndryshëm” – vlerëson gazeta.
“Nëse Komuniteti i Komunave Serbe është me të vërtetë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, atëherë të gjitha palët duhet të avokojnë për pranim të shpejtë në Këshillin e Evropës gjithsesi. Si qytetarë të një shteti anëtar, përfaqësuesit e pakicave do të mund të mbrojnë të drejtat e tyre para Gjykates për të drejtat e njeriut” – thekson media zvicerane.

Continue Reading

Kosova

Na ishte njëherë dashuria me Kosovën, emisari Escobar flet për herë të fundit

Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili së shpejti do të marrë një angazhim tjetër në kuadër të diplomacisë amerikane, në një intervistë për Këshillin Atlantik ka folur për raportin mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ai ka thënë se në të kaluarën raporti i SHBA-së dhe Kosovës ka qenë më i mirë dhe e ka cilësuar si një raport sfidues.

Diplomati amerikan ka deklaruar se SHBA mbetet e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial e sigurinë e Kosovës dhe një gjë e tillë s’do të ndryshojë kurrë.

Gjithashtu emisari u shpreh se SHBA ka një lidhje tepër të thellë me popullin e Kosovës dhe se mbetet një shtet shumë pro-Kosovës. Ai tja se kudo që udhëton e ka ndjenjën reciproke që populli i Kosovës janë pro-amerikan.

Sipas tij, kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit, megjithatë shtoi se s’është sekret që raporti mes dy vendeve ka pasur sfida. Këtu Escobar përmend të pasurit e një vizioni të përbashkët për rajonin dhe për atë se si mund të avancohet projekti kombëtar i Kosovës.

Ai gjithashtu ka shtuar se shpreson që do të vazhdohet përmirësimi i raportit në mes të SHBA-së dhe Kosovës dhe tha se jo vetëm SHBA, por edhe nga i gjithë QUINT ka vetëm vullnet të mirë për të përmirësuar raportin me Kosovën.

“Do të thoja që Kosova ka pasur një raport të mirë me SHBA-në në të kaluarën. Është një raport sfidues. Siç kam thënë më parë, SHBA është e përkushtuar plotësisht për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë kurrë. Kemi një raport tepër të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë. SHBA mbetet shumë pro-Kosovës.

Kudo që udhëtojë unë e kam atë ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan. Kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit.

Por thënë këtë, s’është sekret që kemi pasur sfida në të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe se si mund të punojmë bashkë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës. Unë shpresoj që do të vazhdojmë të përmirësojmë këtë raport. Dhe mund të them që ka veçse vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në gjithë QUINT-in për të përmirësuar raportin” – ka deklaruar Gabriel Escobar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING