Connect with us

Kosova

‘Perëndimi nuk i beson më Kurtit’, ja çfarë shkruan gazeta e njohur zvicerane

“Kosova do të vazhdojë të presë pranimin në Këshillin e Evropës, pasi Perëndimi në këtë mënyrë po i bën presion Albin Kurtit, i cili tradhtoi besimin e partnerëve të tij” – kështu vlerëson në analizën e saj gazeta zvicerane Noe Zircher Zeitung (NZZ).

“Thuhet se për një kohë të gjatë dukej se kthimi i tokës kishtare  Manastirit te Deçanit do të ishte kushti i fundit. Por më pas shtetet perëndimore – Gjermania, Franca dhe Italia – i kujtuan Kosovës formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Javën e kaluar, Prishtina thuhej se u dorëzua në minutën e fundit dhe premtoi se do të dërgonte draftin e saj të statutit e asociacionit për shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese në Prishtinë. Megjithatë, ambasadat e vendeve perëndimore u përgjigjën se kjo nuk mjafton – ata po kërkojnë hapa konkretë në krijimin e asociacionit, për të cilën është rënë dakord plot njëmbëdhjetë vjet më parë. Në ministritë perëndimore të punëve të jashtme, shkruan NZZ, “janë të bindur se Albin Kurti lëviz vetëm nën presion të madh”.

“Bashkësia e Komunave në fakt nuk ka asnjë lidhje me Këshillin e Evropës, është temë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, aty ku Perëndimi me çdo kusht kërkon përparim. Kurti në anën tjetër nuk ka besim në atë proces. dhe në vend të kësaj po përpiqet ta çojë Serbinë drejt një fakti të kryer”, theksohet në median e Zyrihut. Kjo përfshin, thuhet ne tekst, heqjen e dinarit serb ose ndalimin e  hyrjes së Patriarkut Porfirije në Kosovë.

“Kështu, Kurti nuk po dëmton vetëm Beogradin, por rregullisht edhe aleatët perëndimorë, të cilët permes KFOR-it garantojnë sigurinë e vendit. Në fillim të vitit, Uashingtoni e shprehu veçanërisht qartë zhgënjimin e tij për këtë”, shton gazeta e respektuar zvicerane. Teksti vlerëson gjithashtu se mosmarrëveshje te tilla janë një problem i madh për Kosovën, e cila është shumë e vetëdijshme për mbështetjen ndërkombëtare.

“Nga ana tjetër, duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Kosovës dhe Perëndimit, rrezikon të krijohet përshtypja se po matet me matës të ndryshëm” – vlerëson gazeta.
“Nëse Komuniteti i Komunave Serbe është me të vërtetë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, atëherë të gjitha palët duhet të avokojnë për pranim të shpejtë në Këshillin e Evropës gjithsesi. Si qytetarë të një shteti anëtar, përfaqësuesit e pakicave do të mund të mbrojnë të drejtat e tyre para Gjykates për të drejtat e njeriut” – thekson media zvicerane.

Advertisement

TRENDING