Connect with us

Politike

Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Meta: Qëndrimi i Ramës në shërbim të Vuçiç

– Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme për mardhënien Kosovë-Serbi, ndërsa është ndalur edhe tek raporti i kryeministrit Edi Rama, me homologun e tij Albin Kurtin. Në një intervistë për Radio Dukagjini, Meta shprehet se Edi Rama ka bёrё dhe bёn shёrbime tё vazhdueshme anti-Kosovё. Sipas Metës qasja që Rama ka treguar ndaj çështjes është në shërbim të Vuçiç.

“E kemi shumё tё qartё se zoti Rama ёshtё njё nga iniciatorёt kryesor edhe pse inferior pasi superior ka qenё gjithmonё Vuçiҫi i atij procesi qё ndёrroi tri emra nga ‘Mini-shengen’ deri te ‘Ballkani i hapur’ njё process i cili ishte si kundёrvёnie ndaj procesit tё Berlinit dhe process i cili synonte tё asgjёsonte praktikisht Kosovёn. Mos tё harrojmё qё ai (Rama) ishte edhe nxitёs i ҫёshtjes sё ndryshimi tё kufijve me idenё gjoja do arrihej njё zgjidhje e madhe duke e hapur kёshtu ‘Kutinё e Pandorёs’ e cila i shёrbente jo vetёm synimeve tё Serbisё po sidomos tё Rusisё nё njё moment kritik jo vetёm pёr ballkanin po pёr kontinentin. Po kёshtu ёshtё ai qё e hodhi nё gjyq si kryeministёr i Shqipёrisё, Kryeministin e Kosovёs, Ramush Haradinaj”, thotë Meta ndër të tjera.

Advertisement

TRENDING