Connect with us

Bota

Në Turqi rinis gjyqi në mungesë për vrasjen e gazetarit Khashoggit

Në Turqi ka rinisur gjykimi i burrave që akuzohen për vrasje të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Stamboll më 2018.

Në këtë proces, 20 zyrtarë sauditë po gjykohen në mungesë.

Khashoggi, kritiku i njohur i princit saudit, Mohammed bin Salman, është vrarë nga një ekip i agjentëve sauditë brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Turqi.

Turqia ka thënë se ai është vrarë dhe më vonë është copëtuar.

Në mesin e të pandehurve janë dy ish-ndihmës të princit, të cilët e mohojnë përfshirjen në këtë rast.

Një mik i ngushtë i Khashoggit, disidenti politik nga Egjipti, Ayman Noor, u ka thënë gazetarëve se ai është ndjerë i kërcënuar nga njerëzit e afërt me princin saudit të kurorës.

Ai ka deklaruar se Khashoggi i ka thënë se është kërcënuar personalisht nga cari i mediave saudite, Saud al-Qahtani.

“Noor ka thënë se Khashoggi ka raportuar se është kërcënuar nga Saud al-Qahtani nga viti 2016”, ka thënë Rebecca Vincent nga Reporterët pa Kufij, teksa ka raportuar nga dhoma e gjyqit.

“Khashoggi ka folur për një bisedë telefonike me Qahtanin kur ai ka qenë duke jetuar në Uashington, duke thënë se ai e di se ku janë duke jetuar ai dhe fëmijët e tij. Nour ka thënë se Khashoggi ka qarë, gjë e cila ka qenë e pazakonshme, dhe se ka qenë i frikësuar”.

Arabia Saudite, e cila ka refuzuar kërkesat e Turqisë për ekstradim, ka dënuar tetë persona lidhur me këtë vrasje, një vit më parë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *