Connect with us

Aktualitet

Njoftim për shtyp – Rezultatet e studimit mbi produktet mjekësore veterinare në Shqipëri

Published

on

Përdorimi i gjerë i ilaçeve anti-inflamatore (NSAIDs) dhe antibiotikëve në ferma blegtorie
përbën një kërcënim tejet serioz për popullatën e shkabave. Për të përfituar një kuadër më të
kuptueshëm të legjislacionit përkatës, si dhe për të identifikuar alternativa të mundshme ndaj
përdorimit të këtyre medikamenteve të rrezikshme, PPNEA ndërmori një studim mbi
legjislacionin ekzistues për Produktet Mjekësore Veterinare (PMV) në Shqipëri. Akoma më tej,
ky studim kishte si qëllim përfitimin e informacionit dhe kuptimin e implementimit ligjor mbi
përdorimin, tregtimin dhe kontrollin gjatë transportit të PMV-ve në vendin tonë.
Konkluzionet e nxjerra nga ky studim tregojnë që Shqipëria zotëron një legjislacion të plotë mbi
përdorimin, prodhimin, tregtimit dhe importin e PMV-ve, duke mos përjashtuar kujdesin
shëndetësor të bagëtive, apo riprodhimin e tyre. Në Republikën e Shqipërisë, një ligj i
përgjithshëm dhe një rregullore drejtojnë të gjithë aktivitetet lidhur me tregtinë e kafshëve,
blegtorinë, kontrollin veterinar, punën profesionale veterinare, si dhe prodhimin, përdorimin apo
tregtimin e MPV-ve, duke mos përjashtuar prodhimin dhe tregtimin e nënprodukteve të
kafshëve. Ky legjislacion është ndërtuar për të siguruar edhe shëndetin e kafshëve apo sigurinë e
ushqimeve që derivojnë nga to. Pavarësisht këtij kuadri ligjor të plotë, gjatë kërkimit u
identifikuan disa pengesa në implementimin e suksesshëm të disa elementeve, të cilat kanë
rezultuar në situatat më poshtë:
 Tarifa të larta regjistrimi;
 Mungesë veterinerësh në Pikat e Kontrollit Kufitar;
 Nevojë urgjente për publikimin e një liste aktive të PMV-ve, për të mundësuar aksesimin
nga çdo veteriner në shqipëri të secilit produkt të listuar aty; dhe
 Pajisja e laboratorit shtetëror veterinar me kitet e nevojshme për zbulimin dhe
hulumtimin e shpendëve të helmuar në mënyrë që të vlerësohen rreziqet e disa ilaçeve
anti-inflamatore të përdorura në një rajon të caktuar apo gjatë një periudhe të caktuar.

Në mënyrë që këto ligje të bëhen më jetëgjatë e më të aplikueshme nevojitet të përmbushen të
gjitha këto pengesa apo mangësi të identifikuara gjatë këtij kërkimi shkencor. Përmbushja e tyre
do të rezultonte në një implementimin më të mire të kuadrit ligjor, duke sjellë një efekt pozitiv në
ruajtjen e shkabave.
Ky raport është kryer në kuadër të projektit të LIFE “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”, i financuar
nga Komisioni Evropian, me bashkëfinancimin e fondacionit “A.G. Leventis”, i cili po
implementohet nga partnerë të ndryshëm të organizatës BirdLife International.

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 19.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

‘Pasaporta e artë’, BE kundërshton ashpër: Rrezik…

Published

on

By

Qeveria shqiptare kërkon të tërheq të pasurit e huaj duke u dhënë shtetësi shqiptare por projekti kundërshtohet prerazi nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe këtë ia ka bërë të ditur. Delegacioni e paralajmëron qeverinë shqiptare se projekti i saj bie ndesh me ligjet e BE-së, ndërkohë që vendi pas hapjes së negociatave duhet të punojë për përafrimin e legjislacionit me atë të Unionit. Ky projekt është një rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin, thekson delegacioni.

“Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE-së, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE-së”.

Ndërkohë, rreziqet që përmend delegacioni kanë të bëjnë me faktin që përmes një skeme të tillë, mund të sjellë në Shqipëri njerëz të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta”.

Gjithashtu delegacioni nënvizon se aplikimi i këtyre skemave nga vendet e treta me qasje pa viza në Bashkimin Evropian e shqetësojnë Unionin. Kjo pasi:

“Mund të përdoren për të anashkaluar procedurën e rregullt të vizave për qëndrim të shkurtër të BE-së dhe vlerësimin e thelluar të rreziqeve individuale migratore dhe të sigurisë që kjo sjell”.

Vendimin qeveria  e ka marrë ndërkohë që Komisioni Europian u ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së që të ndërpresin menjëherë skemat e shtetësisë për investitorët, duke e lidhur këtë në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në këtë reagim që Delegacioni i BEsë në Tiranës e ka dhënë për Birn, saktëson se Komisioni Evropian do të vazhdojë të ndjekë çdo zhvillim që lidhet me futjen e mundshme të një skeme të shtetësisë për investitorët në Shqipëri.

Continue Reading

Aktualitet

PORNOGRAFIA ARTISTIKE SHQIPTARE NE ‘REALITY SHOW’, NGA FABIAN ZHILLA, EDITORIAL NTV.AL

Published

on

By

 

Continue Reading

Aktualitet

Flori në Shqipëri, ja zonat ku po kërkohet…

Published

on

By

Në Librazhd dhe në Mirditë do të nisin kërkimet për flori.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë njoftimin për subjektet e interesuara për kërkimet e mineraleve.

Sipas njoftimit afati për ofertat e subjekteve është deri mbaron më 6 shtator.

Gjithashtu do të zhvillohen kërkime edhe në dy zona të tjera minerare, në Mirditë edhe Skrapar, për bakër dhe mineral ranor pllakor përkatësisht.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
3.
4. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.
5. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

Continue Reading

Aktualitet

KEMBIMI VALUTOR, DATA 19.08.2022, NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING