Connect with us

Lifestyle

Paratë, shkaku kryesor i grindjeve mes çifteve

Menaxhimi i jetës së përditshme dhe paratë janë motive themelore për kriza në çift.

Cesare Rimini, avokat martesor, shpjegon rëndësinë e sferës ekonomike. “Për çështjet e parave flitet më pak se për të tjerat, e megjithatë ato janë një motiv i madh konflikti”, thotë ai.

Ja cilat janë situatat më të rrezikshme në sferën e parave: Kur njëri nga të dy shpenzon më shumë, kurse tjetri përpiqet të kursejë.

  • Kur të dy partnerët janë gjithnjë duke bërë llogaritë e shpenzimeve për t’i ndarë ato barabar.
  • Kur nuk ka qartësi në llogaritë bankare; për shembull, kur është një llogari e përbashkët ku bëhen hyrjet dhe ku të dy partnerët marrin për të bërë shpenzimet personale.
  • Nëse gruaja fiton më shumë, kjo mund të shkaktojë problem sidomos në mjediset social-kulturore ku burri është shtylla e familjes.

Marrëdhëniet e ndryshme me paratë mund të shkaktojnë ndarjen, sepse janë tregues të besimit reciprok.

Gjithashtu, janë edhe mjete lufte për pushtetin në çift, një nga shkaqet tipike për pështjellim. Përballë parave shpesh ngrenë krye pyetjet: “Sa vlej për ty?”, “Jam unë më i rëndësishëm apo paratë?”.

Lifestyle

A e dini se edhe sytë “digjen” nga dielli? Çfarë duhet të bëni për t’i mbrojtur

    

Ka gjithmonë një pjesë të fytyrës suaj që nuk mbroni si duhet, sytë tuaj. Gjatë dhe pas pushimeve të verës, shumë njerëz ankohen për probleme të syve dhe shikimit. Mjaft persona përjetojnë shqetësime sikur kanë copëza prej qelqi në sytë e tyre. Këto janë shenja që sinjalizojnë fotokeratitin. Fotokeratiti është në thelb një djegie nga dielli në pjesën e përparme të syrit tuaj, që quhet kornea.

Ashtu si djegia e lëkurës nga dielli mund të jetë e dhimbshme, fotokeratiti sjell shqetësime serioze në sy.

Përveç ndjenjës së “copëzave të xhamit”, fotokeratiti shkakton skuqje, shikim të paqartë, ndjeshmëri ndaj ndriçimit dhe në raste të rralla edhe humbje të përkohshme të shikimit. Sa më gjatë t’i ekspozoheni sytë ndaj rrezeve UV, aq më të rënda mund të jenë simptomat, thonë specialistët.

Gjendja, gjithashtu, mund të shkaktohet nga reflektimet nga dielli, kur pasqyrohet në ujë ose shkëmbinj të bardhë dhe rërë.

Për fat të mirë, dëmtimi i syve nga dielli, zakonisht nuk është i përhershëm. Njëlloj si djegiet në lëkurën tuaj, fotokeratiti zgjat vetëm për disa ditë, thonë ekspertët.

Rreziku i dëmtimit të përhershëm është i ulët nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV është kufizuar në pjesën e përparme të syrit, te kornea.

Megjithatë, nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV ndikon tek retina, që ndodh nëse shikoni direkt në diell, ekziston një rrezik më i madh dhe më serioz i problemeve të përhershme me shikimin.

Ndërsa sytë tuaj shërojnë nga fotokeratiti, ata mund të trajtohen duke përdorur pika të syrit, pika antibiotike, ose pomadë të rekomanduara nga një mjek okulist.

Ashtu si mbroni lëkurën tuaj nga dielli, është e rëndësishme të mbroni sytë tuaj për të parandaluar ndonjë djegie.

Ndërkohë që, pa dyshim, nuk vendosni kremin kundër djegies në sy, por duhet të lyeni gjithmonë kapakun e syve tuaj.

Një studim zbulon se njerëzit kanë tendencë të lënë pa trajtuar me krem kundër djegies rreth 10 për qind të fytyrës së tyre – duke përfshirë zonën e syve.

Lëkura e hollë dhe e ndjeshme rreth syve është zona ku ndodhin 10 për qind të rasteve të kancerit të lëkurës. Prandaj është shumë e rëndësishme të siguroheni që po mbroni të gjithë zonën e syve nga rrezet e dëmshme.

Continue Reading

Lifestyle

Lëngu i lakrës së kuqe, si ta përdorni për veshkat, mëlçinë dhe tretjen

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin.

Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Në të njëjtën sasi  mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin.

Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë.

Në këtë artikull do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.

Për pastrimin e mëlçisë
Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, rekomandohet:

Përbërësit:
Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare
Një panxhar mesatar
Kokrrat e një shege
Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar.
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për shëndetin e veshkave
Përbërësit:
1 tufë me kopër
Gjysëm molle jeshile,
3 gota uji me lakër të kuqe të grirë.
Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht.

Lëngu i lakrës së kuqe për tretjen
Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes.

Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit:
2 gota uji me lakër të kuqe të grirë
3 kërcenj selinoje
Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë
Gjysma e një molle jeshile
Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave.

Lëngun pijeni menjëherë.

Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës.

Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme.

Continue Reading

Lifestyle

Çiftet e zodiakut që mund të drejtojnë një biznes së bashku

BINJAKËT – PESHORJA

Binjakët dhe Peshorja e kuptojnë njëri-tjetrin me sy. Ata me shumë mundësi do të kenë një biznes që përfshin shërbimin ndaj klientit dhe marrëdhëniet me publikun. Suksesi është i garantuar sepse ata kanë qëllime dhe praktika të përbashkëta.

VIRGJËRESHA – BRICJAPI

Forca në unitet. Këtu po flasim për një çift shumë efikas. Virgjëresha është një “milingonë” në punë, nuk ndalet së punuari dhe Bricjapi është i përsosur në menaxhimin e biznesit. Qëllimi i tij është vetëm suksesi dhe fitimi dhe ai do të bëjë gjithçka për ta arritur atë.

LUANI – DASHI

Nëse këta të dy mund të lënë pak mënjanë egon e tyre dhe të bien dakord se kush është në krye të biznesit, atëherë ju e dini se ata mund të arrijnë gjëra të mëdha. Sepse të dy janë liderë, synimi i tyre është paraja dhe jeta e mirë dhe bëjnë gjithçka për të fituar para dhe për të kënaqur shijet e tyre.

DEMI – AKREPI

Këtu po flasim për çiftin që mund të krijonte një perandori, jo thjesht një biznes. Dy shenjat që kanë paratë në gjak, dinë t’i bëjnë, kanë këmbëngulje, obsesion dhe efikasitet të madh. Ata nuk ndalen para asnjë pengese dhe mbi të gjitha vënë interesin e familjes, sigurinë dhe stabilitetin financiar dhe mirëqenien e saj.

GAFORRJA – UJORI

Nëse ky çift do të hapte një biznes, do t’ia dilnin për mrekulli dhe kjo sepse Gaforrja është “mjeshtre” në menaxhimin financiar, por edhe e rezervuar, ndërsa Ujori është novator dhe do të jepte ide që askush tjetër nuk do t’i kishte menduar.

Continue Reading

Lifestyle

Pse është më mirë të bëni një dasmë të vogël?

Një çift mesatarisht shpenzon shumë para për dasmën e tyre.

Kur ia shtoni kësaj shume edhe “dramën” familjare të pashmangshme dhe listën e gjatë të detajeve, vetëm shpenzimet emocionale mund të jenë të pallogaritshme, shkruan EO.

Konsiderojeni një dasmë intime (dasmë me pak të ftuar).

Dasmat e tilla kanë shumë më pak stres sesa planifikimi i një ngjarje ekstravangte me 250 të ftuar.

Përpos këtij fakti, janë edhe disa arsye që i gjeni më poshtë e që mund t’ua ndryshojnë mendjen – nga një dasmë plot luks e të ftuar, në diçka shumë më të thjeshtë, festë mes familjes e miqve për kurorëzimin e dashurisë suaj.

Lista e mysafirëve e reduktuar

Nuk ka më diskutime nëse do të ftoni vetëm një kushëri për secilën familje, apo do t’i ftoni me fëmijë ose jo. Thjesht ftoni prindërit tuaj, familjen e ngushtë dhe miqtë e festoni me ta.

Kur lista e mysafirëve reduktohet, shumica e njerëzve e kuptojnë pse nuk i keni ftuar.

Peshojeni nëse është më mirë të mos i njihni të ftuarit tuaj apo të gëzoheni për praninën e secilit në festën tuaj.

Dekore të “pakufizuara”

E keni dëshiruar gjithmonë atë setin e pjatave të shtrenjta? Blini. Keni ëndërruar që ajo kompania që e keni parë në Instagram të bëjë dekorimin e ambientit të dasmës suaj? Thirreni.

Kur keni për të rregulluar një tavolinë (mendoni: një darkë super-elegante) ose një dhomë të vogël, nuk ka presion – sidomos kur është fjala për portofolin tuaj.

Megjithatë, do ta keni dasmën tuaj të ëndrrave

Një tortë e mrekullueshme, lulet që i doni, fotografi plot dashuri, lista e këngëve që keni dëgjuar që kur keni qenë nëntë vjeç?

Asnjë nga këto gjëra nuk duhet të anashkalohet sepse ju po festoni me më pak njerëz.

Në fakt, për shkak se ka më pak të ftuar, mund të bëni gjërat që gjithmonë keni dashur.

Hapësira është e kufizuar, por kur bëhet fjalë për fantazitë tuaja të dasmës, qielli është ende kufiri.

Continue Reading

Lifestyle

Ju plasariten buzët? Ndiqni këto hapa

Një problem që me siguri shumë prej nesh e vuajmë janë buzët e plasaritura.

Por çfarë shkakton çarje në buzë?

 

Një shkak i zakonshëm i buzëve të plasaritura është vesi për t’i lëpirë ato, shpesh edhe pa vetëdije. Pështyma nga gjuha mund të heqë lagështinë nga buzët, duke shkaktuar më shumë thatësi, gjithashtu ekspozimi në diell në verë apo dhe mungesa e lagështisë në ajër gjatë dimrit krijon problem.

Trajtimi/Parandalimi

Buzët e copëtuara ose ndryshe të çara zakonisht mund të trajtohen në shtëpi. Hapi i parë është të siguroheni se kanë lagështi mjaftueshëm.

Kjo mund të arrihet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

– Aplikimi i zbutësit të buzëve gjatë gjithë ditës.

– Pini sa më shumë ujë.

– Mbuloni gojën me një shall kur moti është shumë i ftohtë.

– Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.

– Mos përdorni zbutës buzësh me aromë, sepse gjasat janë që do ti lëpini ato dhe nuk do të jetë efektiv.

– Mos i lëpini buzët.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING