Connect with us

Aktualitet

Për herë të parë nis monitorimi i plastikës në ujërat detare të zonave të mbrojtura.

Published

on

Ministri Mjedisit Klosi, në Vlorë për monitorimin e ujërave detare nga plastika.
Për herë të parë në Shqipëri do të nonitorohen niveli I plastikes në ujërat dentate. Për këtë arësye do të jetë funksion të monitorimit një anije e pajisur me të gjitha aparaturat e duhura për matjen e sasisë së plastikës ne ujërat e deteve tona. Këto matje nisin nga ujërat në gjirin e Vlorës, më pas do të kryhen analizat në ne zona të tjera detare.


Ja fjala e mbajtur nga Ministri Klosi nga qyteti i Vlorës .

“A jemi ne atje ku duhet ? Jemi shumë larg asaj që duhet. Jemi shumë larg trajtimit të plastikës në tokë e tani dhe në det për të bërë ne detyrën tonë në këtë mesdhe që natyrisht është shumë I ngarkuar me mbetje plastike si hapësirë detare. Ne fakt ne kemi edhe problematikat tona të brendshme të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe trajtimit të mbetjeve urbane në vendin tonë por ajo që na del detyrë në kuadër dhe të dakortësisë me vendet e Bashkimit Evropian me vendet tona kufitare përsa I përket detit na duhet të kemi shumë herë më tepër bashkëpunim për reduktimin e plastikës që ndodhet në det, Prandaj projekti që kemi sot edhe në kuadër të Zoanve të Mbrojtura ësht ëshumë I frytshëm për ne për të kuptuar situatën e mbrojtjes së detit nga plastika . Tash kemi shumë probleme akpoma kemi nevoja për të trajtuar mbetjet urbane dhe ky debat I madh që po bëhet sot në Shqipëri përsa I përket trajtimit të mbetjeve urbane por më shumë se kaq riciklimit I cili duhet të jetë një detyrë që duhet të fillojë që në shkollë e më pastaj bashkitë dhe njësitë e pushtetit vendor dhe ato minibashkitë do të duhet ta kuptojnë se nuk duhet të jetë sot në shekullin që jetojmë në këtë kërkesë të madhe që kemi për të zhvilluar Shqipërinë si detinacion turistik trajtimi I lumenjve dhe I natyrës sonë si vend depozitim illegal. Ashkitë akoma, jo në qendër por në njësitë administrative n ëish komunat vazhdojnë I trajtojnë lumenjt si venddepozitime të mbeturinave urbane dhe sa herë që ka rreshje shiu ato rreshje I sjellin gjithë mbetjet dhe sidomos plastikën që lëviz më kollaj dhe trajtohet më kollaj nga uji I lumit drejt deteve dhe pastaj e shpërndajmë më shumë se sa deti shqiptar. Prandaj është një detyrë komplekse prandaj Bashkia e Vlorës dhe në kuadër të investimeve që po ndërmerren do ta ketë shumë mirë parasush dhe projekti, ekspertë të projektit nëse do të duhet ta ndihmojmë gjithmonë e më shumë me teknika të reja për eleminimin gjithmonë e më tepër të plastikës. Ne jemi vend shumë I vogël ëpr të bërë ndryshime botërore të situatës por mund të japim shembuj sic ish ai I reduktimit të qeseve plastike një përdormëshe dhe më pastaj me tentativën për të eleminuar përfundismisht përdorimin e qeseve plastike për të realizuar shqipërinë një vned pa plastikë ësht ënjë prioritet I bashkimit Evropian dhe ne po ecim qartasi në këtë drejtim.

I pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, I cili ndër të tjera tha, ” Unë përshëndes vërtet me zemër që një ditë si kjo ku për fat koha është fantastike është një thirrje për turizmin cdo ditë e bukur me diell në Vlorë. Jemi mbledhur këtu për të folur për problematika që kanë të bëjnë me mjedisin me trajtimin e plastikës dhe me pastërtinë e ujit të detit. Unë mendoj që iniciativat shumë të spikatura të Qeverisë Shqiptare ku Minsitri Klosi ka qenë një gna njerëzit më mbështetës për ta bërë Shqipërinë një vned pa plastikë vërtet isht enjë nga ato iniciativat që kemi mbështetur me zemër dhe do të vazhdojë t’I suportojë me gjithë energjitë e mia si kryetar bashkie pavarësisht se koha e Covidit I bënë të stopojnë për arsye të vështirësive me të cilat ndodhet gjtiha planeti dhe sidomos bizneset. Por mendoj se një ditë do të kthehet normaliteti dhe të gjithë së bashku do të riorientohemi përsëri me mbrojtjen e mjedisit nga plastika, me përdorimin e me shkuarjen në përdorimin 0 të saj”.

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 19.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

‘Pasaporta e artë’, BE kundërshton ashpër: Rrezik…

Published

on

By

Qeveria shqiptare kërkon të tërheq të pasurit e huaj duke u dhënë shtetësi shqiptare por projekti kundërshtohet prerazi nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe këtë ia ka bërë të ditur. Delegacioni e paralajmëron qeverinë shqiptare se projekti i saj bie ndesh me ligjet e BE-së, ndërkohë që vendi pas hapjes së negociatave duhet të punojë për përafrimin e legjislacionit me atë të Unionit. Ky projekt është një rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin, thekson delegacioni.

“Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE-së, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE-së”.

Ndërkohë, rreziqet që përmend delegacioni kanë të bëjnë me faktin që përmes një skeme të tillë, mund të sjellë në Shqipëri njerëz të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta”.

Gjithashtu delegacioni nënvizon se aplikimi i këtyre skemave nga vendet e treta me qasje pa viza në Bashkimin Evropian e shqetësojnë Unionin. Kjo pasi:

“Mund të përdoren për të anashkaluar procedurën e rregullt të vizave për qëndrim të shkurtër të BE-së dhe vlerësimin e thelluar të rreziqeve individuale migratore dhe të sigurisë që kjo sjell”.

Vendimin qeveria  e ka marrë ndërkohë që Komisioni Europian u ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së që të ndërpresin menjëherë skemat e shtetësisë për investitorët, duke e lidhur këtë në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në këtë reagim që Delegacioni i BEsë në Tiranës e ka dhënë për Birn, saktëson se Komisioni Evropian do të vazhdojë të ndjekë çdo zhvillim që lidhet me futjen e mundshme të një skeme të shtetësisë për investitorët në Shqipëri.

Continue Reading

Aktualitet

PORNOGRAFIA ARTISTIKE SHQIPTARE NE ‘REALITY SHOW’, NGA FABIAN ZHILLA, EDITORIAL NTV.AL

Published

on

By

 

Continue Reading

Aktualitet

Flori në Shqipëri, ja zonat ku po kërkohet…

Published

on

By

Në Librazhd dhe në Mirditë do të nisin kërkimet për flori.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë njoftimin për subjektet e interesuara për kërkimet e mineraleve.

Sipas njoftimit afati për ofertat e subjekteve është deri mbaron më 6 shtator.

Gjithashtu do të zhvillohen kërkime edhe në dy zona të tjera minerare, në Mirditë edhe Skrapar, për bakër dhe mineral ranor pllakor përkatësisht.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

1. Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
2. Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.
3.
4. Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.
5. Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE.

Continue Reading

Aktualitet

KEMBIMI VALUTOR, DATA 19.08.2022, NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING