Connect with us

Bota

Përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarve, 1 viktimë dhe…

Një azil është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një të moshuare dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

Sipas mediave italiane, ngjara ka ndodhur në “Casa di Arianna” në Parma. Sakaq në vendngjarje ndodhen 118 mjetet dhe zjarrfikësit të cilët kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Në lidhje me ngjarje ka reaguar kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, i cili shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjarët re tyre, teksa theksoi se azili ishte në pronësi dhe menaxhim privat.

Aktualitet

1-vjetori i kurorëzimit të Mbretit Karli III.

Mbreti Karli III feston ditën e kurorëzimit, pasi sot, në vitin 2023, u zhvillua ceremonia zyrtare e kurorëzimit të djalit të parëlindur të Mbretëreshës Elizabeth.

Duke shënuar përvjetorin e parë të kurorëzimit, Buckingham ka shpërndarë një video të pamjeve të papublikuara nga ajo ditë, duke ftuar ata që dëshirojnë të kujtojnë momentin e tyre të preferuar nga ato ditë.

 “Sot është përvjetori i parë i kurorëzimit të Mbretit dhe Mbretëreshës në Westminster Abbey. Si dhe vetë ceremonia, fundjava e kurorëzimit pa një kortezh me karroca nëpër Londrën qendrore, fluturime me avionë, një përshëndetje mbretërore nga 4,000 ushtarë në kopshtet e Pallatit Buckingham, një koncert në Kështjellën Windsor dhe një iniciativë vullnetare në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Cili është kujtimi juaj i preferuar?”, ka shkruar llogaria zyrtare e Pallatit në Twitter në postimin e mëposhtëm.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 79-vjeçare.

Bernard Hill i cili luante për rolet në Titanikun dhe “Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Ai gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord of the Rings.

Gjithashtu ai luajti rolin si i kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Po ashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord of the Rings.

Hill luajti edhe personazhin e Yosser Hughes në serialin ikonik të dramës Boys from the Blackstuff. Agjenti i tij Lou Coulson i tha BBC News se ai kishte vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe së shpejti pritet një deklaratë nga familja.

Continue Reading

Bota

Vodhën mbi 100 mijë euro në markete në Itali, karabinierët arrestojnë 2 shqiptarët

Një bandë përgjegjëse për disa vjedhje në dyqanet e elektronikës është shkatërruar.

Mëngjesin e të enjtes së 2 majit, Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy personave.

Bëhet fjalë për dy burra me kombësi shqiptare: ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike.

Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza.

Hetimet rindërtuan skemën e mënyrës së veprimit të bandës, e karakterizuar gjithmonë nga kontrollet paraprake. Po hetohet nëse banda ishte e përbërë dhe nga persona të tjerë.

 

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli i gatshëm për armëpushim nëse lirohen pengjet, por lufta nuk mbaron këtu

Izraeli është i gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse Hamasi liron të gjithë pengjet e rrëmbyer tetorin e kaluar, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e forcave të IDF.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë luftimet derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij” , tha kryeministri.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në territoret izraelite pranë Gazës, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Që atëherë, një numër i pengjeve janë liruar, por rreth 130 janë ende duke u mbajtur në enklavën palestineze.

Javën e kaluar, Izraeli i dërgoi zyrtarisht Hamasit një propozim armëpushimi, i cili sugjeron një ndërprerje të përkohshme të armiqësive për të lehtësuar shkëmbimin e disa dhjetëra pengjeve për të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

 

 

Propozimi është përshkruar si “jashtëzakonisht bujar” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar Hamasit të “vendosë shpejt” dhe “të marrë vendimin e duhur”.

Continue Reading

Bota

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.

Më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Guvernatori i shtetit u tha gazetarëve se do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING