Connect with us

Politike

PL propozime për familjen/ Meta me batuta: Nuk luftohet shpopullimi me fjalë, por…

Gjatë takimit me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim, kreu i PL, Ilir Meta ka bërë batuta me to, ku u tha se shpopullimi luftohet me vepra, duke nënkuptuar lindjen e më shumë fëmijëve.

Meta gjithashtu se do të bëjnë gjithçka për fuqizimin e grave, për mundësitë e arsimimit dhe kualifikimin të tyre, që të integrohen në mënyrë të drejtë dhe të kenë mundësi për vende pune të mirë paguara

“Erisa na dha një shembull. Para 20 vite babai nuk ishte në favor të pjesëmarrjes së saj në politikë, ndërsa nëna ishte. Të duartrokasim nënën e Erisës, se imagjinoni mos ta kishin në Partinë e Lirisë.

Erisa është një politikane aktive e suksesshme, por dhe një nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve, siç është edhe Silva, siç është edhe Ada. Ada është nënë e një fëmije, por t’i s’do ta lësh me një se ne nuk e luftojmë shpopullimin me fjalë, por me vepra.

 

 

Gratë për hir të karrierës ndonjëherë nuk duhet të mos na ndihmojnë të luftojmë shpopullimin dhe ne t’i ndihmojmë me politika.

Politike

Nikoll Lesi: Ja kush përflitet si kandidati i opozitës për kryeministër

Nikoll Lesi thotë se në opozitë kanë nisur të qarkullojnë emrat, për kandidatë të mundshëm për kryeministër, nëse fitojnë zgjedhjet e 2025.

“Opozita ka filluar të mbledhë rripat dhe të riorganizohet. Gazmend Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë dy emrat më të besuar në publikun e gjerë në raport me Berishën që ka afro 400 mijë militantë të tij.

Edhe Ilir Meta po forcohet, nga 110 mijë vota synon të kapë 200 mijë vota e kusur.

Por prapë nuk e mposhtin Edi Ramën që ka 800 mijë vota të garantuara.

Ndaj burime brenda opozitës tregojnë se përveç opozitës së rrugës duke goditur e denoncuar pushtetin, e dijnë se akoma janë pas kryeministrit, që mbetet një makineri elektorale gjigande; ndaj po shikojnë se si të mbledhin pjesën gri të votuesve.

Skema është se duhet të dalin me emrin e kryeministrit dhe zv.kryeministrit në zgjedhje dhe të mos e lenë pas zgjedhjeve. Kjo bëhet që të shtojnë votat.

Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë dy emrat me të lakuar nga opozita për emrin e kandidatit për kryeministër.

Por Ilir Meta ndonëse ka afërsi dhe besim te Këlliçi kërkon që emri i zv.kryeministrit të jetë Erisa Xhixho. Ndërkohë mjeku Ilir Mehmeti është më i gjithëpranuar nga publiku sepse nuk bën pjesë në asnjë grupazh në opozitë.

Ilir Alimehmeti po të garonte për kryebashkiak në kryeqytet mund të shkonte kokë me kokë me Erion Veliaj. Por lobingjet e interesit të kullave nuk e lejuan të kandidonte mjekun Alimehmeti.

Përflitet koridoreve të opozitës se edhe Gazment Bardhi mbetet kandidaturë serioze por PL nuk e pranon për arsyet e saj. Agron Gjekmarkaj pranohet nga Ilir Meta, nëse Berisha e kandidon.

Por nga të gjithë mjeku Ilir Alimehmeti mbetet kandidati jashtë klaneve dhe pazarëve dhe që mund të garantojë drejtësi e ligj”, shkruan Lesi në gazetën e tij.

Continue Reading

Politike

Veliaj: Lepujt s’më heqin dot, nuk dorëzohem

Rithemelmi nuk heq dorë nga dhuna. Pavarësisht apelit të policisë për të mos kryer akte dhune, grupiprotestuesit kanë hedhur molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa të rinj janë filmuar edhe duke hedhur vezë drejt godinës. Pjesëmarrja është shumë e ulët.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që po zhvillohet online.

Veliaj duke folur online para këshilltarëve bashkiakë me gjuhë të ashpër ndaj kundështarëve politikë e jo vetëm, atyre që i quan ‘armiqë’ u shpreh i vendosur se do të vijojë të jetë në krye të bashkisë madje inkurajoi dhe këshilltarët bashkiakë të vijojnë punën për një Tiranë më europiane.

Lepujt s’na heqin dot… Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK.  Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni I Berishës të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet” 

Continue Reading

Politike

Basha: Sfida kodoshësh, i përdorin njerëzit si ‘mish për top’

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar fjalën e Ilir Metës se është në gjendje të grumbullojë qindra protestues sërish në shesh. Sipas Bashës këto janë numra të një kaste politike, që i përdor njerëzit si mish për top. Basha tha në Frontline Interview në Report Tv, se do ta çrrënjosin këtë kulturë politike.

‘Këta janë sfida kodoshësh të vjetër që nuk kanë lidhje me realitetin. Janë njerëz të mbaruar. Çfarë janë këta i ka rrogëtar nëse u ka falur janë numra të një kaste të vjetër politike që i trajtojnë njerëzit mish për top këtë kulturë politike në do ta çrrënjosim. Nuk ka më të marrë këtu të çoj atje, hajde këtu.

Nëse qeveria do të rrezohet vetëm me protesta atëherë do të ishte e thjeshtë, anulonim zgjedhje, anulonim kushtetutën. Ky është model anarkist. Protestat janë një moment presioni.’- tha Basha

Continue Reading

Politike

‘I bëri elozhe prej legjendari, por Berisha e lëshoi Metën’

Arben Meçe  foli për indiferencën e Sali Berishës për Konventën Kombëtare të PL-së së Ilir Metës. Meçe tha se, Berisha nuk do ta lejojë Metën që ta lidhë figurën e tij, më të, edhe pse kreu i PL-së i thuri elozhe prej legjendari ish-kryeministrit.

“Berisha ishte bojkotuesi më i madh i Konventës së Metës. Ai ishte absolutisht i ftohtë me Metën. Sepse vetëm një gjë nuk e pranon Berisha. Nuk mundet ta barazojë autoritetin e vet, simbolikën e vet me simbolikën e Ilir Metës dhe të dy të bashkohen si të dënuar politikë nga regjimi i Ramës etj.

Berisha është i kujdesshëm që nesër kur të arrestohet Meta të thotë: “Jo zotëri ai e bëri veprimin, por unë nuk e pranova, sepse unë nuk i dërgova njerëz, nuk e thirra, ai erdhi vetë.” Në fjalimin e tij Berisha nuk foli fare për PL-në. Çdo lloj fjalimi mbajti, ama vetëm për PL-në nuk foli.

Ndërsa Meta veshi fanellën simbolikë dhe i bëri elozhe prej legjendari Berishës. Kishte një qëndrim prej servili. Nuk ishte servil, por ishte strategji ndaj Berishës që të bashkonte figurën e vet më të ish-kryeministrit. Por Berisha nuk e pranon këtë gjë.”, tha zoti Meçe.

Continue Reading

Politike

“Isha te kolegët”/ Berisha: Veliaj në SPAK, si kryeinspektori i drejtësisë!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratën e këtij të fundit, duke i qujatur prokurorët ‘kolegë’.

Gjatë fjalës në protestën poshtë banesës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se ‘kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektor i drejtësisë’.

Më tej Berisha theksoi se Veliaj urdhëroi mbledhjen e Këshillit online, dhe rrethoi Bashkinë me 500 policë pasi u frikësua nga revolta e qytetarëve.

“Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës”,- thotë Berisha ndër të tjera.

Berisha: Miqtë e mi, kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbarë kombit, pa se si u ngritën në ajër si luanë barrikadat që mbronin horrin.

Keni marrë, keni merituar bekimin e mbarë shqiptarëve.

Urimin e zemrës së mbarë shqiptarëve.

Mosbindja juaj civile, revolta juaj ishte një kryevepër në llojin e vet.

Një kryevepër e njerëzve që mbrojnë kauza të drejta.

Është fatlum ai apo ajo që i kushton veten një kauze të drejtë.

Dhe ju e patë se çfarë fuqie kishte kauza jonë sot.

Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës.

Ju e patë mirë shpërfytyrimin e tij.

Të dashur miq, kam një lajm të mirë për ju dhe për shqiptarët.

Duke evokuar protestat e 30 viteve më parë, lajmi i mirë është ky: ju garantoj se këta qeveritarë të sotëm, të kalbur dhe krimbur në krime dhe drogë, kanë humbur çdo sens realiteti më keq se sa nomenklatura komuniste e vitit 1991.

Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj.

Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë.

I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.

Miqtë e mi, por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë.

Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.

E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë.

Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.

Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.

Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.

Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.

Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING